Connect with Us

PD “kandidon” Ben Blushin dhe inceneratorin përballë Erion Veliajt

Aktualitet

PD “kandidon” Ben Blushin dhe inceneratorin përballë Erion Veliajt

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Mbledhja e Këshillit Kombëtar ditën e hënë dhe rezultati i shpallur zyrtarisht nga Partia Demokratike tregoi se një emër jo i panjohur, jo pa kontribut politik dhe jo pa përfitime, Gert Bogdani kishte dalë më i votuari në 42 kandidatë, ku dolën 10 emra fitues.

Ajo që binte në sy ishte fakti se Gerti Bogdani kishte siguruar 281 vota, nga 179 që kishte siguruar ndjekësi i tij më i afërt, Tomor Alizoti. Një emër me mjaft peshë në Partinë Demokratike, i ardhur nga ish-të përndjekurit politik.

Një tjetër detaj që binte në sy është fakti se diferenca e Bogdanit, me ndjekësit e tjerë ishte mjaft e madhe. Ka anëtar kryesie që kanë hyrë me vetëm 114 vota, ndërkohë që Gert Bogdani ka rreth 160 vota më shumë se këta. Ka një diferencë më të madhe në vota dhe që bie mjaft në sy.

Nga burime brenda PD-së, u zbulua se Gert Bogdani dhe vota për të ishte rekomanduar nga Lulzim Basha dhe ishte dhënë një orientim për Këshillin Kombëtar që sa më shumë ta votonin këtë të fundit, sepse ai do të ishte kandidati i mundshëm përballë Erion Veliajt në zgjedhjet e ardhshme lokale, të vitit 2023.

Pra, Bogdani ato vota nuk i ka thjeshtë sepse ka garuar dhe për shkak të lobimit që ka bërë brenda strukturave apo votuesve në Këshillin Kombëtar.

Por, për shkak të një orientimi të madh nga vetë kryetari i PD-së, nga drejtuesit e saj dhe këtij “thashethemi” të përhapur, se Bogdani do jetë kandidati i PD përballë Veliajt.

Kush është Gert Bogdani

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna showGert Bogdani në fakt është një njeri i politikës, i cili në PD u emërua nga Sali Berisha, pasi u përdor si zëdhënës nga Lulzim Basha dhe mori drejtimin e Forumit Rinor. Kurrë nuk u zgjodh në krye të FRPD-së, por ngeli i komanduar, derisa u bënë zgjedhjet dhe nuk garoi.

Më pas u orvat të ishte në disa sekretariate pranë Lulzim Bashës, por edhe aty dështoi. Është lënë në hije, nuk u kandidua nga Lulzim Basha për deputet dhe vitet e fundit u shfaq në një axhendë tjetër.

Përtej axhendës politike, u shfaq në krah të Mirel Mërtirit, njeriut të inceneratorëve, të aferave të denoncuara nga Opozita, për vlera deri në 480 milionë euro. Pra, akuza të forta të mbajtura nga PD dhe Lulzim Basha.

Gert Bogdani u shfaq në një foto në Zimbabve, aty ku kompanitë e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos u përfshinë edhe në një skandal të raportuar nga mediat e Zimbabves.

Së fundi kompania Geogenix njoftoi se kishte firmosur një marrëveshje në Zimbabve. Është e njëjta kompani që ka marrë me koncesion landfillin e Tiranës.

Gert Bogdani lehtësisht dhe publikisht është zbuluar se është në krah të Mirel Mërtirit. Është në krah të inceneratorëve. Është në krah të aferës së quajtur “korrupsioni i shekullit”, nga Opozita.

Gert Bogdani është në krah të Geogenix, të Zimbabves, në krah jo vetëm të Mirel Mërtirit, por të një afere e cila ka përfshirë shumë persona politik dhe e cila ndoshta i “preu” së fundi kokën Lefter Kokës.

Një aferë që pritet ti “hajë kokën” edhe Alqi Bllakos, sot deputet, ish përfaqësues i LSI-së dhe ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit që ka firmosur kontratat me inceneratorët në Elbasan, në Fier dhe në Tiranë.

Dhe tek inceneratori i Tiranës, qëndron dhe thelbi.

Ai është bërë edhe me një “Ok” të dhënë nga Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj, i cili në fakt ka luajtur me vlerat që paguante dhe kostot që kishte Bashkia në lidhje me përpunimin e tyre.

Nga ana tjetër, biznesi po paguan fatura marramendëse.

Foto-“Kjo është barbari”/ Ish-presidenti tregon krimin monstruoz në TiranëNë Tiranë nuk ka një incenerator, por ka miliona dollarë që merren nga Mirel Mërtiri. Inceneratori nuk është ndërtuar, por thjeshtë dhe vetëm është rrethuar dhe po administrohet landfilli. Një firmë private, Geogenix, ku lidhen Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, nëpërmjet skemës së inceneratorëve, ku përfshihet dhe Gert Bogdani, tashmë bën menaxhimin e mbetjeve në Tiranë.

LEXO EDHE:  PD sulmon Kolegjin Zgjedhor/ Kërkon përjashtimin e 7 gjyqtarëve

Dhe përtej këtyre, Mirel Mërtiri e Klodian Zoto, përveçse bashkëpunëtor me Gert Bogdanin, deri në Zimbabve janë ortakët e Ben Blushit, Vjollca Hoxhës dhe Top Channel.

Nëpërmjet dokumentave, është zbuluar se në Bullgari, Eva Blushi, bashkëshortja e Ben Blushit, është ortake në një kompani, me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton. (Lexo këtu)

Kjo kompani ka ardhur në Tiranë, dhe më pas për 2.2 milion dollar ka blerë Valtelina Kafe, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe. Ka blerë 51% të aksioneve. (Lexo këtu)

Pra, kemi një ortakëri, Ben Blushi-Mirel Mërtiri-Klodian Zoto-Eva Blushi-Vjollca Hoxha.

Më tej, nuk ndalen. Përfaqësuesit e inceneratorëve. Këtë herë Stela Gugallja, bashkëjetuesja e Mirel Mërtirit, që ka shkuar deri në Zimbabve me Gert Bogdanin, ndërton një tjetër kompani, me ortakëri direkte me Ben Blushin dhe Klodian Zoton. (Lexo këtu).

Në këtë ortakëri ndoshta mungon Gert Bogdani. Nuk dihet saktësisht se cila është marrëdhënia financiare e Gert Bogdanit me Mirel Mërtirin apo Klodian Zoton.

Por, një fakt është i vërtetë. Gert Bogdani nëpërmjet lidhjeve të tij me forumet e djathta politike ka mundur të shkojë deri në Afrikë dhe ka lobuar në favor të Mirel Mërtirit. Kjo është e konstatuar.

Dhe tashmë, Mirel Mërtiri, ortaku i Ben Blushit dhe Vjollca Hoxhës, të cilët paguhen nga paratë e Bashkisë, sepse inceneratorët marrin para nga Bashkia e Tiranës.

Pra, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja paguhen nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, nga paratë e shtetit shqiptar, nga Edi Rama, nga Erion Veliaj nëpërmjet Bashkisë së Tiranës. Këto para I ka nëpër ortakëri të lidhura me Vjollca Hoxhën, Ben Blushin.

Dhe tani Mirel Mërtiti i ortakërisë me Top Channel, me Ben Blushin i paguar nga taksat e shqiptarëve, të menaxhuara nga Edi Rama, i paguar nga Erion Veliaj me taksat e qytetarëve të Tiranës, nëpërmjet Lulzim Bashës, nxjerrin Gert Bogdanin kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Gert Bogdani është “ortaku” politik i inceneratorëve. “Ortaku” publik i tyre dhe kjo u pa në Zimbabve. (Lexo këtu)

Është “ortak” i tyre edhe në Partinë Demokratike, sepse Lulzim Basha filloi një betejë një vit më parë, në muajin shtator, ndaj inceneratorëve. Por, për pak ditë dhe ai heshti.

Foli, nxori ca dokumenta dhe më pas nuk tha asnjë fjalë. Heshtjen e Lulzim Bashës dikush e bleu. A ka qënë afër tij Gert Bogdani? A ka qënë afër tij kunati? A kanë ndodhur veprime të tjera? Këto janë ende të paprovuara.

Ajo që është fakt është se Gert Bogdani ka shkuar dhe ka lobuar për Mirel Mërtirin deri në Zimbabve. Dhe Mirel Mërtiri është ortaku I Ben Blushit, i paguar nga Erion Veliaj dhe Edi Rama. Është ortaku i biznesit të inceneratorëve, e quajtur afera e shekullit.

Dhe afera e shekullit, sot ka nxjerrë kandidat përballë Erion Veliajt, Gert Bogdanin. Dhe këtë ndoshta askush nuk e kishte menduar. Sesi nga milionat e taksave të shqiptarëve, bëhen ortakëri me televizione, me politikanë të dështuar si Ben Blushi, me skarco politike dhe këto struktura, të paguara nga paratë e shqiptarëve, shkojnë deri tek Opozita, dhe i nxjerrin rivalin, njeriut që i paguan, Erion Veliajt. Kuptohet në shërbim të Edi Ramës, i cili është dhe pagatori më i madh i inceneratorëve./CNA.al

Zgjedhjet në PD/ Ja, 10 anëtarët e rinj të kryesisë

Ben Blushi heq lajmin për ortakun e inceneratorëve

Gerti Bogdani, garancia e Lulzim Bashës tek koncesioni i inceneratorëve

Lidhja kriminale e Lulzim Bashës dhe Ben Blushit me inceneratorët

Basha nuk çon në SPAK inceneratorët/ Gert Bogdani si garanci për pazaret

Ekskluzive/ Dalin hapur, Ben Blushi, Vjollca Hoxha dhe pronarët e inceneratorëve themelojnë kompani në Tiranë

Zbulohen fijet/ Si u përdor Top Channel për të mbrojtur aferën 330 mln euro të plehrave

Koncesioni 128 milion euro/ Plas skandali në Shqipëri, kompania ndryshon emër në Hollandë

Lidhja kriminale e Lulzim Bashës dhe Ben Blushit me inceneratorët

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Ekzekutimi mafioz në Elbasan/ Policia aksion “Blic”, kontrolle të befasishme makinave luksoze

Publikuar

-

Nga

#cnanews #cnalajme #citynews #citynewslajme #cnaal #lajmecna #lajme #politikecna #cnapolitike #cnaeditorial #cnashowbizz #showbizcna #cnaopinion #opinioncna

Policia e Elbasanit po zhvillon një aksion “Blic”,  në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Luleve, pikërisht aty ku u ekzekutuan disa ditë më parë Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku.

Policia po ushtron kontrolle duke ndalur automjete që kryejnë manovra të rrezikshme si dhe makinave të shtrenjta u bëhet kontroll fizik dhe të dokumentacionit.



Ende nuk është raportuar për ndonjë person të shoqëruar.

LEXO EDHE:  Rama nuk dorëzohet/ Sërish ftesë opozitës: Do e mbajmë të shtrirë dorën e bashkëpunimit

LEXO EDHE:  "Tërbohet" Rama/ “Dush të ftohtë” drejtuesve të PS

Kujtojmë se vrasja ndodhi vetëm pak ditë më parë, ku Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku u ekzekutuan sapo zbritën nga makina. Bitri mbeti i vdekur në vend kurse Çollaku e ndërroi jetë disa orë më vonë në Spitalin e Traumës. / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

U helmuan nga alkooli/ 34 viktima në Rusi, dhjetëra të tjerë në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

cna lajme bota

34 persona kanë humbur jetën në Rusi pas një helmimi masiv, që dyshohet të jetë shkaktuar nga alkooli.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se dhe 24 persona të tjerë janë duke u trajtuar në spitalet rajonale të vendit. Policia ka arrestuar 10 persona deri më tani.



Mësohet se 7 prej personave që po trajtohen në spital janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

LEXO EDHE:  Largimi i Bashës sjell shembjen e Ramës

LEXO EDHE:  LSI ndahet nga PS në Dibër/Bashkon votat me PD

Mijëra shishe alkool të dyshuara janë sekuestruar në dyqanet dhe magazinat në rajon. Testimet treguan se shumë prej atyre shisheve përmbanin metanol vdekjeprurës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Nënsekretarja amerikane e Shtetit vizitë në Moskë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Rusia ka marrë vendim të lejojë Nënsekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland të vizitojë këtë vend për bisedime, pavarësisht se e kishte futur më parë atë në listën e zezë.

Moska bëri të ditur të dielën se ky vendim vjen pasi Uashingtoni ra dakord të heqë kufizimet e udhëtimit të vendosura ndaj një shtetasi rus.

Zyrtarja amerikane pritet të vizitojë Moskën nga 11 deri më 13 tetor, vizitë që ndodh në një kohë kur marrëdhëniet politike mes dy vendeve janë tejet të tendosura. Departamenti i Shtetit tha se ajo do të takohet me zyrtarë të lartë rusë për të diskutuar çështje dypakëshe, rajonale e globale.



“Ajo (Victoria Nuland) ishte në listat tona të sanksioneve, që do të thotë se nuk mund të futej në Rusi”, njoftoi agjencia e lajmeve RIA duke iu referuar komenteve të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova. “Ata (Uashingtoni) kishin të përfshirë rusë dhe ekspertë të politikës së jashtme në listat e tyre të sanksioneve. Pra në këtë rast çështja u zgjidh mbi baza pariteti. Po, ajo do të vizitojë Rusinë”, shtoi ajo.

LEXO EDHE:  Basha nxjerr anti-Berishën, si kandidat për deputet

LEXO EDHE:  Basha nxjerr anti-Berishën, si kandidat për deputet

Më pas zonja Zakhrova sqaroi për radion “Govorit Moskva” se SHBA kishte hequr nga lista e sanksioneve një shtetas rus. Por ajo nuk dha detaje rreth identitetit të tij.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një sërë sanksionesh ndaj Rusisë. Marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit arritën në pikën më të ulët që pas Luftës së Ftohtë, në vitin 2014 kur Rusia aneksoi Krimenë. Marrëdhëniet vazhdojnë të jenë të tensionuara edhe për një sërë çështjesh të tjera./ VOA

LEXO TE PLOTE