web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Saimir Vishaj/ Të pafsha tek "shtatë penxheret”

3 Shtator 2021, 06:29, Aktualitet CNA

Të pafsha tek “shtatë penxheret ” ka qenë një nga theniet më monstruoze shqiptare në vitet e shkuara dhe i referohej simbolikisht burgut. Shprehja identifikohej me të famshmen ngrehinë të Kalasë së Gjirokastrës, ku mbaheshin kundërshtarët e dikurshëm të regjimit. Përdorur nga pushtuesit turq, mbreti Zog dhe pastaj Enver Hoxha, godina kishte vetëm shtatë dritare (penxhere).

Kush e ka parë, e di mirë nga historia se po të shkoje atje do dilje vetëm i vdekur. Për një farë kohe, kjo godinë u përdor dhe për armiqtë e ri të komunizmit, derisa erdhi koha dhe u braktis për tu lënë vend burgjeve të tjera, ku vuajtja ishte edhe më e sofistikuar.

Vetëm se të shtatë penxheret, nuk fluturuan nga leksiku i njerëzve…Nëmia për të përfunduar aty i drejtohej atyre që mendoheshin si armiq, por edhe çdo armiku potencial, që kishte përballë një shqiptar.

Gjithsesi në demokraci shprehja është edhe më utopike, sepse tashti trajtesa e të dënuarve monitorohet nga grupe të shumta, që mbrojnë të drejtat e njeriut. Madje, sak nga trajtimi i të dënuarve gjykohet me të drejtë dhe për disa nga parametrat demokratikë të shoqërive të sotme.

Në fakt, një raport i KE-së, që i referohet dy viteve të shkuara (realizuar saktësisht më 10-21 maj të vitit 2010) nga një njësi e Këshillit të Evropës, nxori një problematikë, e cila lidhej me një kontrast të theksuar të kushteve dhe trajtimit në burgjet shqiptare. Atëkohë, të dënuar të ndryshëm, mes tyre, shumë të mitur, ua prezantuan hapur zyrtarëve evropianë shqetësimin e tyre në lidhje me keqtrajtimin.

Bashkë me këto u referuan edhe fakti se kushtet materiale të paraburgimit ishin shumë të varfra në shumicën e institucioneve policore të vizituara (qeli të shkatërruara, pa dritë natyrore ose shumë të kufizuara, ndriçim artificiale të zbehtë dhe ventilim të varfër). Përfaqësuesit e Komitetit të Këshillit të Evropës për parandalimin e Torturës dhe trajtimit çnjerëzor ose degradues apo ndëshkimit, si njihej kjo njësi që ndërmori këtë projekt, hasi kushte të ndryshme në institucionet e vuajtjes së dënimit.

P.sh. kushtet e Qendrës së Paraburgimit në Kukës ishin të këqija, me qeli me lagështi dhe të ndyra, me riparime në gjendje të dobët, me dritë natyrore të kufizuar dhe ventilim të papërshtatshëm. Kurse disa njësi në Burgun nr. 313 në Tiranë ishin të mbipopulluara rëndë. Raporti pohoi se në spitalin psikiatrik të burgut të Tiranës, në atë periudhë ende vazhdonte praktika e përdorimit të zinxhirëve metalike për të kufizuar në shtretërit e tyre pacientët vetëvrasës apo të shqetësuar.

Një mal me probleme, që ata u shtuan dhe shumë gjëra pozitive. ?Në kontrast me sa më sipër, KPT-ja gjeti kushte materiale të kënaqshme në Qendrën e sapo-ndërtuar të Riintegrimit të të Miturve në Kavajë, por edhe në burgjet e Fushë-Krujës dhe Korçës, në Qendrën e Paraburgimit në Durrës, si dhe në shtëpitë komunitare në Elbasan dhe Shkodër, të gjithë të hapura së fundmi?, theksohet në raport.

Megjithatë problemet janë dhe mbeten shumë më të gjëra sesa prezantohen. Ato janë prezantuar së fundi edhe nga një kërkesë e Avokatit të Popullit për të shqyrtuar një rast, por edhe nga një studim i Komitetit të Helsinkit.

Në një intervistë të pak kohëve më parë tek ?Telegraf?, kryetari i shoqatës së avokatëve do të deklaronte një aspekt, i cili lidhej me trajtimin e edukimit, por dhe vetë femrës.

?Punësimi në burgjet tona është një problem vërtet shqetësues, sepse nëse qëllimi i dënimit është edukimi, kjo nuk do të thotë që të rrish i izoluar në një dhomë, pasi nuk merr asnjë edukim në këtë mënyrë.

Nëse këta të burgosur në burgjet shqiptare, të cilët janë me mijëra mund të them, nuk do të jenë në pozita pune atëherë çfarë presim nga koncepti ?Edukim?. Sipas tij, është një kategori e tërë të dënuarish, dënuar me rreth dy vjet ose nën dy vjet, të cilët mund të punësoheshin. Disi utopike, kur mendon se puna sot është shumë e vyer dhe është një armatë e tërë jashtë, e cila pret për një punë çfarëdo.

Megjithatë sistemet e burgjeve tona kanë probleme të tjera të mëdha që lidhen me lejet e dyshimta, me ryshfetet, që janë deklaruar në media, ashtu si edhe leja akorduar ndaj disa personazheve të rrezikshmërisë së lartë, që kanë kryer vepra penale jashtë.

Por më shumë kanë rënduar akuzat e politikanëve të Opozitës, sipas të cilës, të burgosur me leje provizore janë përdorur në kohë votimesh. Të gjitha këto tregojnë se sistemi shqiptar i burgjeve ka ende shumë e shumë probleme dhe sfida është e madhe.

Për drejtorin Dibra puna kryesore është për ?Përmirësimin e kushteve ose mbylljen e burgjeve të vjetra.

Shumë e rëndësishme konsiderohet reforma në drejtim të përmirësimit të mënyrës së menaxhimit të burimeve financiare dhe njerëzore në rritje të cilësisë dhe uljes së abuzimit me fondet buxhetore nëpërmjet masave të forta administrative dhe rritjen e treguesve motivues së stafeve të përfshira në këtë sistem?.

Megjithatë, kjo është thjesht institucionalisht, sepse ?shtatë penxheret? e dikurshme, ende e kanë peshën e rëndë tek njerëzit, që mbyllen pas tyre./CNA.al





Lajmet e fundit nga