Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Mbi 4.400 njerëz vdiqën në Turqi (gjendja e 07.02, 10:00) dhe Siri dhe shumë të tjerë u plagosën nga tërmetet e forta që goditën rajonin, thuhet në raportet e ditës së parë pas tërmetit. Numri i viktimave është vazhdimisht në rritje. Ekipet e shpëtimit po punojnë me të gjitha forcat për nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat dhe njëkohësisht duhet të luftojnë kundër kushteve të pafavorshme atmosferike. Temperaturat në zonat e prekura aktualisht janë shpesh në minus, ndërsa në disa vende ka rënë edhe borë e madhe.
Epiqendra e tërmetit me magnitudë 7.8 ishte në provincën Kahramanmaras pranë kufirit me Sirinë, ndërsa një tërmet tjetër me magnitudë 6.7 shkallë rreth 14.5 kilometra më larg, në provincën Gaziantep. Epiqendra e këtij tërmeti nuk ishte larg nga ai i pari, që shkaktoi pasoja tepër të rëdna. Më pas, madje edhe 9 orë më vonë - në orën 13:24 sipas orës lokale në Turqi (11:24 me kohën e Evropës Qendrore), ndodhi edhe një tërmet tjetër shumë i fortë me magnitudë 7.5 të shkallës Rihter, në një rajon rreth 100 kilometra më larg në veri.
Lëvizjet e pllakave kontinentale

Toka dridhet shpesh në këtë rajon. Po pse? Korja e Tokës paraqet një lloj enigme - është relativisht dinamike, që do të thotë e lëvizshme dhe përbëhet nga shumë pjesë individuale, nga disa pllaka gjigante oqeanike dhe disa pllaka më të vogla kontinentale. Shkencëtarët nuk janë të sigurt akoma se sa pllaka tektonike dhe më të vogla ekzistojnë.
Këto pllaka lëvizin vazhdimisht - disa centimetra në vit. Kjo është krejt normale. Ato largohen nga njëra-tjetra, fërkohen mes vete ose ndonjëherë shtyjnë njëra-tjetrën. Dhe si pasojë lëviz edhe pjesa e sipërme e tokës, e këto lëvizje quhen tektonikë e pllakave.
I rrezikuar i tërë rajoni i Stambollit
Edhe në tetor 2020, një tërmet tronditi detin Egje. Epiqendra ishte afër provincës turke të Izmirit, afër sipërfaqes së detit. Më shumë se 100 njerëz vdiqën atëherë dhe më shumë se 1.000 u plagosën.
Turqia ka qenë prej kohësh një territor interesant për studiuesit e tërmeteve. Qendra Gjermane Kërkimore për Gjeoshkencat (GFZ) nga Potsdami instaloi pajisje matëse në Turqi në vitet 1980 dhe monitoron situatën sizmike atje. Rezultatet tregojnë se rreziku i tërmeteve është shumë i lartë në të gjithë rajonin përreth Detit Marmara, në bregun e të cilit ndodhet Stambolli.
"Nuk është pyetja nëse do të ndodhë ndonjë tërmet atje, por vetëm kur do të ndodhë," tha Marko Bonhof, një sizmolog nga GFZ dhe ekspert, në vitin 2019. Ai, si dhe ekspertë të tjerë e bazojnë këtë vlerësim në përvojën e disa tërmeteve të forta gjatë historisë së Stambollit, bazuar në matjet që tregojnë lëvizje të vazhdueshme të pllakave nën detin Marmara dhe faktin se pikërisht pranë Stambollit është një zonë e rrezikuar nga tërmetet, që ka qenë në mënyrë të dyshimtë e qetë për një kohë të gjatë.
"Ka shumë indikacione se zona është bllokuar prej kohësh. Ngrihen sforcime që përfundimisht tejkalojnë edhe forcën e shkëmbit dhe më pas zvogëlohen papritur brenda pak sekondash duke lëvizur të dyja pllakat tektonike për disa metra”, shpjegoi ai në një intervistë për platformën shkencore "ESKP” (Earth System Knowledge Platform).
Çfarë është vendimtare për stabilitetin e shtëpive dhe godinave?

Rreziku real për ndërtesat, infrastrukturën dhe popullsinë lokale janë valët e tërmetit që rezultojnë si pasojë e këtyre zhvillimeve. Prandaj, sipas Bonhoff, pyetja nuk është "nëse do të jetë i fortë", por "sa i fortë do të jetë ai (tërmeti)" dhe "kur do të ndodhë tërmeti i radhës".
Në të njëjtën kohë, mbrojtja më e mirë kundër tërmeteve për shtëpitë dhe ndërtesat është një ndërtim rezistent ndaj lëkundjeve të tokës. Ky ndërtim fatkeqësisht kushton shumë, thotë sizmologu. Dhe në të njëjtën kohë, pyetja është se cila është zgjidhja më e mirë: rinovimi i ndërtesave ekzistuese apo ndërtimi i godinave të reja nga themeli. Gjatë tërmetit në rajonin kufitar Turqi-Siri të hënën në mëngjes u rapotua për mijëra ndërtesa të shembura vetëm në Turqi.
"Në fotot që kanë arritur mund të shihni se disa nga ndërtesat e shembura janë ndërtuar para hyrjes në fuqi të rregulloreve moderne të sigurisë sizmike. Ata nuk janë projektuar për t'i bërë ballë një tërmeti të kësaj magnitude”, thotë Mohammed Kashani, profesor i inxhinierisë civile dhe tërmeteve në Universitetin e Southampton në Britani të Madhe.

"Kombinimi i fuqisë së madhe dhe një epiqendre relativisht afër sipërfaqes së tokës i dha këtij tërmeti një fuqi kaq të madhe shkatërruese." Ne duhet të shikojmë nga afër ndërtesat e shembura dhe të mësojmë nga kjo ngjarje e tmerrshme. Vetëm kështu mund të ndërtojmë në të ardhmen godina dhe qytete rezistente ndaj tërmeteve”, thotë eksperti.
Këtu nuk luan rol vetëm mënyra se si është ndërtuar ndërtesa apo shtëpia, por edhe trualli mbi të cilin është ndërtuar. Në thelb, sa më e fortë të jetë baza për ndërtim, aq më mirë. "Është më mirë nëse toka përbëhet nga graniti, sepse ajo është krejt ndryshe nga ndërtimi mbi rërë ose mbi tokën pjellore," thotë Bonhoff.
Në tokën e butë, lëvizjet e tokës mund të përforcohen. Një sizmolog e krahason këtë me rërën e lagësht në një plazh. Nëse kërceni në vend, në këtë sipërfaqe mblidhet edhe uji, e në këtë vend "edhe nëntoka bëhet jostabile."/DW
Në momentet tejet të vështira ku ndodhet Turqia dhe Siria,...
Ditën e djeshme një ashensor i një pallati në zonën e Asti...
Ergys Hoxha, ish-drejtor i Antikorrupsionit në Kryeministr...
Ditën e djeshme kryeministri i Kosovës pas takimit me të dër...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë,...
Klanet kriminale të organizuara në Shqipëri kanë pothuajse...
Futbollisti ganez Christian Atsu, ish-lojtari i Chelsea-t ...
Në Konferencën “sfidat e sigurisë kibernetike në Shqipëri”...
Kërkesa e 19 deputetëve të opozitës për mocion me debat me...
Alda Klosi, ish-zyrtarja e Kryeministrisë,do të dalë sot p...
Juristi Kreshnik Spahiu tha në emisionin Now në Eurone...
Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Kastriot Robo ka deklaru...
Parukieri turk në Shqipëri, Sezer Arslan, ka folur për...
Ibrahim Milushi, inxhinier në Institutin e Gjeoshkencave t...
Rudina Ajazi, shqiptarja e cila banon në Turqi rrëfeu tmer...
Tërmeti i fortë me magnitudë 7.8 ballë ka shënuar një ...
Tërmeti i cili goditi kufirin turko-sirian ka shkaktuar mi...
Pas skandalit McGonigal, ku është i përfshirë edhe emr...
Në Shqipëri, pohimet përpara autoriteteve të Drejtësisë, t...
Carlo Bollino, italiani i shqiptarizuar, i kthyer në n...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...