Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Kryeministri Edi Rama i ka marrë meritat SPAK-ut për punën e bërë gjatë kësaj periudhe.
Pas arrestimit të 8 zyrtarëve një ditë më parë për koncensionin e sterilizimit, Rama sot ka shkruar në rrjetet sociale se puna e pandërprerë e SPAK-ut dhe GJKKO-së në gusht meriton falënderime.
Numri një i qeverisë thotë se SPAK-u dhe Byroja Kombëtare e Hetimit nuk ranë nga qielli, po erdhën në jetë si shprehje e vullnetit të sinqertë e të palëkundshëm shtetndërtues dhe PS u zotua se do të ndërtonte një drejtësi të re, të pavarur, evropiane, që do t’i jepte fund kancerit të pandëshkueshmërisë.
Sipas Ramës, dallgën e drejtësisë e ka ngritur guximi, vullneti dhe ambicia e qeverisë, e cila ndryshon si dita me natën me ato të mëparshmet e 100 vjetëve pengmarrje të drejtësisë.
Kryeministri thekson se drejtësia e re po bëhet si pasojë e fuqisë së qeverisë për të hequr dorë nga kontrolli i saj.
"Puna e pandërprerë e SPAK-ut dhe GjKKO edhe në gusht meriton respekt e falenderime! Me këtë rast le të rikujtojmë kush e premtoi, filloi dhe mundësoi Reformën në Drejtësi, pas një kohe të gjatë lëngimi të Shqipërisë në batakun e padrejtësisë, kur askush s’kishte guxim as ta mendonte, jo ta bënte drejtësinë të pavarur nga qeveria.
SPAK-u dhe Byroja Kombëtare e Hetimit nuk ranë nga qielli, po erdhën në jetë si shprehje e vullnetit të sinqertë e të palëkundshëm shtetndërtues. Nuk ishin fjalë të bukura si ato të 100 vjetëve të shkuara me radhë, kur unë dhe Partia Socialiste iu zotuam popullit shqiptar, se do të ndërtojmë një drejtësi të re, të pavarur, europiane, që do t’i japë fund kancerit të pandëshkueshmërisë.
Kjo drejtësi sot ka lindur e po rritet përditë, sepse Partia Socialiste e Shqipërisë mbajti zotimin e saj më solemn e më të vështirë për të realizuar, përballë 100 viteve përqeshjeje me drejtësinë në historinë e shtetit shqiptar, kur nuk u prek kurrë dot nga drejtësia asnjë individ i pushtetshëm apo i lidhur me pushtetin, ku drejtësia ishte një shëmtirë e fortë me të dobëtit dhe e dobët me të fortët.
Disa flasin sot sikur SPAK-u është dallga e Zotit dhe qeveria porti i Djallit. Po ata harrojnë se dallgën e drejtësisë e ka ngritur në krye të herës guximi, vullneti dhe ambicia për Shqipërinë e pikërisht kësaj qeverie, e cila ndryshon si dita me natën me ato të mëparshmet e 100 vjetëve pengmarrje të drejtësisë.
Kjo qeveri dhe askush tjetër e hapi me gjoks rrugën e drejtësisë së re dhe kurrë nuk do ta pengojë drejtësinë në rrugën e vet, kudo ku ajo të hyjë, brenda qeverisë, rrotull saj, mbrapa saj apo nën ombrellën e saj.
Falë besimit se ky vend bëhet dhe fuqisë së kësaj qeverie për të hequr dorë nga kontrolli i drejtësisë, e për ta mbështetur atë pa kushte kundër korrupsionit e krimit të organizuar, Shqipëria Europiane, që po hedh shtat dita - ditës mes 1000 sfidave, pengesave e vështirësive, do t'i provojë vetes e botës se historia nuk është një mallkim i përjetshëm, se historinë janë vetë njerëzit e çdo gjenerate që e shkruajnë me forcën e ëndrrave, shpresave, këmbënguljes së tyre dhe se në ngjitjen drejt majës që meritojnë brezat që vijnë, këtë vend nuk ka më forcë që ta ndalë të shkruajë një histori të re", shkruan Rama ndër të tjera./ CNA
Në GJKKO ka nisur senaca për 8 zyrtarët e arrestuar një di...
Ish kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që Prokuroria e P...
Sonte po mbahet nata e dytë e Festës së Birrës në Korçë, n...
Dhjetëra milionë dollarë të injektuar në Ujësjellësin e Du...
Janë 3 dokumente ‘bombë’, ku Ilir Beqja në cilësinë e Mini...
I ngarkuari i ardhshëm me punë i Ambasadës së SHBA në Tira...
Evi Kokalari apo Evis Kokalari ose Evi Angelakis, e njohur...
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ka zbuluar se B...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto me homolog...
Disa qytetarë protestuan përpara Ministrisë së Drejtësisë ...
Prokuroria e Posaçme arrestoi ditën e sotme 8 zyrtarë në l...
Deputeti socialist Erion Braçe ka komentuar reagimet e pal...
SPAK njoftoi se kishte drejtuar kërkesën në Gjykatën e Pos...
I Ngarkuari me Punë të Ambasadës në Tiranë, H. Martin McDo...
Ditën e sotme SPAK ka arrestuar ish zëvendësministrin e Sh...
Në panik, ish ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka s...
Princi i kurorës Mohammed bin Salman është ftuar të vizito...
Një gjykatë e magjistraturës në Moskë ka gjobitur gjiganti...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar pas arrestimeve të...
Me 16 gusht startoi Festa e Birrës në Korçë, një nga e...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...