LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

500 milionë dollarë për inceneratorë që nuk punojnë apo nuk ekzistojnë

17 Prill 2023, 14:32, Denoncim CNA
500 milionë dollarë për inceneratorë që nuk
Foto ilustruese

Qeveria shqiptare firmosi dy investime dhe një kontratë koncensionare në lidhje me inceneratorët.

I pari, për Elbasanin, me rreth 22 milionë euro, pretendohet që është investuar më shumë. E marrë si kontratë nga Stela Gugallja, bashkëjetuesja e Mirel Mërtirit, që quhet kreu apo “truri” i skemës së inceneratorëve në Shqipëri, njeriu i afërt me Partinë Socialiste dhe zyrtarët e rilindjes.

I dyti, rreth 34 milionë euro në Fier, marrë nga Klodian Zoto, ish-këshilltar i Pandeli Majkos, ish-zyrtar i PS-së, një nga njerëzit kryesorë të inceneratorëve, që ishte lidhja kryesore mes Elbasanit, Fierit, por dhe që themeloi kompaninë në Holandë për ardhjen në Tiranë në vitin në 2017 dhe firmosjen e kontratës koncensionare për përpunimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës.

500 milionë dollarë për inceneratorë që nuk
Foto ilustruese

Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja, janë njerëzit e inceneratorëve. Por në Holandë kanë ndryshuar emrat, kanë hyrë aksionerë të tjerë, disa shtetas italianë, është edhe Giuseppe Ciaffaglione, njeriu me 30% të aksioneve, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është personi që strehoi babain e Alqi Bllakos me një pagë marramendëse.

Nga ana tjetër, kontrata e Tiranës për 30 vjet, deklarohet se është rreth 430 milionë dollarë. Kjo është ajo që i është dorëzuar qeverisë nëpërmjet një biznesplani.

Por, në fakt, sipas përllogaritjeve dhe deklarimeve të bëra nga vetë kompania koncensionare në tatime, fitimet në 5 vitet e fundit shkojnë deri në 30 milionë dollarë.

Dhe shuma që pritet të fitohet mund të jetë 200 milionë dollarë apo shumë më tepër.

Ndërkohë që xhiroja, sipas llogaritjeve të bëra dhe nga gazetari Klodian Tomorri, mund të shkojë nga 700 mijë deri në 1.2 miliardë me rritjen e numrit të popullsisë, rritjes së sasisë së përpunimit të mbetjeve.

Këtu nuk bëhet fjalë thjesht dhe vetëm për një kontratë koncensionare, e cila kishte pagesën e përpunimit të mbetjeve të kryeqytetit. Tashmë asaj i janë shtuar dhe mbetjet e Durrësit.

Pa folur për pagesat që bëjnë Kavaja apo Vora që janë në Qarkun e Tiranës, përjashto këtu Kamzën, e cila deklarohet se ka një landfill të sajin.

Pra, qindra miliona dollarë mbi kontratën koncensionare ku në gati 30 vite vetëm qeveria duhet të paguajë të paktën rreth 300 milionë dollarë, sepse pagesa vjetore është rreth 10 milionë dollarë nga qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës, duke shtuar këtu dhe Bashkinë e Durrësit dhe bashkitë e tjera, ndoshta rreth 450 milionë dollarë do të paguhen në 30 vite nga pushteti vendor për përpunimin e mbetjeve.

500 milionë dollarë për inceneratorë që nuk

Këtu nuk po llogarisim të ardhurat që i vijnë kompanisë koncensionare nga bizneset private ku përpunimi i dherave, mbledhja e inerteve dhe shërbime të tjera që ofron kompania koncensionare.

Në çdo rast vlerat shkojnë disa qindra miliona dollarë më shumë se ato që janë deklaruar në firmosjen e kontratës koncensionare të qeverisë shqiptare me kompaninë e themeluar fillimisht nga Klodian Zoto, i cili, sipas dokumenteve zyrtare, ka filluar të tërhiqet nga kompania pas vitit 2018, për të fshehur gjurmët e tij së bashku me Mirel Mërtirin, i cili është i punësuari i kompanisë që ka në koncension inceneratorin e Tiranës, por si zyrtar në Holandë.

Janë 500 milionë dollarë kontrata koncensionare dhe investimesh.

Dy inceneratorët e parë nuk funksionojnë. Pretendohet se është ndezuar ai i Elbasanit, por kostoja që duhet për ta mbajtur në punë është rreth 2 milionë dollarë në vit. Për ata që duan ta kuptojnë, inceneratori i Elbasanit punon me naftë dhe me çmimin e sotëm të naftës llogaritet se mund t’i duhen nga 150-200 mijë euro naftë në muaj.

Një vlerë maksimale, por ndoshta dhe më pak dhe në total rreth 2 milionë euro në vit vetëm karburant që të punojë, t’i djegë dhe më pas të kthejë në sasi energjie duke pasur parasysh edhe përpunimin apo faktin se në Shqipëri mbetjet nuk ndahen, kostot e prodhimit të energjisë, djegies e me radhë janë shumë herë më të larta.

Në Fier ka një incenerator që kompania ka njoftuar zyrtarisht qeverinë se ka përfunduar më shumë se një vit e gjysmë më parë, por në fakt nuk është kështu.

 

Inceneratori i Fierit nuk punon dhe nuk është përfunduar. Ka ende pajisje për t’u vendosur. Është pretenduar për një pagesë nga qeveria në lidhje me këtë investim, i cili është mbyllur rreth një vit më parë.

Por nga ana tjetër, qeveria duhet të krijojë të gjitha procedurat e penaliteteve ndaj kompanisë koncensionare për shkak të vonesës që ka bërë në këtë investim.

Inceneratori i Tiranës, "thembra" e Akilit

Në fund gjithçka vjen te Tirana ku qëndron dhe “thembra e Akilit”.

Po thesi i parave të miliona eurove që kompanitë e inceneratorëve kanë përdorur për të blerë media, për të bërë propagandë në favor të tyre, kur në fakt kanë qenë thjesht dhe vetëm një kontratë monopoliste që kishte të ardhura të sigurta, por që zhvillonte propagandë.

Këtu lindi pyetja e çdo gazetari pse duhej një propagandë e shfrenuar për inceneratorët, kur në fakt rezultoi se në Tiranë nuk ka incenerator dhe rezultoi se landfillin e menaxhonte Klodian Zoto me Mirel Mëririn dhe Giuseppe Caiffaglione-n. Janë publikuar foto dhe materiale të tjera kompromentuese, siç i përmendëm dhe më lart, që nga punësimi i babait të Alqi Bllakos, mënyrën se si vepronte Klodian Zoto për landfillin e Sharrës, për këtë janë dëshmitarë me qindra ndërtues pasi përveç Mirelit, njeriu kryesor që menaxhonte bashkë me Ciaffaglione-n ishte Klodian Zoto.

500 milionë dollarë për inceneratorë që nuk

Mjafton të shikojmë dhe shpenzimet e kompanisë ku qartazi Stela Gugalles, Klodian Zotos dhe kompanive të tyre ju paguajnë miliona lekë shuma marramendëse për konsulenca, shërbime, punë e të tjera.

Pra, jemi përballë faktit që kemi qindra miliona euro kontratë për Tiranën, por nuk ka incenerator.

Kompania pretendon se duhet të ndërtohet pas disa vitesh, sepse është shtyrë. Në fakt në kontratën e parë, në kontratën fillestare, inceneratori tashmë duhet të kishte përfunduar. Kompania ka pretenduar një investim 128 milionë euro, ndërkohë që tani deklaron se janë investuar 30 milionë dollarë, kur dhe fitimet kanë qenë po kaq, sipas vetë deklarimit të kompanisë, dhe inceneratori nuk është ndërtuar.

128 milionë euro në kontratën që kishte firmosur si investim kompania deri pak kohë më parë që janë bërë deklarimet nuk i kanë pasur gjendje, të paktën sipas llogarive zyrtare të deklaruara në shtetin shqiptar apo dhe në banka. Nuk ka një gjendje të tilla parash të gatshme për të investuar. Ndoshta ajo do të sigurohet me kredi apo me rrugë të tjera, por aktualisht ajo nuk ekziston.

Gjithashtu sikur nuk kanë ekzistuar ato 128 milionë dollarë në momentin e firmosjes së kontratës kanë munguar dhe mungon inceneratori dhe investimi i duhur dhe për këtë mjafton që SPAK-u të shkojë dhe të shohë në terren për të zbardhur jo thjesht dhe vetëm atë që ka ndodhur, por dhe për të çuar deri në fund një hetim të plotë pse shqiptarët duhet të paguajnë 29 euro/tonin për landfillin e Sharrës, ndërkohë që atje nuk ka incenerator.

Në fakt, siç është përmendur nga shumë gazetarë dhe media, 29 euro/toni është shuma që paguan qeveria, nuk është totali i të ardhurave që ka kompania për mbetjet, sepse ajo siguron dhe të ardhura të tjera, të cilat në rast se do të merrej një mesatare është shumë më tepër sesa 29 euro/toni të mbetjeve urbane që kompani ka marrë në kontratën koncensionare. SPAK-u i ka aty provat, edhe pse ka muaj dhe vite që nuk shkon. Nuk shkon të bëjë matje, nuk shkon të shohë volumet e punimeve me ekspertë.

Si qëndron e vërteta? Ku duhej ndërtuar inceneratori? A kanë filluar punimet? Në ç’gjendje janë? A po mjafton një kapanon dhe disa zyra si investime të kryera? Sa janë vlerat monetare të shpenzuara?

Sa prej këtyre përfshihen në skema të mundshme evazioni fiskal, shmangie taksash apo para korrupsioni për subjekte, individë, përfshirë këtu media dhe kompani të ndryshme të zinxhirit Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja?/ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga