LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha nuk çon në SPAK inceneratorët/ Gert Bogdani si garanci për pazaret

21 Qershor 2020, 11:26, Politikë CNA
Basha nuk çon në SPAK inceneratorët/ Gert Bogdani si garanci

Korrupsioni dhe mbyllja e gojës që ka bërë Lulzim Basha në lidhje me inceneratorët, është një skandal që nuk mund të kalojë në heshtje.

Një aferë të paktën 200 milion euro, koncension që fillon në Elbasan, shkon në Fier dhe deri në Tiranë. Në disa kompani të cilat fillojnë në kryeqytetin e Shqipërisë dhe përfundojnë në Holandë, më pas rikthen në Shqipëri, shkojnë në kompani të tjera në Bullgari ku lidhet dhe gjithashtu drejtori i Top Channel, Ben Blushi, apo dhe aksione në kompani të tjera ku përfshihet dhe pronarja e Top Channel, Vjollca Hoxha.

Kompania e inceneratorëve është denoncuar dhe ka pasur dhjetra fakte dhe nga vetë eksponentë të opozitës me një dosje voluminoze, por në asnjë rast dosja nuk çohet në SPAK. Basha e mban në zyrë. Të gjithë pyesnin pse!? Pse Lulzim Basha nuk e çon në Prokurori dhe në SPAK dosjen e inceneratorëve? Pse ai e mban të fshehur atë! E ka në zyrë, e ka të përgatitur, e ka të gatshme dhe me fakte dhe argumente të reja publikuar edhe nga mediat, por ajo nuk shkon në Prokurori. Luli e ruan si relike në zyrë, pasi e përdor kur i duhen fonde. Do të duhej skandali i fundit i ndodhur në Zimbabve, ku në krah të njeriut me 3 emra, Klodian Mërtirit, Mirel Mërtirit, apo Ilir Dedjes të shfaqej Gert Bogdani, këshilltari i Lulzim Bashës, krahu i djathtë i Lulit, ish kreu i FRPD-së, një njeri me lidhje në disa vende te Afrikës për shkak të drejtimit të një organizate rinore në vitet 2012, një organizate që përfshinte vendet e Europës dhe të Afrikës.

Gert Bogdani mundi të krijonte lidhjet e tij dhe tani në emër të Lulzim Bashës dhe Mirel Mërtirit ai shkon në vendet afrikane si garantues i skemës Basha-Inceneratorë, por në Zimbave ku plasën skandale për këto afera. Prandaj faktet flasin vetë, ndoshta akuzat mund të kenë qenë të tepruara ndaj Lulzim Bashës, por dalja e Bogdanit dhe marrja e tij në krah sërish të nesërmen e skandaleve nga Lulzim Basha dhe avokatia që i bëri Gertit, tregojnë qartë se ishte Lulzim Basha ai që e kishte çuar Gerti Bogdanin në Zimbabeve.

Është një bashkëpunëtor i padiskutueshëm me Klodët e inceneratorëve, Megjithëse jo me letra si Ben Blushi apo Vjollca Hoxha, por Lulzim Basha është i zhytur atje, këshilltarin e ka në krah, dosjen nuk e çon në Prokurori dhe bën avokatinë e Gert Bogdanit. Njeriu i cili ka mbuluar lidhjet Mirel Mërtirit, Klodian Mërtirit apo Ilir Dedes në Zimbabeve. Tashmë një skandal që po përfshin jo vetëm Afrikën por dhe shumë vende evropiane. Hungaria është e para e cila ka filluar hetimet thellë. Hetimet kanë shkuar dhe në Bullgari, po vijnë dhe në Tiranë. Lulzim Basha turpësisht është pjesë e skemës së inceneratorëve, megjithëse publikisht ai artikulonte, në fakt në rrogoz Luli është pjesë e këtyre skemave korruptive që fillojnë tek qeveria, shkojnë tek mediat dhe përfundojnë tek opozita.

Basha tallet me shqiptarët

Sot për tu tallur me shqiptarët, Basha nxorri në një deklaratë për mediat çunin e Fahriut, kur në fakt, më shumë se një denoncim nga opozita u duk një gjobë e qartë ndaj personit me tre emra, Klodian Mërtiri, Mirel Mërtiri dhe Ilir Dedja, i cili është në kërkim ndërkomëtar, dhe jo rastësisht PD-ja e lidh me inceneratorin e Tiranës, kur në fakt gjoja për ta ngatërruar, përmendej dhe ky emër.

Aksioneri i vetëm tek inceneratori Tiranës është Klodian Zoto, ortaku i Mirel Mërtirit . Ky i fundit zotëron përqindje në kompani dhe investimin në vlerë tek inceneratori i Elbasanit ku pronare është bashkëshortja e tij, Stela Gugallia.

PD tha se do publikojnë në vijim dokumenta kur mund ti publikonin që sot, por mesaduket dhe kjo është një gjobë publike siç bën zakonisht Lulzim Basha./CNA.al

Inceneratorët, koncesioni korruptiv që fillon tek Ilir Meta, shkon tek Edi Rama dhe përfundon tek Lulzim Basha

Gerti Bogdani, garancia e Lulzim Bashës tek koncesioni i inceneratorëve

Pse Basha nuk çon në SPAK dosjen e inceneratorëve?!

Lidhja kriminale e Lulzim Bashës dhe Ben Blushit me inceneratorët

Skandali 60 mln USD në Zimbabve/ Si u përfshi Klodian Mërtiri në dy tenderat korruptivë

Foto fakt/ Basha pranon publikisht përfshirjen në aferën e inceneratorëve

Skandali i tenderave të Klodian Mërtirit/ Arrestohet ministri i Shëndetësisë në Zimbabve

Lajmet e fundit nga