
Në Shqipëri, pohimet përpara autoriteteve të Drejtësisë, të Rozeta Dobit, pastrueses që punonte në banesën e ish zyrtares Alda Klosi, por dhe deklaratat kontradiktore të kësaj të fundit e të vëllait të saj, ishin ato që çuan prokurorinë në vendimin e arrestimit të premten në mbrëmje.
Zonja Klosi dyshohet për të paktën tre vepra penale “Pastrim parash”, “Deklarata të rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” si dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin fshehjen ose deklarimi i rremë, i pasurive, interesave private...” duke qenë se për shkak të posteve që ka mbajtur ka detyrim deklarimin e të ardhurave dhe pasurisë. Ajo ka mbajtur funksione të larta në administratë, si ish drejtoreshë e koncensioneve në ministrinë e Financave deri në korrik të 2022, shefe e kabinetit të ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, për të kaluar më pas në Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare.
Rozeta Dobi, e arrestuar në fillim të janarit për vjedhjen e banesës së ish zyrtares, bëri një kthesë të fortë të qëndrimeve të mbajtura fillimisht, kur pranoi vjedhjen të vetëm 120 mijë eurove dhe 30 mijë dollarëve apo dhe të bizhuterive në shtëpinë e zonjës Klosi, dhe refuzoi të jepte shpjegime për origjinën e 404 mijë eurove të tjera të gjetura të fshehura në shtëpinë e saj, në tubin e aspiratorit.
Gjatë marrjes në pyetje të premten, ajo ka pohuar se të gjitha paratë i përkasin ish zyrtares, dhe se vjedhja e banesës ishte inskenuar në bashkëpunimin me Klosin, e cila sipas saj i kishte kërkuar që t’ia ruante ajo “të gjitha paratë, pasi kishte frikë nga ish-bashkëshorti i cili e kërcënonte”. Sipas dokumentave të Prokurorisë, të cilat Zëri i Amerikës ka mundur të shohë, Dobi ka treguar se ajo kishte vënë re shpesh prani të sasive të mëdha të parave në shtëpinë e Klosit. Sipas saj disa vite më parë ajo kishte gjetur shuma të mëdha të mbuluara me batanije në në krevatin e ish zyrtares, ndërsa gjatë vitit 2021 deri në fund të viti të shkuar, ajo ka rrëfyer se në shtëpi ka patur “kuti me para, me vlera të mëdha monetare në euro”, por duke saktësuar se “për mënyrën e lëvizjes së tyre, nuk e di se ku i merrte dhe ku i dërgonte Alda”.
Kjo dëshmi duket të jetë konsideruar thelbësore për prokurorinë e cila ndërkohë kishte ngritur dyshimet e saj serioze ndaj vetë ish zyrtares. Së pari, pasi ajo kishte dhënë deklarime tërësisht të ndryshme mbi paratë në shtëpinë e saj. Ditën e vjedhjes, ajo ishte shprehur se në banesë, përveç bizhuterive, nga kontrolli paraprak ka konstatuar se i mungonte edhe një sasi parash për shpenzime dhe mbarëvajtjen jetike të përditshme. Ndërsa kur u thirr në polici, ditën e arrestimit të Dobit dhe djalit të saj, ajo kishte deklaruar se "pasi kishte menduar me qetësi për sendet që ka patur, kishte konstatuar se i janë vjedhur një shumë në valutë të huaj më shumë se 120 mijë euro, si dhe një shumë prej 30 mijë dollarësh”, të cilat ajo ka shpjeguar se ia kishte lënë xhaxhai, që ajo të kujdesej për shtëpinë e tij, ndërkohë që ai ishte jashtë vendit për t’u kuruar për shkak të një sëmundjeje të rëndë e cila i mori jetën pak ditë më pas.
Përveç kësaj, ish zyrtarja është “tradhëtuar” dhe nga i vëllai, i cili dy ditë më pas, ka dhënë një tjetër version mbi origjinën e parave. Ai ka deklaruar se paratë janë marrë hua nga një mik i familjes për të ndihmuar xhaxhain që ishte i sëmurë. Madje ai ka paraqitur dhe një deklaratë huaje me shkrim dore, që datonte 3 nëntor 2022. Deklaratë të cilën prokuroria dyshon se është fiktive.
Zonja Klosi, e cila të nesërmen e arrestimit u shtrua në spital, për shkak të problemeve me tensionin, pritet të mësojë nesër vendimin e gjykatës për masën e sigurisë. Veprat penale për të cilat ajo dyshohet, parashikojnë një dënim nga 5 deri në 10 vite burgim, e për këtë arsye, prokuroria kërkon që ndaj saj të mbetet ne fuqi 'arresti me burg"./VOA
Carlo Bollino, italiani i shqiptarizuar, i kthyer në n...
Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar pas publikimeve t...
Kryetari i KLSH-së, Arben Shehu, zhvilloi sot në mjediset ...
Tërmetet e njëpasnjëshme me më shumë se 2300 viktima në Tu...
Qeveria shqiptare i është përgjigjur menjëherë thirrjes pë...
Një protestë është duke u mbajtur pasditen e sotme pra...
Qindra persona kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë lëndu...
Partia Socialiste i ka bërë kërkesë Kryetares së Kuven...
Pamje rrënqethëse vijnë nga Turqia ku po vijon operacioni i...
“Bota e agjentëve të kundërzbulimit të FBI-së u trondit mu...
Zëvendësimin e emërtimit të rrugës “Ibrahim Rugova” Partia...
Kryebashkiaku i Erion Veliaj ka bërë me dije se Parkut të ...
Mjeku shqiptar në Stamboll, Regli Oreshka, ka folur në lid...
Pogradeci është zgjuar i mbuluar nga akulli. Temperatu...
Shoqëria civile ka zhvilluar ditën e sotme një protest...
Ambasadori shqiptar në Turqi, Kastriot Robo, ka konfirmuar...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një t...
Partia Demokratike ka publikuar spotin e protestës së 11 S...
Një dëshmitari okular në vrasjen e Pjerin Xhuvanit i rrezi...
Pas Tiranës, Prishtinës, Shkupit, Sarandës, Tuzit dhe ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...