PD denoncon blerjen e votave në Elbasan/ I përfshirë, administratori i kompanisë që i shërben inceneratorëve
Sekretari i Përgjitshëm i PD-së, Flamur Noka ka akuzuar kr...

Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka mbërritur një denoncim nga qytetari Edmond Merko. Edmondi është nga Vlora e jeton në Britani prej vitesh.
Në vitin 2014, ai bashkë me nënën e tij të ndjerë që tani nuk jeton më, shkojnë te noterja për testamentin në të cilin, nëna ia lë atij pjesën e pasurisë. Ndërkohë edhe motrat edhe vëllezërit, pjesët takuese ia lanë Edmondit.
Por noterja Miriam Isfuaj me pretendime të paqena nuk e kishte bërë fare testamentin. Me këtë justifikim, noterja kërkoi rreth 4 mijë Euro pagesa për kamatë-vonesat që pronësia e një apartameti në Vlorë të kalonte në emrin e Edmond Merkos.
Ky rast u denoncua në prokurorinë e Vlorës, por asgjë nuk është bërë në këtë drejtim.
Edmond Merko: Përshëndetje! Dua të bëj një denoncim në “Stop” për noteren Mirjan Isufaj! Në 31 Tetor të 2014 nëna ime vendosi që të më dhuronte pjesën e shtëpisë që kishim me anë të një testamenti. Atëherë ne jemi drejtuar te mjeko-ligjorët, që të vizitonin nënën time nga ana mendore, në qoftë se ishte e shëndetshme apo jo që të vazhdonte procedura me noteren për punën e testamentit. Atëherë mora të gjitha dokumentat nga doktorët që vizituan nënën time ia çoj zonjës në zyrë, filluam gjithë që duhej. Bëra pagesën, gati 300 mijë Lekë te zyra e noteres edhe çdo gjë në rregull nga ky moment. Kur vjen momenti që e marr në telefon dhe i them “çfarë ke bërë me testamentin”, më thotë që: Nuk e kam bërë! E pyes për çfarë arsye më thotë “arsye, që nuk e kemi bërë në kohë për punën, duhet ta bëjmë me gjobë për nënën edhe për vëllanë, duhet t’jua shpjegoj këtë se këtu në këtë moment kishin dhënë dhe njerëz të tjerë firmën, vëllezërit e motrat, për nënën. Kjo më nxorri justifikim se duhet ta bëja me gjobë edhe për njërin nga këta vllezërit që kishin dhënë firma më thotë për Altinin dhe për nënën duhet të paguhet me gjobë dhe këtë nuk e kuptova pse për Altinin dhe jo për vëllezërit e motrat e tjera që kishin dhënë firmën edhe për nënën. Këtë nuk e kuptova dhe e vura në dyshim. Okej, -i thashë,- nejse sa Lekë të duhen? Më tha “duhen kaq lekë”, gati 3 milionë e ca në total. I dërgova 900 mijë Lekë me Western Union që nga Anglia dhe 1 milionë e 760 mijë ia ka cuar motra ime në zyrë dhe gjeri këtu.
Gjatë investigimit të problemit të zotit Merko, “Stop” mësoi se në Maj 2021, Ministria e Drejtësisë i ka hequr licensën noteres Miriam Isufaj për dy vjet, por çuditërisht ajo vazhdon të punojë.
Denoncuesja: Alo! Mirëmbrëma Miriam! Mban mend që kemi bërë edhe debat për punën e vjerrës? Si do t’ia bëjmë ta zgjidhim këtë punë se jemi futur në një siklet, më qafsh mu?
Noterja Miriam Isufaj: Po, po! Unë u sqarova, ju thashë të më dëgjonit. Ju nuk donit të më dëgjonit. Kur të vini në Shqipëri, kaloni t’ju sqaroj!
Denoncuesja: Që të kam dhënë unë atëherë kur kam ardhur me kunatën që kemi bërë vitin e vjehrrës.
Noterja Miriam Isufaj: Po kanë qenë 1 milionë e 600.
Denoncuesja: Të ngela edhe ca lekë, që t’i solli kunata dhe të kam nisur pastaj edhe 800 më duket me Ëester Union, që ishte ajo e gjobës për Altinin.
Denoncuesi Edmond Merko tregon se në vitin 2021 ka shkuar sërish tek noterja Isufaj për t’u interesuar për testamentin, për të cilin ajo i ka thënë se nuk e ka bërë me argumentin se nuk është shkruar në kohë.
Edmond Merko: Në 2021-shin më vdes ky vëllai në fjalë që ju thashë edhe më para Altin Merko, më vdes në 2021-shin dhe vij në Shqipëri për ta varrosur për të bërë adetet dhe pas një jave, shkoj tek zonja dhe i them: Çfarë është bërë me testamentin? Më thotë që testamentin nuk e kam bërë! -Për çfarë arsye s’e ke bërë?- I thashë: se ti ke marrë të gjitha Lekët, të gjitha çfarë ke kërkuar. Për çfarë arsye? Më tha: Arsyeja është se nuk e kemi bërë në kohë. Duhet ta bëjmë me gjobë! Këtë gjë do ta zgjidhim me anë ligjore – i thashë unë!
Në Dhomën Kombtare të Noterëve në Vlorë, mbi procedurën e heqjes së licencës, i thanë gazetarit të “Stop” se procedura ka ngecur diku.
Gazetari: Si jeni ? Znj.Saimira është kryetare e Dhomës Kombtare të Noterëve në Vlorë.Na ndihmoni me një numër, se dua ta pyes për një procedurë. Kush e zëvendëson? A ti e zëvendëson…? Ok! Po të pyes ty! Në 2021 është nxjerrë një urdhër nga Minitria e Drejtësisë për noteren Miriam Isufaj. Po përse? Këtë, s’e di!
Dhoma e Noterëve, Vlorë: Urdhri është nga Dhoma Kombëtare… U bënë procedurat, por ngecën…
Dhoma e Noterëve, Vlorë: Nuk e di./tvklan.al
Sekretari i Përgjitshëm i PD-së, Flamur Noka ka akuzuar kr...
Landfilli i Tiranës është një nga çështjet që po hetoh...
“Fiks Fare” trajtoi mbrëmjen e së martës një rast specifik...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt ...
Në shkollën 9-vjeçare “Papa Kristo Negovani”, në qytet...
Dita-ditës po denoncohet me fakte afera korruptive e incen...
Ndërtimi i landfillit dhe inceneratorit të Tiranës ësh...
Në vitin 2019, Nazif Feta i shet pa para në dorë 420 krerë...
Në 20 Tetor 2022, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi rast...
Mashtrimi për punësim në vendet e Europës është fenomeni m...
Një tjetër denoncim është bërë mbrëmjen e sotme për ko...
Inceneratori i Elbasanit ndodhet në remont prej disa muajs...
Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun e PD-së, Jola Hysa,...
Në një dokument prej 8 faqesh, CNA zbulon të vërtetën e ma...
Një ditë më parë portali "Syri.net" njoftoi se pronarët e ...
Emisioni “Stop” u ndal në Koplik pranë shtëpisë së familje...
Fiks Fare ka trajtuar shpesh herë fshatrat që po shpopullz...
Prej vitesh CNA ka denoncuar megaaferën e inceneratorë...
Koncesionari i plehrave të Sharrës ka ndryshuar pronarë në...
Qytetarët e Elbasanit vijojnë të përballen me shqetësi...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...