
Edi Rama ka firmosur katër VKM që sipas tij janë dokumente antiligjore për t'i falur Carlo Bollino-s një pronë publike të destinuar për ndërtimin e një gjimnazi.
Kështu ka deklaruar sot në një konferencë me gazetarët, ish-kryeministri Sali Berisha.
“Së pari, duhet të kërkoj ndjesë sepse për grabitjen e rreth 5 mijë metra tokë nga Rama dhe Bollino, nga tetori i vitit 2019 gjer në korrik të vitit 2020, Edi Rama ka firmosur, jo 3 vendime, siç kishim paraqitur dy herë më parë në këtë sallë, por ka firmosur 4 vendime të personalizuara për grabitjen e tokës së bashku me Bollino-n.
Gazetarët kanë gjetur edhe një vendim tjetër, që është vendimi numër 589, datë 22.7.2020, me të cilin Edi Rama ndërhyn përsëri në kontratën e firmosur para vendimit të parë me Carlo Bollino-n. Me këto vendime, Edi Rama hyn në librin 'Guinnes' për përdorimin e firmës së vet në 4 vendime për vjedhje të hapur publike së bashku me Carlo Bolino-n.
Përveç katër vendimeve të firmosura nga vetë Edi Rama dhe të personalizuara për Bollino-n, janë gjetur edhe 3 firma të tjera qeveritare, njëra e Ramës në lejen e ndërtimit dhe dy të zonjës Anila Denaj në kontratën dhe lejen e ndërtimit, të gjitha këto për përvetësimin e 5 mijë metra katrorë tokë nga Bollino, sigurisht për Ramën.
Gazetarët investigativë provuan qartë me dokumente në emisionin 'Plug', se si Edi Rama e ktheu shtetin në shërbim të pushtetit të mikut të vet, Bollino.
Unë, siç thashë më sipër, kisha paraqitur para jush të vërtetën se Edi Rama kurrë në jetën e tij, kishte firmosur fap e fap njëri pas tjetrit nga tetori i vitit 2019 deri në korrik të vitit 2020, katër vendime të personalizuara për t’i falur Bollino-s së tij, natyrisht për të grabitur për vete tokën 4900 metra, që kushtonte së paku 1.2 milionë euro.
Toka që u grabit me 4 vendime të personalizuara qeverie për kompaninë e Bollino-s, të firmosur fap e fap nga Edi Rama, në planin rregullues të qytetit të Tiranës, ishte e planifikuar për gjimnaz në një komunitet prej 60 mijë banorësh se nuk kishte një gjimnaz të tillë.
Me VKM-në e fundit që u paraqit sot, Edi Rama ndryshon VKM-në e datës 6.5.2020, ndryshon përsëri kontratë”, – tha Berisha.
Ndërtimi i godinës së televizionit të Carlo Bollio-s, sipas Berishës, është vjedhje e truallit të lënë nga pronarët për ndërtimin e gjimnazit./CNA
Gjatë pasdites së djeshme, shtëpia e të moshuarve në F...
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka hedhur poshtë a...
Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktu...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka vizituar të mos...
Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi akuzat të mërku...
"Lonely Planet" i ka kushtuar një artikull vendeve tur...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi thotë se ka 31 vjet që pa...
Blendi Fevziu njihet tashmë jo vetëm si gazetar por ed...
Në dakordësi dhe bashkëpunim me Departamentin e Shtetit, t...
Atmosfera festive me motive kombëtare vijon ende. Sot ...
Policia ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në shtëpinë...
Një 19-vjeçare ka rrëfyer tmerrin që përjetoi pak ditë më ...
Mesditën e së mërkurës, një zjarr ka përfshirë shtëpin...
Paris Hilton ka folur pasi mori një numër të madh kome...
Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar të mërkurën s...
Një shkëndijë elektrike dyshohet të ketë qenë shkak i zjar...
Gazetarja Rudina Demneri ka treguar vështirësitë që ka...
Linja ajrore "Ryanair" nga sot ofron bileta të lira për sh...
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, ka kërkuar ...
Pavarësia e Shqipërisë është festuar kudo nëpër botë ku ka...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...