
SPAK arrestoi një ish-zv.ministër dhe pronarin e koncesionit të sterilizimit dy ditë më parë. Një ngjarje kjo e paralajmëruar, e pritshme për shkak të hetimeve të zhvilluara në lidhje me këtë koncesion.
Shumë personazhe mediatike po e krahasojnë aferën e inceneratorëve me atë të sterilizimit, por janë të ndryshme në disa detaje edhe për vlerat që kanë, por edhe për shërbimin e ofruar.
Së pari, inceneratori në Tiranë ka marrë rreth 60 milionë euro nga Qeveria shqiptare dhe rreth 50-60 milionë euro të tjera nga bizneset private.
Pra, janë mbi 110 milionë euro dhe inceneratori nuk është, nuk ekziston, ndërsa te shërbimi i sterilizimit ka një ndryshim.
Pavarësisht vlerës së madhe, kostove apo korrupsionit, shërbimi është kryer dhe ajo që raportohet dhe thuhet nga të gjithë mjekët është se ka qenë një shërbim shumë i mirë dhe një standard shumë i lartë, kjo sepse përpara se të vendosej shërbimi i sterilizimit ende operoheshe me bisturi dhe me mjete të kohës së diktaturës.
Pra, koncesioni i sterilizimit edhe pse korrupsion dhe aferë ka shërbyer për diçka pozitive, i ka shërbyer qytetarëve, ndërsa çështja e inceneratorëve është një aferë, ku në Tiranë inceneratori nuk ekziston, në Fier ende nuk ka përfunduar, megjithëse është deklaruar si i tillë dhe në Elbasan kostoja e mbajtjes në punë kushton me miliona euro në vit, gjë që është e pamundur për buxhetin e vogël të bashkive të atij qarku.
Ndryshimi tjetër është te fakti se për inceneratorët një ish-ministër ndodhet në burg, një ish-sekretar i përgjithshëm gjithashtu, akuzohet ish-zv.kryeministri për marrëdhënie me inceneratorët, ndërsa te sterilizimi gjithçka u tentua të mbyllej thjeshtë dhe vetëm me ish-zv.ministrin për të shpëtuar lëkurën e Ilir Beqajt, të cilin tani e kanë marrë në mbrojtje edhe zërat zyrtarë mediatikë të Rilindjes, që sistematikisht kanë qenë të paguar nga inceneratorët.
Ata janë të shqetësuar pse shumë media raportojnë për Edvin Kondilin, prokurorin që shmangu arrestimin e Ilir Beqajt dhe Shkëlqim Canit, dy ish-ministra të rëndësishëm të Edi Ramës sepse e zeza mbi të bardhë thonte se kishin marrëdhënie, janë firmëtarët, janë faktet, por ndaj tyre nuk kërkohet urdhër-arresti.
Dhe prokurori i çështjes është pikërsisht Edvin Kondili, njeriu që mazhoranca socialiste e mbështeti për kreun e SPAK, pasi nuk donte Altin Dumanin.
E në rast se Altin Dumani vendosi një standard me Arben Ahmetajn, Edvin Kondili nuk mund të sillet si ushtar i Rilindjes brenda SPAK për të vendosur standardin e tij pë të shpëtuar Ilir Beqajn apo Shkëlqim Canin.
Standardet nuk mund të jenë dy, janë thjeshtë dhe vetëm një. Nuk mundet që Edvin Kondili të justifikohet me zërat zyrtarë të mazhorancës dhe të kërkojë të shpëtojë nga shkrime apo editoriale të bëra nga njerëzit që janë paguar nga inceneratorët apo nga mediat që janë paguar edhe nga koncesionet e Ilir Beqajt, edhe nga check up-i, edhe nga inceneratorët, edhe nga të tjera koncesione, janë nëpër llogarira bankare, janë të zbardhura, ndaj edhe nuk kanë pse të shqetësohen.

Standardi duhet të jetë një edhe pse disa media ndoshta mund ta teprojnë ndaj Edvin Kondilit. E vërteta është se ai u mbështet nga Qeveria për t’u bërë kreu i SPAK dhe tani po mbështetet nga mediat e tyre.
Kjo tregon se gjithçka ka raportuar apo ka deklaruar në atë kohë publikisht ambasadorja amerikane, Yuri Kim, paska qenë e vërtetë. Dikush po fuste duart për të mbajtur nën kontroll SPAK-un dhe sot qartazi kuptohet për të shpëtuar Ilir Beqajn dhe ministrat e tjerë të Rilindjes, të cilët kanë firmosur kontratat koncesionare dhe PPP-të e famshme, që janë afera korruptive me qindra milionë euro./ CNA
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka shprehur k...
Ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, ndodhet në qeli q...
SPAK njoftoi arrestimin e një ish-zëvendësministri dhe...
Hetimet 3-vjeçare të prokurorëve Edvin Kondili dhe Ene...
Edhe nata tretë e Festës së Birrës ishte mjaft elektrizues...
Koloneli Dilaver Goxhaj ka reaguar ashpër për arrestim...
Prej dy ditësh ka startuar Festa e Birrës në Korçë, e ...
Bjellorusia do të ishte e gatshme të përdorte armët bërtha...
Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën Ndë...
Një gjykatë në qytetin gjerman të Mynihut dënoi të pre...
Fluksi i madh i emigrantëve të kthyer në vendlindje ka sht...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur prapaskenat e konc...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka shp...
Avokatët e Donald Trump i kërkuan gjykatësit që mbikëq...
Vlora është cilësuar gjithmonë si një nga vatrat e nxehta ...
Vlora në 365 ditët e vitit statistikor në Policinë e Vlorë...
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka ftuar liderët e B...
Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të premte në a...
Dy turistë francezë janë shpëtuar nga policia. Ata kishin...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari në ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...