150 pemë i shtohen Parkut të Liqenit të Farkës/ Veliaj-qytetarëve: Bashkojuni misionit tonë
Kryebashkiaku i Erion Veliaj ka bërë me dije se Parkut të ...

Zëvendësimin e emërtimit të rrugës “Ibrahim Rugova” Partia Demokratike e dënon si të padenjë dhe të paudhë, duke e quajtur një akt flagrant, anti-politik dhe anti-kulturor këtë veprim të Rama-Veliajt.
Në një deklaratë për mediat, PD është zotuar se do të rikthejnë këtë emërtim ashtu siç do të kthejë të gjitha vendimet të cilat anulojnë historinë e shqiptarëve në favor të Rilindjes.
Deklarata e PD për mediat
Janë me qindra rrugët e Tiranës, me emra atentatorësh, bablokësh të Bllokut apo të pleqve të fiseve të komunarëve të Rilindjes, që Rama-Veliaj mund të kishte zgjedhur për “Dëshmorët e 4 shkurtit”.
Nuk hoqi apo shkurtoi përgjysmë asnjë prej tyre, sepse ata kanë një afinitet me dhunuesit, ata kulturorë dhe politikë, por u shkoi mendja e mbrapshtë te Ibrahim Rugova.
Tirana ka sot plot rrugë me emra bashibozukësh, dhe një rrugë më pak me emrin e një prej etërve themelues të Kosovës së lirë, Presidentit në robëri dhe në liri, studiuesit të Pjeter Bogdanit dhe Gandit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Partia Demokratike e dënon si të padenjë dhe të paudhë, si akt flagrant anti-politik e anti-kulturore këtë veprim të Rama-Veliajt. Këta ithtarë të cancel culture dhe i ëoke-izmit, ngatërrojnë shportën me fiq dhe letrat murale me kaskadën e kontributeve të Presidentit Rugova për shqiptarinë.
Ai jo vetëm shëmton kryeqendrën e shqiptarëve, por u thotë shqiptarëve të Kosovës se simbolet e tyre, simbolet tona të përbashkëta, nuk vlejnë. U thotë luftëtarëve të lirisë e pavarësisë se Rama-Veliaj i marrin urdhrat nga Beogradi, si për kufijtë ashtu dhe për rrugët.
Ky akt jo vetëm cënon të djathtën historike dhe moderne, të këtej dhe andej kufirit, por provokon në mënyrë të hapur, pak ditë nga përvjetori i 15-të i Pavarësisë së Kosovës, për të cilën Ibrahim Rugova dha një kontribut vendimtar.
E kuptojmë se pse, emra si Rugova i sëkëlldisin këta lejfenë të kulturës së anullimit. Të gjendur në shoqërinë e merhumëve me pak dije e shumë zullume, të trafikantëve të drogës, votave dhe pasurive publike, ata mendojnë se historia nis me, Edin, Erin, Elisën, Sajmen apo Alexin e dashur dhe bandën e tyre, ku shkëlqejnë drejtoreshat bandite.
Partia Demokratike zotohet se do ta kthejë emrin e Ibrahim Rugovës aty ku ishte. Siç do të kthejë të gjitha vendimet të cilat anulojnë historinë e shqiptarëve në favor të Rilindjes. Jo asaj Kombëtare, por të Sojsorollopit që kërkon të bëjë politikë edhe aty ku ka vendosur njëherë e mirë historia./ CNA.al
Kryebashkiaku i Erion Veliaj ka bërë me dije se Parkut të ...
Mjeku shqiptar në Stamboll, Regli Oreshka, ka folur në lid...
Pogradeci është zgjuar i mbuluar nga akulli. Temperatu...
Shoqëria civile ka zhvilluar ditën e sotme një protest...
Ambasadori shqiptar në Turqi, Kastriot Robo, ka konfirmuar...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një t...
Partia Demokratike ka publikuar spotin e protestës së 11 S...
Një dëshmitari okular në vrasjen e Pjerin Xhuvanit i rrezi...
Pas Tiranës, Prishtinës, Shkupit, Sarandës, Tuzit dhe ...
Dëshmia e Rozeta Dobit çoi në pranga Alda Klosin e cila ka...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka shprehur ngushëllimet p...
Deputeti Luan Baçi ka deklaruar se shumë zona të qytet...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, në një deklaratë për med...
Kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Belind Këlli...
Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet popullit tu...
Ambasada shqiptare në Ankara ka bërë me dije se ende n...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ministrja Olta ...
Presidenti Bajram Begaj ka shprehur përkrahjen dhe ngu...
Ndryshimet klimatike po bëhen më të ndjeshme në Shqipë...
Allison Guerriero, ish e dashura e Charles McGonigal, ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...