Afera Rama-Beqaj/ Urata e veçantë e Berishës: Qytetarët, të mos pengojnë degëzat e gjethet t'i shohin trungjet
“Uroj që qytetarët shqiptarë të mos pengojnë degëzat dhe g...

Ish-kryeministri Sali Berisha, në deklaratën për mediat, është shprehur se përgjegjësit kryesorë të skandalit me koncesionin e sterilizimit janë ish-ministri Ilir Beqaj dhe kryeministri Edi Rama.
Pas inceneratorëve, sipas Berishës, kjo është vjedhja e dytë e shekullit.
"Ilir Beqaj ka firmosur hapjen e procedurës së koncesionit 10-vjeçar të sterilizimit dhe ka firmosur renditjen dhe pikëzimin në garën false të koncesionit të emigrantit me një kompani që kishte të punësuar veten dhe një tjetër. Ilir Beqaj ka firmosur kontratën, në të cilën në shkelje flagrante të ligjit, janë lënë të hapura jo vetëm dritaret, por edhe dyert për të vjedhur dhe vjedhur sa më shumë.
Ilir Beqaj, i ka dhuruar mikut të tij, ose ka vendosur në emër të tij sipërmarrjen Beqaj-Rrapaj, duke përvetësuar si hajdut, aparaturën më moderne të sterilizimit dhe të gjithë logjistikën e saj. Qeveria me paratë e buxhetit bleu 1.7 milionë euro një aparaturë ultramoderne të sterilizimit. Ajo nuk u vu në përdorim dhe u pa se duheshin dërguar teknikë dhe inxhinierë për specializim.
Ilir Beqaj i dhuroi ndërmarrjes së tij aparaturën, lokacionin dhe qindra mijëra sete kirurgjikale, të lara në flori, e bënë pronar të tyre dhe tani u thotë shqiptarëve më paguani mua pesëfishin e kostos për një operacion. Për një set veglash që nevojiteshin për një operacion, çmimet shkonin në stratosferë.
Nëse ty në këtë operacion të thjeshtë, të nevojiteshin tri vegla, do paguaje aty 30 sepse të tillë të sillnin setin.
Setet dhe raporti set-ndërhyrje siç konstaton KLSH, që ka bërë një kontroll shumë serioz në vitin 2022, aty gjen se qëndronin mekanizmat e vjedhjes masive. Kishin përcaktuar klasifikime, dhe tani në përputhje me klasifikimin, bënin abuzimin më të madh.KLSH, i gjetur përpara kësaj situate kriminale, i kërkon ministrit që ka firmosur kontratën, të rinegociojë kontratën sepse prandaj u dyfishuan pagesat e spitaleve ndaj koncesionarit.
Por ka edhe një anë dramatike në këtë vjedhje. Ilir Beqaj me Ilirin e tij, udhëtuan mbi dhimbje dhe kufoma, se qindra e mijëra të sëmurë nuk u operuan dot, sepse spitalet nuk kishin fonde për të paguar setet kirurgjikale.
Pra, këtu janë arrestuar disa, të gjithë e meritojnë, nuk ka asnjë diskutim, por kryesor në këtë vjedhje të dytë të shekullit është Ilir Beqaj me firmat e tij, është Edi Rama me mbrojtjen e tij.Nuk kam parë firmë të Edi Ramës, por ka një problem. Lexova aktakuzën, prokurori thotë me të drejtë se ky Rrjepaj ka bërë mashtrim me pasoja të rënda. Po Edi Rama, kryeministër sharlatan, që për t’i dalë zot sipërmarrjes Beqaj-Rrapaj, kalonte nga studio në studio si sharlatan dhe thoshte se janë operuar njerëz me pinca dhe gërshërë me një krah. Ai që ka dy pare mend, nuk mund të dalë kurrë me një pozë të tillë", ka thënë Berisha./ CNA
“Uroj që qytetarët shqiptarë të mos pengojnë degëzat dhe g...
Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavs...
Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, ka akuzuar kry...
Sekretari i përgjithshëm i PD-së së vulës, Gazment Bar...
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për median italian...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median i...
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe ...
Gazetari Taulant Koplikaj është tallur me të pretenduarën ...
Ish -kandidati i primareve në PD për Bashkinë e Tiranës, F...
Kryeministri Edi Rama i ka marrë meritat SPAK-ut për punën...
Në GJKKO ka nisur senaca për 8 zyrtarët e arrestuar një di...
Ish kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që Prokuroria e P...
Sonte po mbahet nata e dytë e Festës së Birrës në Korçë, n...
Dhjetëra milionë dollarë të injektuar në Ujësjellësin e Du...
Janë 3 dokumente ‘bombë’, ku Ilir Beqja në cilësinë e Mini...
I ngarkuari i ardhshëm me punë i Ambasadës së SHBA në Tira...
Evi Kokalari apo Evis Kokalari ose Evi Angelakis, e njohur...
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ka zbuluar se B...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto me homolog...
Disa qytetarë protestuan përpara Ministrisë së Drejtësisë ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...