web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

KLSH në aksion/ I “kërcet dhëmbët” Qeverisë, gati 80 dosje në prokurori e SPAK, luftë me korrupsionin dhe brenda vetes

3 Shtator 2021, 12:34, Aktualitet CNA

Kontrolli i Lartë i Shtetit, institucioni kushtetues, i cili paguhet nga taksat e qytetarëve shqiptarë, për të kontrolluar menaxhimin e tyre, duket se është kthyer në aksion.

Pas largimit të Bujar Leskaj, në një periudhë të gjatë dhe zgjedhjes në krye të tij të Arben Shehut, dhe pas një periudhe të qetë ?furtuna? mesa duket ka filluar.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna showNjë “furtunë” që dikush nuk e ka besuar është dukur se ka qënë thjeshtë një lëvizje drejtuesish, kështu ka ecur KLSH-ja, e të tjera si këto.

Por, mesa duket gjërat janë më serioze.

Faktet flasin për këtë. Dje KLSH nëpërmjet një njoftimi kishte ofruar hapësirën e saj për qytetarët dhe për vetë zyrtarët, të cilët do denonconin strukturat e KLSH-së, të cilat mund të abuzonin apo dyshoheshin se ishin përfshirë në problematika korruptive.

E qartë kjo, për punonjësit e saj. Që do të thotë ?kujdes, hapni sytë, jeni për të kontrolluar, jo për t?u korruptuar, jeni për të kapur të korruptuarit, dhe për t? çuar ata sipas përgjegjësisë ligjore deri në prokurori?, pasi nuk është KLSH-ja që dënon, por është gjykata.

Por, një gjë ka më shumë rëndësi. Beteja me veten është më e vështira. Dhe mesa duket, Arben Shehu ka zgjedhur fillimisht të shohë fort tek strukturat e tij dhe më pas të ecë, edhe duke u përballur me qeverinë.

Mesazhi përtej vetvetes ka qënë thelbësor, edhe menjëherë pas shpalljes së Qeverisë. Në një reagim të KLSH-së, të vetë kreut të saj Arben Shehu, bëhej një apel për ministrat e rinj. Të tregoheshin të kujdesshëm, të zbatonin procedurat, të zbatonin vetëm ligjin dhe ti shmangeshin korrupsionit. Pasi KLSH do të ishte aty.

Në fakt KLSH, ka qënë aty, por me më pak zhurmë.

Ka disa dosje të Kontrollit të Lartë të Shtetit për Ministrinë e Brendshme, ka njerëz që ndodhen pas prangave, ka hetime të forta nga SPAK, ka edhe të tjerë që ndodhen në dosjet dhe ndoshta shumë shpejt do të shkojnë përballë drejtësisë.

Janë dhjetëra dosje të tjera, mbi 80 ndoshta, me problematika të marra nga të gjitha institucionet. Nga kontrollet e bëra nga KLSH-ja, ku janë gjetur shkelje proceduriale, ku janë gjetur abuzime me tendera, abuzime të drejtuesve, pagesa, e të tjera si këto. Para të keqpërdorura të qytetarëve shqiptarë.

Me një dalje të fortë kundër Qeverisë, dhe një paralajmërim për ministrat e rinj.

Me një dalje të fortë brenda strukturave të saj dhe paralajmërim pë rata që duan të mbrojnë dhe të kontrollojnë pasuritë e shqiptarëve.

Me një dalje të fortë duke çuar ditë pas dite, dosje të tëra në SPAK dhe prokurori për të hetuar korrupsionin e zyrtarëve.

Në shumë institucione, ndoshta kishte rënë reputacioni i kontrollit që bëhej nga KLSH, por sot mesa duket faktet po flasin se kemi një institucion tjetër në betejë dhe luftë kundër korrupsionit.

Pas SPAK-ut, të shumëpritur që lufton penalisht, është tashmë KLSH-ja, e cila nëpërmjet strukturave të saj ligjore auditon dhe po çon drejt drejtësisë me dhjetëra apo qindra zyrtarë të korruptuar.

Një tjetër institucion duket në aksion.

Pra, KLSH-ja duket se me shpejtësi, si një makinë e re që garon me kohën e lënë pas, po nxiton për të rritur shpejtësinë që duhet të ketë lufta ndaj korrupsionit. Që duhet të ketë lufta ndaj abuzuesve në strukturat e shtetit, me taksat e shqiptarëve dhe këto nuk fillojnë thjeshtë dhe vetëm me disa kontrolle sot, por ka me dhjetëra kontrolle dhe skandale, që KLSH jo vetëm i ka çuar në SPAK, por ka përgatitur dosje të mirëfillta hetimore, me fakte të cilat kryqëzojnë zyrtarët e korruptuar.

Një dritë po duket në tunel, aksioni i KLSH-së duket shpresëdhënës. Tani kemi më shumë institucione në luftë kundër korrupsionit dhe mesa duket KLSH vërtetë e ka seriozisht.

Është koha për të pasur zyrtarët vërtetë kujdes. Jo thjeshtë për t?i trembur sepse do shkojnë në SPAK, por thjeshtë dhe vetëm për të respektuar ligjin dhe për të mos abuzuar, sepse në të kundërt nuk do jetë vetëm SPAK, por edhe KLSH-ja me auditin e saj, e cila nuk do t?i lërë pa përgjegjësi dhe pasoja të mëdha ligjore./CNA.al

Ilaçe dhe ushqime të skaduara në burgje/ KLSH zbulon skandalin

KLSH i shpall “luftë” abuzuesve brenda institucionit

Paralajmërimi i fortë i kreut të KLSH/ Mesazh për ministrat e Qeverisë ?Rama 3?





Lajmet e fundit nga