
Një sërë artistësh kanë publikuar videomesazhe mbështetëse për kryebashkiakun dhe kandidatin e PS-së për Tiranën, Erion Veliajn.
Mes tyre është edhe këngëtari Ermal Meta, i cili e quan Veliajn mik dhe deklaron se e ka bërë të ndryshojë mendje për t’u rikthyer në Shqipëri.
View this post on Instagram
Por pas videomesazhit duket se qëndron një “lidhje e fshehtë” dhe ajo është një pagesë që këngëtari ka marrë nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
Më 17 shtator të 2021-shit, Ermal Meta mbajti një koncert në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Koncerti që u mbajt në periudhën post-COVID, u tha se do të ishte falas.
“Lajmi që kemi pritur të gjithë! Ermal Meta do të ndezë stadiumin 'Air Albania' më 17 shtator me muzikën e tij të mrekullueshme. Koncerti është falas! Mos mungo!”, njoftonte Veliaj më 20 gusht të 2021-shit, por e vërteta ka rezultuar ndryshe.

CNA ka siguruar një dokument që tregon se Bashkia e Tiranës e ka paguar rreth 85 milionë lekë këngëtarin shqiptar për të mbajtur një koncert, kur vendi nuk kishte kaluar ende krizën ekonomike të COVID-19.

Pra, ndonëse na u tha që koncerti do të ishte falas, Ermal Meta ka marrë një pagesë të madhe nga Veliaj, të cilin vetë këngëtari e quan mik.
Dhe në fakt, ky nuk është artisti i parë që Veliaj ka paguar. Dy ditë më parë, CNA publikoi dokumente që tregonin se edhe reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy ka marrë para për një koncert që ka zhvilluar.
Noizy mori një pagesë prej 50 milionë lekësh nga Bashkia e Tiranës më 19 tetor të 2022-shit me kompaninë e tij "Illyrian Bloodline" për koncertin privat "Alpha Show". Duhet kujtuar se për të marrë pjesë në këtë koncert, qytetarët paguan shuma marramendëse parash.
Pra, artistët që sot na nxjerrin videomesazhe mbështetëse në prag zgjedhjesh për Veliajn, kanë marrë para nga ky i fundit./ CNA.al
Për çështjen e qytetarit Edmond Merko me noteren Miriam Is...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka...
Sekretari i Përgjitshëm i PD-së, Flamur Noka ka akuzuar kr...
Landfilli i Tiranës është një nga çështjet që po hetoh...
“Fiks Fare” trajtoi mbrëmjen e së martës një rast specifik...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt ...
Në shkollën 9-vjeçare “Papa Kristo Negovani”, në qytet...
Dita-ditës po denoncohet me fakte afera korruptive e incen...
Ndërtimi i landfillit dhe inceneratorit të Tiranës ësh...
Në vitin 2019, Nazif Feta i shet pa para në dorë 420 krerë...
Në 20 Tetor 2022, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi rast...
Mashtrimi për punësim në vendet e Europës është fenomeni m...
Një tjetër denoncim është bërë mbrëmjen e sotme për ko...
Inceneratori i Elbasanit ndodhet në remont prej disa muajs...
Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun e PD-së, Jola Hysa,...
Në një dokument prej 8 faqesh, CNA zbulon të vërtetën e ma...
Një ditë më parë portali "Syri.net" njoftoi se pronarët e ...
Emisioni “Stop” u ndal në Koplik pranë shtëpisë së familje...
Fiks Fare ka trajtuar shpesh herë fshatrat që po shpopullz...
Prej vitesh CNA ka denoncuar megaaferën e inceneratorë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...