
Sipas Prokurorisë së Posaçme e Antikorrupsionit kontrata origjinale e koncesionit të sterilizimit është zhdukur dhe nuk gjendet as në arkivat e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ky skandal pritet të zgjerojë edhe më tej hetimet për aferën me koncensionin e sterilizimit.
Dokumenti i SPAK është publikuar këtë të shtunë nga ëeblajme dhe nxjerr në pah një situatë të pabesueshme dhe po ashtu të dënueshme penalisht.
“Në zbatim të këtij vendimi, oficerët e policisë gjyqësore kanë sekuestruar dosjen e koncensionit pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Gjithashtu duhet theksuar se me gjithë kërkimet në institucion dhe arkivën e ministrisë së Shëndetësisë, zyrtarët e këtij institucioni nuk gjetën dhe nuk venë në dispozicion kontratën origjinale të koncensionit dhe as anekset përkatëse. Dokumentacioni i sekuestruar është origjinal i kopjes së njehsuar të dërguar nga ministria e Shëndetësisë përsa i përket procedurës së dhënies së koncensionit me shkresën numër 910/ 1 datë 19 shkurt 2020.”
Me urdhër të SPAK janë lëshuar tetë urdhër-arreste lidhur me koncensionin e sterilizimit, tender me vlerë 100 milionë euro. Dy persona kanë rënë në prangat e policisë lidhur me këtë koncension. Siç edhe e kishte paralajmëruar më parë CNA, janë arrestuar ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.
Por çfarë është kontrata e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro?
Bëhet fjalë pikërisht për një projekt PPP me mbështetje buxhetore në shëndetësi.
Kontrata për koncensionin e sterilizimit u firmos në vitin 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe kompanisë koncesionare SaniService aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.
Kompania, Investital LLC në këtë kontratë zotëronte pjesën më të madhe të aksioneve. Kjo kompani është themeluar me kapital 1 mijë euro në Kosovë nga Ilir Rrapaj.
Më herët BIRN ka publikuar një artikull në të cilin flitej për themeluesin e kësaj kompanie dhe thuhej se Rrapaj u kthye në Shqipëri pas zgjedhjeve të vitit 2013. Sipas kësaj medie para se të fitonte koncesionin Rrapaj vendosi kontakte të shpeshta me ministrin e Shëndetësisë në atë kohë, Ilir Beqaj.
BIRN intervistoi mjekë dhe kirurgë të spitave të ndryshme të Tiranës, të cilat pohuan se formula e zgjedhur i rrit shpeshherë kostot edhe fiktivisht. Mjekët pranuan se kishin përdorur sete të shtrenjta për mikrokirurgjitë dhe ishin detyruar shpeshherë që të hapnin dy ose tri sete gjatë një operacioni, për të gjetur instrumentin kirurgjikal që u nevojitej. Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, e mbrojti kontratën në një përgjigje me shkrim për BIRN, pavarësisht kostove të rritura dhe akuzave të regjistruara nga Prokuroria, shkruan BIRN.
Qendra e sterilizimit ishte ndërtuar në vitin 2009 përmes një kredie që qeveria shqiptare kishte marrë në Bankën e Këshillit të Europës –CEB. Transferimi i saj nën administrimin e koncesionarit u bë pjesë e hetimit të kryer nga Prokuroria e Tiranës –i cili u pushua në shtator 2016 pa pasoja, shkruan BIRN.
Kompania koncesionare “SaniService” i ka shitur Ministrisë së Shëndetësisë sete kirurgjikale për çmime që variojnë nga 16 mijë lekë deri në 45 mijë lekë (me TVSH)./ CNA
SPAK arrestoi një ish-zv.ministër dhe pronarin e koncesion...
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka shprehur k...
Ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, ndodhet në qeli q...
SPAK njoftoi arrestimin e një ish-zëvendësministri dhe...
Hetimet 3-vjeçare të prokurorëve Edvin Kondili dhe Ene...
Edhe nata tretë e Festës së Birrës ishte mjaft elektrizues...
Koloneli Dilaver Goxhaj ka reaguar ashpër për arrestim...
Prej dy ditësh ka startuar Festa e Birrës në Korçë, e ...
Bjellorusia do të ishte e gatshme të përdorte armët bërtha...
Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën Ndë...
Një gjykatë në qytetin gjerman të Mynihut dënoi të pre...
Fluksi i madh i emigrantëve të kthyer në vendlindje ka sht...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur prapaskenat e konc...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka shp...
Avokatët e Donald Trump i kërkuan gjykatësit që mbikëq...
Vlora është cilësuar gjithmonë si një nga vatrat e nxehta ...
Vlora në 365 ditët e vitit statistikor në Policinë e Vlorë...
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka ftuar liderët e B...
Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të premte në a...
Dy turistë francezë janë shpëtuar nga policia. Ata kishin...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...