U strehuan pak ditë më parë/ Afganët largohen nga Qyteti Studenti
Janë larguar nga Qytet Studenti afganët e strehuar aty pak d...
Tashmë është fakt. Pas publikimeve që bëri CNA.al dhe daljes së të dhënave zyrtare, Partia Demokratike ka personin e saj më të votuar si anëtar Kryesie. Ai është Gert Bogdani.
Ai ka dhënë një prenoncim sot në media edhe në lidhje me faktin se cili duhet të jetë qëndrimi që duhet të mbajë Partia Demokratike edhe ndaj ish kryeministrit Berisha. Ai tha se është i gatshëm të kandidojë edhe për Bashkinë e Tiranës.
Gert Bogdani është një ish freshist socialist, i cili shkoi në PD dhe u katapultua, pati shumë pushtet në kohën e Berishës, drejtoi një nga mini Bashkitë e Tiranës, më pas u komandua kryetar i Forumit Rinor të PD për një kohë të gjatë, sekretar i marrëdhënieve të Jashtme me Lulzim Bashën, dhe së fundi rezulton se nga Këshilli Kombëtar është njeriu më i votuar me 281 vota dhe në një diferencë prej gati 100 votash nga ndjekësi më i afërt që është Tomor Alizoti.
Në fakt Gerti Bogdani nuk u kandidua as në pozicione fituese për deputet dhe çuditërisht tani kërcen kaq lart në Kryesinë e PD, megjithëse për një kohë të gjatë ishte lënë në hije. Ai sot ka shfaqur dhe ambicien e tij që mund të garojë për Tiranën përballë Erion Veliajt. Pra Partia Demokratike ka zgjedhur ish kryetarin e FRPD, njeriun më të ?votuar? për Kryesinë që të garojë përballë Veliajt.
Gert Bogdani përballë Erion Veliajt do të ishte përfaqësuesi i inceneratorëve, përballë kryebashkiakut të Tiranës, i cili në fakt është njeriu i shumëakuzuar nga opozita pikërisht edhe për çështje e landfillit të Tiranës, por që sipas Bashkisë kostot dhe problematikat nuk janë të sajat por janë të qeverisë sepse nuk paguhen më shumë taksa nga banorët e Tiranës për mbetjet, por paguhet e njëjta shumë parash dhe qytetarët kanë një shërbim më të mire, nuk kanë ndotje dhe kanë një landfill të vërtetë.
Në fakt mund të jetë një pretendim por nga ana tjetër kostot e biznesit janë shtuar dhe në Tiranë nuk ka një inceneratorë siç është bërë kontrata, e cila paguhet nga taksat e qytetarëve të Tiranës, por një landfill i thjeshtë, i cili po fiton miliona euro nga paratë që thith biznesit dhe qeverisë shqiptare nëpërmjet edhe Bashkisë së Tiranës.
Pra, përfaqësuesi i Mirel Mërtirit të inceneratorëve do të garojë përballë Erion Veliajt, njeriut që ka nën adminsitrim landfillin e Tiranës apo që ja ka dhënë me koncesion nëpërmjet marrëveshjes qeveritare sërish Mirel Mërtiri.
Tentakulat e inceneratorëve fillojnë në Elbasan, shkojnë në Fier, vijnë edhe në Tiranë, apo edhe deri në Zimbave ku ka shkuar edhe Gert Bogdani, i cili shfaqet në fotot që ju shikoni me Mirel Mërtirin.
Na ka thënë se përfaqësuesin e inceneratorëve në Zimbave do ta vendosë përballë kryebashkiakut të landfillit të Tiranës dhe këta do të bëjnë garën për kryebashkiak në vitin 2023.
Lulzim Basha mesa duket ka gjetur njeriun e duhur për t?i dorëzuar Lali Erit Bashkinë në tavolinë. Për t?ia bërë rrugën autostradë, ashtu siç i ka garantuar pushtetin Edi Ramës për 12 vite mesa duket po i garanton edhe një mandat të tretë Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës./ CNA.al
Janë larguar nga Qytet Studenti afganët e strehuar aty pak d...
Kryeministri Edi Rama duke folur Forumin Strategjik i BE në ...
Anëtari i kryesisë së PD, Gerti Bogdani ka komentuar deklara...
Një dashuri dhe urrejtje, “i love and i hate you”. Kështu mu...
Zgjedhjet e 25 prillit i “dhuruan” kryeministrit Edi Rama dh...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim i ka uruar mirëseardhj...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se së shpejti do të ri...
Janë raportuar emrat e anëtarëve të rinj të Kryesisë, është ...
Një tjetër deputet i PS ka dhënë dorëheqjen nga mandati. Për...
Dy ditë më parë, në 30 gusht, Partia Demokratike mblodhi Kës...
Mund të duket disi ekstreme, ndoshta nxitje e një “urrejtje”...
Nikollë Lesi, ka radhitur emrat e ministrave të cilët mund t...
Angela Merkel, kancelarja gjermane, do të vizitojë për herë ...
Një ditë para shpalljes së emrave të qeverisë Rama 3, Eurone...
Ndoshta duket si teprim, paksa agresive, por është e vërtetë...
“Çdo forcë politike tregon pjekurinë e vet pikërisht në kët...
Në një akt të paprecedentë, të pandodhur më parë në 30 vite ...
Ish-nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha ka komentuar dekla...
Shefja e Infektivit, Najada Çomo, ka dorëzuar sot dorëheqjen...
Jonila Godole, sapo i është dhuruar një karrige në PD, ka da...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...