LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha-SPAK: Hetoni Duçkën dhe Nezën, rekrutuan me korrupsion McGonigal

17 Gusht 2023, 22:30, Aktualitet CNA

Berisha-SPAK: Hetoni Duçkën dhe Nezën, rekrutuan me korrupsion

Ish kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që Prokuroria e Posaçme të hetojë Dorian Duçkën dhe Agron Nezën emrat e të cilëve kanë dalë në skandalin e ish zyrtarit të korruptuar të FBI-së, McGonigal.

Në një deklaratë për mediat Berisha është shprehur se Shqipëria do të skuqet nga turpi ku McGonigal të shpallë veten fajtor për krimet që ka kryer në Shqipëri.

Ish kryeministri gjithashtu ka deklaruar se sipas burimeve janë Neza dhe Duçka ata që kanë manipuluar dhe alsifikuar dosjen për shpallje “non grata” të tij nga SHBA-të.

Unë jam këtu para së të gjithash për të denoncuar me forcën më të madhe indiferencën kriminale, antiligjore dhe antikushtetuese të SKAPit të partisë dhe drejtësisë shqiptare ndaj aferës McGonigal në Shqipëri.

Shqipëria do skuqet nga turpi vetëm pak ditë më vonë, kur McGonigal të shpallë veten fajtor për krimet që ka kryer në Shqipëri.

Nuk mund të ketë drejtësi në botë, përveç asaj që funksionon në kontrollin e plotë të qeverisë, që nuk hap hetimin dhe nuk vendos ndjekjen penale ndaj McGonigal dhe Edi Ramës, Dorian Duçkës, Agron Nezës, që rekrutuan me korrupsion McGonigal, për hetime private, që i dërguan të dhëna dhe dëshmitarë me këshilltarin privat, Dorian Duçka në zyrën e tij në Nju Jork, dhe që e paguan me ish-oficerin e sigurimit të Shtetit, Agron Neza për hetimin e lobistit të PD, Nick Muzin.

Dhe siç del nga burime të besueshme, për përgatitjen me manipulim dhe falsifikim, të dosjes për shpalljen non-grata të Sali Berishës”, ka thënë ndër të tjera Berisha.

Ashtu siç kanë bërë me dije mediat, McGonigal  ka bërë marrëveshjen e tij me prokurorët për të rrëfyer shkeljen ligjore që ai kishte bërë për të shërbyer në favor të oligarkut rus, Oleg Deripaska.

McGonigal po shpëton veten e tij nga burgu, po bën marrëveshje dhe në SHBA, por duhet të hetohet gjithçka ka ndodhur nën të, të zbulohen se kush janë personat e përfshirë në korrupsion.

Në aferë kanë dalë dhe emrat  e biznesmenit Agron Neza dhe Dorian Duçka, një i afërt i Ilir Metës që ka qenë edhe këshilltar i kryeministrit Edi Rama.

Duçka shitet në Tiranë si një individ me lidhje të forta diplomatike, si një mendje e madhe, lobiste ose sekser në gjuhën shqipe, si një njeri me marrëdhënie diplomatike si askush tjetër, që ka mundësira, kontakte, siç ishte rasti deri te zoti McGonigal.

Duçka është një nga emrat që do të zbardhë të vërtetën e skandalit McGonigal në lidhje me Shqipërinë./ CNA

Lajmet e fundit nga