Stop/ Posta i vjedh lekët punonjëses së vet, gjykata nuk gjen vepër penale
Në 20 Tetor 2022, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi rast...

Në vitin 2019, Nazif Feta i shet pa para në dorë 420 krerë bagëti, një kasapi nga Tirana, i prezantuar si Haxhi Isufaj.
Meqë shitësi nuk kishte para në dorë, nëpërmjet një deklarate noteriale që lidhi në Çorovodë me të birin e Nazifit, premtoi se i detyrohej 36 milionë Lekë të vjetra. Por teksa priste që të merrte paratë, personi që bleu bagëtitë ndërroi jetë.
Që prej asaj kohe, Nazif Feta nuk ka marrë asnjë qindarkë. Ai është drejtuar emisionit Stop në Tv Klan duke kërkuar ndihmë si procedohet ligjërisht në një situatë të tillë.
“11 vjeç që kam qenë e deri më sot unë vetëm dele di nuk di gjë tjetër. Sa herë që i shikoj më vjen për të qarë. U largova unë, u largua mosha. Kam marrë lekë borxh dhe bleva një tufë shelegësh në Sarandë, prej 400 e ca shelegë edhe hyra borxh shumë. Ato i shita, m’i mori një kasap nga Tirana po nuk kishte lekë, edhe më ngelën lekët atje. Po të mbaja familjen se s’kisha gjë hiç, s’kisha ekonomi tjetër. Ky ka qenë kasap edhe më lidhi një shok. Ai shoku më tha mua unë kam shitur mall nga ai edhe i kam marrë paratë. Se unë e pyesja a t’i jep paratë? T’i jep më thoshte mua, po megjithatë mos krijo besim tek unë. Kur t’i bësh, bëji letrat në rregull. 420 kokë bagëtish ka marrë, si vlerë parash bëjnë 3 milionë e 600 mijë të reja. I mori edhe lekë s’kam marrë”, thotë Nazif Feta.
Familja e Nazif Fetës u drejtua edhe në Gjykatën e Beratit, prej nga doli një urdhër ekzekutimi mbi deklaratën e firmosur mes palëve. Sot, banorët nuk kanë bërë asnjë veprim dhe i kanë humbur shpresat.
“Ai tha që pasurinë që kam do ta merrni ju në qoftë se unë nuk ju shlyej me para. E lamë në 25 Janar të 2020. Në 23 Janar 2020 më mori në telefon tha dua një numër llogarie. Ja nxorra numrin e llogarisë ja dërgova. Në 24 mora vesh që ai ndërroi jetë. Ato janë bërë çregjistrimet”.
Ilia Elezi, përmbarues gjyqësor, shpjegon se kur debitori ka ndërruar jetë, përmbaruesi gjyqësor i drejtohet të afërmve të tij për ekzekutim vullnetar, për ata që kanë përfituar nga trashëgimia.
“Kur debitori ka ndërruar jetë përmbaruesi gjyqësor duhet t’i drejtohet me lajmërim për ekzekutim vullnetar të afërmve të tij të cilët kanë përfituar nga trashëgimia. Atëherë të gjithë personat që kanë përfituar nga kjo trashëgimi, janë të detyruar që të përmbushin debinë ndaj kreditorit. Por tek neni 520 thuhet qartë që personat, familjarët që kanë përfituar nga i ndjeri, do shlyejnë debinë por në bazë proporcionale të përfitimit të kësaj debie dhe jo më tepër se. Kështu që përmbaruesi gjyqësor i drejtohet me lajmërim vullnetar të gjithë personave që kanë përfituar dhe pastaj nëse nuk përgjigjen kalon në të detyrueshëm. Kurse me nenin 121 për noterinë nëse ka pjesë pronash ose të ardhurash që nuk janë ndarë për arsye të ndryshme të cilat mund të jenë me dashje apo pa dashje mosçelje e trashëgimisë, përmbaruesi i drejtohet noteres ose noterit të zonës ku personi i ndjeri ka jetuar më përpara dhe bën çeljen e trashëgimisë për personat. Dhe përsëri, kur bëhet çelja e trashëgimisë bëhet lajmërimi për ekzekutim vullnetar të gjithë personave, ose u lihet me dijeni pranë noteres për kontakt pranë një zyre përmbarimore. Borxhi nuk shuhet asnjëherë në momentin kur i ndjeri ka lënë pasuri në të holla ose të patundshme”, shpjegon përmbaruesi gjyqësor Ilia Elezi.
Familjarët e të ndjerit që kanë përfituar trashëgimi prej tij janë të detyruar të shlyejnë borxhin.
Në 20 Tetor 2022, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi rast...
Mashtrimi për punësim në vendet e Europës është fenomeni m...
Një tjetër denoncim është bërë mbrëmjen e sotme për ko...
Inceneratori i Elbasanit ndodhet në remont prej disa muajs...
Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun e PD-së, Jola Hysa,...
Në një dokument prej 8 faqesh, CNA zbulon të vërtetën e ma...
Një ditë më parë portali "Syri.net" njoftoi se pronarët e ...
Emisioni “Stop” u ndal në Koplik pranë shtëpisë së familje...
Fiks Fare ka trajtuar shpesh herë fshatrat që po shpopullz...
Prej vitesh CNA ka denoncuar megaaferën e inceneratorë...
Koncesionari i plehrave të Sharrës ka ndryshuar pronarë në...
Qytetarët e Elbasanit vijojnë të përballen me shqetësi...
Sot “Stop” u ndal te doktoraturat për vitin akademik 2021-...
Në emisionin “Stop” është folur disa javë më parë për abuz...
Nuk hapet sistemi për vizita te mjeku specialist në spital...
Në 30 Mars “Stop” transmetoi një denoncim nga zona e Proku...
Në emisionin “Stop” u shtjellua këtë të mërkurë një ngjarj...
Disa ditë më parë, Fiks Fare denoncoi një zyrë e cila u me...
Janë për tu treguar si barcaleta apo histori të turpsh...
Në 5 Prill “Stop” transmetoi denoncimin e një qytetareje, ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...