Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Mediat dje raportuan një qëndrim të pastorit Akil Pano në lidhje me LGBT, me një komunitet i cili për hir të së vërtetës duhet thënë se është bërë mjaft agresiv.
Për sjelljen e tyre ka mjaft qëndrime dhe nuk është vetëm pastori Akil Pano, i cili ka folur publikisht.
Ka reagime në Europë, ka reagime, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në BE, është Hunagria e cila ka mbajtur qëndrime të forta, duke mbrojtur familjet dhe fëmijët në libra, për t?i edukuar ata pikërisht me thelbin e asaj që e ka bërë Zoti, për t?i mbrojtur njerëzit dhe më pas në moshën e pjekurisë ata mund të mësojnë dhe të marrin drejtimin e jetës së tyre.
CNA.al ka marrë një vendim, të jetë pro FAMILJES, pro pastorit Akil Pano, pro themeleve të shoqërisë, që në Shqipëri në fakt, po merr devijanca dhe sot ne jemi më të qartë se kurrë.
Pastori Akil Pano ka mbajtur një qëndrim publik në lidhje me një komunitet dhe komuniteti mund t?i përkthente atij qëndrimet, por ata e kanë quajtur nxitës të urrejtjes apo të përçarjes.
Në fakt nuk ka asnjë nxitje urrejtje dhe përçarje, por ka qytetarë që nuk duan eskpozimin dhe agresivitetin e LGBT-së, në publik.
Një reagim ndoshta represiv ndaj të gjithë pjesës tjetër të shoqërisë, e një minorance që kërkon të jetë ndryshe.
Është puna e saj, të shkojë, të jetë ndryshe, si të dojë, por nuk ka të drejtë asnjëherë në asnjë rast të cënojë lirinë time duke më demostruar para fytyrës.
Të cënojë lirinë time duke u ekspozuar përballë meje deri në skena të turpshme.
Kudo në botë ka pasur referenca të tilla, kudo në botë ka pasur përplasje të tilla. Ajo që kërkohet është mjaft e thjeshtë.
Fëmijët në shkolla, qytetarët shqiptarë, nxënësit, studentët, duhet të mësojnë thelbin, FAMILJEN e cila është kollona e shoqërisë.
Në një moshë të caktuar dkush ka devijacione, dikush është i sëmurë, dikush ka zgjedhur të jetë LGBT, dikush tranvestit e kështu me radhë. Këto janë punët dhe zgjedhje personale, por pasi të jenë në një moshë pjekurie.
Fjala nënë është e shenjtë si fjala baba dhe familja. Ata që i deformojnë kush i ka lindur? A nuk ishte nëna dhe babai? Apo ishte prindi 1 dhe 2 dhe 3 si numëror infinid.
Shqipëria sot është mjaft delikate. Duke dashur të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, ka lënë hapësira pafund, derisa po kthehen në sulmuese dhe agresive.
Vinim re edhe redaksi me reagime ndaj pastor Akil Pano nga LGBTI, ndërkohë që debati i tyre mund të ishte publik, mund të kishte shumë qytetarë, mund të ishte shumë thlebësor, pasi pastor Akil Pano, thotë vetëm për FAMILJEN. Ai flet për thelbin e shoqërisë dhe ekspozimin e tyre e quan regresiv.
Nuk është vetëm ai që e shikon si të tillë. Ekspozimi që bëhet, demostrimi që bëhet, tregon se ka probleme. Dhe këta që i bëjnë thonë se ?ne po na fyejnë, kemi problematika?.
Askush nuk po i fyen dhe as ka ndërmend t?i fyejë. Janë të respektueshëm në jetën dhe punët e tyre, por kurrësesi nuk mund të pranohet të demostrojnë atë që është e pademostrueshme. Pasi Shqipëria ka edhe një pozicion tjetër.
Ka komunitetet fetare. Ka të paktën zyrtarisht tre komunitete të mëdha dhe tashmë janë deri në pesë fe të njohura në vendin tonë.
Dhe këto komunitete kanë qëndrime të qarta kundër këtyre LGBT-ve, të famshme, që synojnë të jenë të lirë.
Askush. Kanë të drejtat e tyre, si çdo qytetar tjetër. Por, asnjë qytetar nuk del dhe nuk demostron burrërinë, maskilizmin në rrugë. Këta dalin dhe demostrojnë deformimin e tyre.
Asnjë femër nuk del e demostron kundër tyre, por reklamon nuret e saj. Në rrjetet sociale, media e të tjera si këto.
Hapësirë në media kanë edhe LGBT. Ka shumë emisione ku dalin e flasin, ku mund të mbajnë qëndrimet e tyre. Por, kurrësesi nuk mund të sillen në demostrues dhe të bëhen agresiv, kryesisht ndaj komuniteteve fetare.
Kanë gjetur dhe një zgjidhje, një term, që e quajnë homofobi.
Një term që i çohet shoqërisë? Për çfarë? Kush ka komplekse nga LGBT? Kush nuk i pranon?
Ata janë në jetën e tyre, kanë problemin e tyre.
Por, askush nuk mund të quhet homofob, sepse kanë shpikur një fjalë për t?i mbledhur ata që nuk i pranojnë. Sepse kanë thjeshtë dhe vetëm një parim. FAMILJEN, si kollonë të shoqërisë.
LGBT kanë të drejtë të thonë çfarë të duan. Kurse një qytetar i thjeshtë nuk iu thotë dot atyre, ?shko, shiko kufirin tënd, sepse liria jote mbaron aty ku cënohet liria ime, dhe liria ime cënohet në momentin kur ti cënon thelbin e shoqërisë, FAMILJEN, e cila është e shenjtë?. Dhe kjo jo vetëm për njerëzit të cilët kanë zgjedhur të përfaqësojnë besimet fetare, por për shumicën e qytetarëve.
Dhe rasti i Akil Panos, dhe përballja e tij me LGBTI është për t?u mbështetur nga ata njerëz që duan ta mbështesin.
LGBTI-të, kanë komunitetin e tyre. Le të mbështeten nga njerëzit e tyre. Por, kurrësesi nuk mund të pranohet të quhen homofobë, të akuzohen dhe sulmohen njerëzit sepse duan që liria e tjetrit, të mos kapërcejë lirinë e tyre. Të mos iu cënojnë parimet themelore, FAMILJEN, të cilën e kanë të shenjtë.
Prandaj CNA.al ka zgjedhur që të jetë në krah të pastorit Akil Pano në këtë shënim, të jetë e drejtpërdrejtë, pa asnjë kompleks ndaj këtij komuniteti dhe t?i ofrojë çdo hapësirë, jo vetëm pastorit, por gjithëkujt, që kërkon të mbajë një qëndrim intelektual, pa gjuhë urrejtje, pa fjalë fyese, por me qëndrime parimore, në një debat i cili është mjaft i rëndësishëm sot në shoqërinë tonë.
Po ndodh në Hungari. Ka reagim, por ka edhe një qëndrim. Ka dhe një mbështetje të madhe popullore ndaj kryeministrit hungarez Viktor Orban. Pikërisht për një reformë thelbësore në shkolla, për të mbrojtur fëmijët.
Këtë reformë ndoshta duhet ta ndërmarrim edhe në Shqipëri, por është shumë e vështirë sot të ndodhë.
Prandaj, ne si media kemi zgjedhur të jemi në krah të Pastorit, në krah të qytetarëve që kanë simbol të tyre FAMILJEN, atë familje të shenjtë që njihet që nga lindja e njerëzimit, me një burrë dhe një grua. Dhe jo me ?prindin 1? dhe ?prindin 2?, dhe kemi të drejtë ta kundërshtojmë, jo vetëm ne si media, por edhe të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga LGBTI, të cilët kanë të drejtë ta thonë zërin e tyre si pakicë, por kurrë nuk mund të pranohet që ata të vendosin. Sepse nuk vendos kurrë pakica.
Shoqërinë, vendin, e zhvillojnë ligjet dhe rregullat. Ku pakica respekton shumicën dhe pakicës i respektohet çdo e drejtë që ajo ka, por kurrësesi një pakicë, nuk mund të vijë dhe të cënojë shenjtërinë e FAMILJES dhe të shoqërisë, duke demostruar egërsisht përballë edhe klerikëve edhe qytetarëve./CNA.al
Gjermania e ka futur Shqipërinë në vendet me rrezik të lartë...
Ministra e Arsimit, Evis Kushi, ka bërë të ditur se këtë vit...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka ...
Një vatër e re zjarri është aktivizuar ditën e sotme, në fsh...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluk...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka bërë bilancin e situat...
Në Bazën Ajrore në Farkë po zhvillohet një aktivitet, ku po ...
Dje u prezantuan ministrat e kabinetit qeveritar “Rama 3”. N...
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë një tjetër kallëzim ...
Të pafsha tek “shtatë penxheret ” ka qenë një nga theniet më...
Për herë të parë në historinë e Kontrollit të Lartë të Shtet...
Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Elbasan-Metal...
Radha kilometrike e automjeteve që presin për të hyrë në Kos...
Në Shqipëri autoritetet zyrtare dhe ekspertët po e shohin ri...
Dita e sotme ka shënuar radhë kilometrike të mjeteve për të ...
Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Sherishtë të Vl...
“Afganistani nuk është vend i sigurt për të rritur vajza”. K...
Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri E...
Bashkia e Kavajës pritet të përballet me një krizë të rëndë ...
Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në Shqipëri 37 shtetas të t...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...