Arrestimi i “të fortëve” dhe zyrtarëve të policisë/ SPAK-u zbardh hetimet dhe akuzat
Më datë 16.01.2023 Prokuroria e Posaçme, ka regjistruar pr...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka renditur të gjitha denoncimet që ka marrë nga qytetarët në lidhje me krimet që ka kryer Oltion Bistri, i cili u arrestua një ditë më parë nga operacioni i SPAK-ut.
Sipas denoncimeve që Berisha bëri publike, thuhet se Oltion Bistri është i kërkuar për trafik droge në Maqedoninë e Veriut.
Gjithashtu nuk kanë munguar edhe akzuat ndaj Ardi Veliut. Ai gjithashtu e akuzon për gjoba dhe lidhje me eksponentë të botës së krimit.
“Tani le t’u kthehemi pak dy eksponentëve kryesorë të krimit të arrestuar dje.
Oltion Bistri, drejtor i Forcës Operacionale, drejtorisë më nevralgjike antikrim.
Ky është posti që kishte deri para një jave, Olti Bistri.
Olti Bistri njihet në botën e krimit me pseudonimin Çami. Ish-shefi i komisariatit në Pogradec, dhe më pas në Forcat Operacionale, dhe i kërkuar në Maqedoni për trafik të lëndëve narkotike në Maqedoni. I kërkohen shenjat e gishtave. Jahti luksoz i kapur në Greqi është i Olti Bistrit dhe çantat e hashashit janë me mbishkrimin Çami.
Mjetet e komunikimit që përdor janë telefonat e dekriptuar.
Pas arrestimit të gjeneral Lisit, panik i madh te Don Agaçi dhe vetë kreu i Meduzës.
Lexoni denoncimin e vitit 2022:
'Arrestimi i fundit në Itali i mikut të Agaçit i ka futur frikën të gjatit nga Antimafia Italiane dhe ‘Guardia di Finanza’. Të kapur gafil nga lekët që kanë vjedhë te inceneratorët, për të mbrojtur veten, ministrat dhe lali plehun e bashkise, i gjati po bën lëvizje të shumta në strukturat e policisë.
Pritet që në drejtim të Forcave Operacionale të vendoset Olti Bistri, një ushtar i Saimir Tahirit në bizneset me drogën, që do dekonspirojë operacionet kundër këtyre mafiozëve të Ramës.
E kanë pajisur këto dite me certifikatë sigurie, me lobim të fortë të Tom Doshit, Belinda Ballukut, Tan Leprit, Aranit Arapit, që tani dini ju se është këshilltar i ministrit të familjes Çuçi dhe që ka qenë baloz i zi i drogës gjatë Tahirit. Gradën e ka marrë.
Pritet që do shtrëngohen radhët brenda policisë, dhe Rama do të kalojë një ligj që do vendosë në spiunim të gjithë familjet e policëve që t’i mbajë në kontroll mos e arrestojnë'.
'Përshëndetje Doktor. Në Tiranën në zonën numër 2, kërcet bixhozi në katër anët. Natyrisht gjobat i merr Bistri'.
'Narkopolicia, pronë e Ardi Veliut. Se ky është një nga zarët kryesorë edhe të Ardi Veliut. Ky është përdorur për fotografime. Ky i ka nxjerrë Veliut atë videon të asaj nënës që lozte në një film dhe Veliu e paraqiti në parlament si të tillë dhe si të atillë, në një kohë kur e punësuan për t’ia mbyllur gojën. Narkodrejtori Veliu e emëroi në kundërshtim me ligjin në Durrës. Bistri mblidhte gjobat në zonën e ish-Bllokut në Tiranë dhe ishte lidhje me Shullazin'.
'Ky Oltion Bistri merrte 10 mijë euro për çdo person në kërkim, ndryshe e merrte në arrest. Rasti i dy shtetasve nga Fieri, mbase i kujton diçka kur ta lexojë. Gjatë pandemisë dhe fushatës, ky dhe Ermal Kapllani i Lal Djegësit, kanë bërë 500 mijë euro duke favorizuar ndërtimet pa leje dhe lejuar lokalet. Bistri paguan për shtëpinë që Ardi Veliaj ka blerë te Kodra e Diellit, por që për çudi nuk i doli gjatë vetingut. Ju garantoj me jetë për këto që u them'”, tha Berisha./ CNA
Më datë 16.01.2023 Prokuroria e Posaçme, ka regjistruar pr...
Ish-kryeministri Sali Berisha, një ditë më parë, deklaroi ...
Biznesmeni i varreve, Indrit Sefa, i cili ka kandiduar në ...
Sekretari i Përgjithëm i PS-së, Blendi Klosi, ka konfirmua...
Ish-sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, ka folur pë...
Alma K. , vajza e cila u shfaq në videoskandalin me ish-kr...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka kryer një inspekti...
Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e kësaj të...
Në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës janë krijuar rad...
Agjencia e inteligjencës kriminale e Australisë ka shkrua...
Gazment Bardhi pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD n...
Deputeti, Arben Pëllumbi thotë se ndryshimet në qeveri mun...
Avokati, Genc Gjokutaj ka reaguar lidhur me situatën në të...
Shkencëtarët nga dy autoritete globale të klimës raportojn...
Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet soci...
Detaje të reja janë zbardhur nga megaoperacioni i SPAK-ut....
PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKS...
Kryeministri Edi Rama, në një postim në "Twitter", i ka sh...
Sot SPAK zhvilloi një operacion të gjerë me rreth 15 arres...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me raportin ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...