Kamikazët japonezë/ Si përzgjidheshin dhe si trajnoheshin për t’u vetëflijuar në sulmet ndaj amerikanëve
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, japonezët e shihnin Perandori...
Skema e trajtimit të mbetjeve urbane, nëpërmjet inceneratorëve është një temë që CNA.al e ka trajtuar ditë pas dite, që nga data e parë që fillon ky skandal, i cili shkon në vlera 400 deri në 500 milionë euro, nga taksat e qytetarëve shqiptarë, të cilat u janë dhënë kompanive të lidhura zinxhir, me disa emra si Stela Gugallja, bashkëjetuesja e Mirel Mërtirit, ky i fundit vetë dhe Klodian Zoto, një emër tjetër.
Skema e përfshirë në këtë skandal, i shumëdenoncuar në media. Disa prej tyre janë tërhequr, disa bëjnë propagandë për inceneratorët.
Opozita e cila në fakt ka pasur një qasje përtej banales në lidhje me këtë çështje, saqë është dukur si një ?gjobëvënie? në fakt, turpësisht sjellja e Opozitës në lidhje me inceneratorët.
22 milionë euro në Elbasan për një incenerator që ende nuk është marrë në dorëzim. 28 milion euro në Fier, për një incenerator i cili duhej të digjte plehrat, por zgjidhja ishte tu vihej flaka atyre.
128 milionë euro në Tiranë, ku nuk ka as incenerator, por thjeshtë landfilli po trajtohet nga një subject tjetër privat, I cili ka premtuar se do të bëjë ?çudira?. Një kompani offshore, e regjistruar në Hollandë, ku sërish dalin gjurmët e Klodian Zotos dhe rrjetit të tjj. (Lexo këtu)
Duket qartazi se Lulzim Basha ka një pazar me pronarët e koncesioneve të inceneratorëve, që fillojnë në Elbasan, në Fier dhe në Tiranë.
Basha është njeriu që flet ?part-time?, për inceneratorët.
Dhe së fundi, një prej përfaqësuesve të inceneratorëve në PD, Gerti Bogdani, krahu i djathtë i Mirël Mërtirit, apo i majtë nëse do ta quajmë në takimet në Zimbabve, për interesa të biznesit të bosëve të inceneratorëve, është shpallur kandidat për kryetar bashkie në Tiranë.
Qartazi, Lulzim Basha në këto vite të Opozitës, ka folur vetëm në një moment të caktuar, në mënyrë të plotë dhe me dokumenta, pasi mori nga media një tufë materialesh. Përfshirë edhe ato të CNA.al apo BIRN, që ka denoncuar thelbësisht këtë aferë.
Ka pasur edhe media të tjera, si TPZ apo Lapsi, që e kanë lënë rrugës.
Ka edhe telvizione si Top Channel, apo News 24, që i mbajnë ?ison?. Pra, që reklamojnë dhe marrin para reklamash.
Lista e atyre që financojnë inceneratorët dhe bosët e saj është e gjatë. Ndoshta në këtë listë, tashmë kemi dhe Lulzim Bashën.
Duket qartazi se Lulzim Basha është një nga bashkëpunëtorët dhe ?ortakët? e inceneratorëve.
Ai foli ?part-time?, në shtator. Foli disa ditë rrjesht, por u ndal. Megjithëse sipas informacioneve që ne kemi, Lulzim Basha ka pasur dokumentacione të plota dhe të tjera skandale, të cilat nuk i ka publikuar.
Pasi, Opozita, përtej atyre burimeve që ka media, kishte siguruar edhe materiale të tjera nga administrata shtetërore. Të cilat media e ka më të vështirë për t?i pasur në dispozicion, dhe për t?i publikuar.
Lulzim Basha foli, foli, foli dhe pastaj heshti. Dhe çështjen e inceneratorëve nuk e trajtoi më as në fushatë. Që është një skandal rreth 500 milionë euro, siç e përmendëm më lart.
Dhe tashmë pasi humbet, pasi rikap apo nuk e lëshon karrigen e kryetarit të PD-së, shpall Gerti Bogdanin kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës.
Njeriun që është eksponenti kryesor dhe i vetmi i Opozitës, në krah të inceneratorëve. Në krah të Mirel Mërtirit, në krah të një afere që i ka mbyllur gojën Lulzim Bashës, por dhe shumë mediave.
Ka media kombëtare që financohen me dhjetëra apo qindra mijë euro në vit.
Ka media që filluan një betejë të vërtetë, për këtë abuzim me taksat e shqiptarëve. Ka një hetim në SPAK, ka kallëzime.
Por, shumica e mediave kanë zgjedhur të rrinë në qetësi. Të ?gëlltisin një lugë çorbë të prishur?, të cilën mesa duket e ka ?ngrënë? edhe Lulzim Basha dhe tani do ta ?vjellë? duke kandiduar një njeri që vetëm ka humbur, për Bashkinë e Tiranës.
Gerti Bogdani në 2009 u emërua nga Sali Berisha kryetar i FRPD-së. Dhe ishte aq i Zoti sa struktura e të rinjve demokratë pësoi ditët e saj më të zeza, për shkak të paaftësisë drejtuese dhe menaxhuese të Gerti Bogdanit. I cili më shumë sesa një kryetar apo drejtues ishte njeriu që nxiste konflikte, përçarje, derisa thuajse çoi në dyshime edhe ekzistencën e kësaj struktura të të rinjve demokratë.
Më shumë sesa politikani-biznesmen, ata që nuk e njohin, tashmë e kanë të qartë, përmes fotove dhe fakteve, njeriun që qëndron në krah të Mirel Mërtirit, me ministrin e Shëndetësisë, të arrestuar në Zimbabve për afera korruptive. Bogdani ndodhet në krah të tij. Në krah të Mirel Mërtirit, që shkon për interesa biznesi inceneratorësh, të cilët po gllabërojnë taksat e shqiptarëve, çdo ditë.
Dhe tani Lulzim Basha këtë person na e jep si alternativë për qytetarët e Tiranës.
Pra, Erion Veliaj do të ketë përballë tij përfaqësuesin e inceneratorëve.
Në fakt landfillin e Tiranës, e menaxhon Erion Veliaj.
Përfundimin e dinë të gjithë.
Gjithësesi qartazi duket se Lulzim Basha, përtej pazareve me bosët e inceneratorëve ka zgjedhur të ?kandidojë? Mirel Mërtirin ose përfaqësuesin apo shoqëruesin e tij për vendet afrikane, vetë se gara është për Bashkinë e Tiranës./CNA.al
Gerti Bogdani, garancia e Lulzim Bashës tek koncesioni i inceneratorëve
Përfaqësuesi i inceneratorëve më i votuari në Kryesinë e PD/ Do kandidojë përballë Veliajt
PD “kandidon” Ben Blushin dhe inceneratorin përballë Erion Veliajt
Zbulohen fijet/ Si u përdor Top Channel për të mbrojtur aferën 330 mln euro të plehrave
Skandali/ Qeveria 50 milion euro kompanive pa asnjë lek
Thellohet skandali/ Kompania e konçesionit 128 milionë euro asnjë eksperiencë, filloi në Shqipëri
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, japonezët e shihnin Perandori...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Kryeministri Edi Rama ka përcjellë mesazhe ngushëllimi për n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur...
Analisti politik Baton Haxhiu thotë se ndërgjegjja për një o...
Analisti politik Andi Bushati tha në “Shock” se heshtja e Ba...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka konfirmuar se janë në bise...
Ish-deputeti Gerti Bogdani ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në...
Bislim Ahmetaj, anëtar i “Grupit për PD”, ka deklaruar se Lu...
Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Bujar Nishani, ka komentua...
Gazetari Bledi Mane, ka publikuar një shkrim në rrjetet soci...
Nga Adriatik Doci“Dera ishte e mbyllur…i bie më fort, kur ng...
Dy persona janë proceduar penalisht në qytetin e Beratit, pa...
Ndonëse qytetarët zgjodhën emrat që ata dëshironin për përfa...
Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar ashpër në lidhje me v...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka përsëritur disa herë që t...
Më 10 shtator do të hapet legjislatura e re parlamentare. Si...
Në një editorial të publikuar së fundi në gazetën e Nikoll L...
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar përbërjen e Qeverisë ‘Ra...
Në prag të nisjes së Kuvendit, aleatët e Partisë Demokratike...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...