FOTO/ Begaj dhe Nikolla shfaqen "të përmalluar", përqafime para Kuvendit
Në sallën e sotme të Kuvendit, po zhvillohet ceremonia...

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi këtë të hënë në një konferencë me gazetarët se Edi Rama i ka dhënë Carlo Bollino-s, tokë me 1 euro. Sipas Berishës, vendimet për tokën në zonën ish-komplesit "Partizani" janë dhënë brenda 7 muajve nga qeveria Rama. Ai shtoi se këto vendime janë marrë me qëllimin që në një moment të dytë kjo pronë të privatizohet nga Bollino.
Berisha nënvizoi se kjo tokë u la nga pronarët për shtetin, me qëllimin që atje të ndërtohej një gjimnaz për zonën.
Fjala e plotë:
Një mashtrim i dytë i madh publik.
Me asgjë nuk mund të mashtrojë grabitjen që i ka bërë me Bollinon e tij, 4900 metër katrorë tokë.
Me tre vendime të Këshillit të Ministrave, të firmosura nga Edi Rama për kompaninë ‘MTSC’ Carlo Bollino, me tre vendime të Këshillit të Ministrave të personalizuara për kompaninë e një njeriu, të firmosura në harkun kohor 7 mujor, do të thotë; vendimi i parë me numër 642, datë 2.10.2019, me këtë vendim i është dhënë Carlo Bollinos, me 1 euro i janë 4020 metër katrorë tokë dhe 1600 metër katrorë sipërfaqe ndërtimi. Me 1 euro.
Kjo sipërfaqe toke e dhënë është territori i cili në planin rregullues të qytetit të Tiranës ka qenë i përcaktuar për komunitetin prej 60 mijë banorësh që nuk ka një të tillë.
Merret plani rregullues dhe kalohet në tokë për Carlo Bollinon dhe absolutisht Edi Ramën, me 1 euro me vendimin numër 642, datë 2.10.2019. Por grabitja, hajnia nuk ndalet me këtë vendim.
Vendimi numër 157 datë 19.02.2020, pas 3-4 muajsh. Me këtë vendim, Rama dhe Bollino vendosin të marrin edhe një sipërfaqe tjetër prej 870 metër tokë, në kundërshtim me kontratën.
Kontrata ishte 1 euro, 4020 metër katrorë tokë. Tani ndryshon kontrata dhe shtohen 870 metër dhe bëhen ekzakt 4890, metër katrorë tokë. Ky është vendimi i dytë në 4 muaj.
Nuk ndalet me kaq. Në vendimin e parë janë ndërtesat që sipas kontratës duhej të rikonstruktoreshin dhe përdorimi 1 euro.
Dhe tani hajduti heq dhe çizmet, del siç është.
Bëhet vendimi i tretë, numër 368, datë 06.05.2020.
Me këtë vendim Edi Rama vendos të prishen ndërtesat prej 1600 metër katror sipërfaqe ndërtimi, të rrafshohet duke shkelur kontratën, me një qëllim të vetëm. Lexoni vendimin ku bazohet kjo.
Në kontratat e qerasë, pika 8/4 e vendimit thotë: Në kontratat e qerasë, ose të infeteozës, të lidhura për pasuri ku sipërfaqja e truallit mbi 500 metër, në rast se kur shoqëria qiramarrëse ka kryer investime në përputhje me plan biznesin dhe në masën mbi 25% të vlerës së truallit dhe kur shoqëria ka respektuar kushtet e kontratës, subjektet kontraktuese që kanë konsumuar mbi 5 vjet të kontratës u lind e drejta e privatizimit të drejtpërdrejtë të objektit të kontratës sipas legjislacionit në fuqi. E kuptoni pra se vendimi i tretë i cili rrafshonte ndërtesën 1600 metër katrorë për ti hapur rrugën, grabitjes, përvetësimit të 5 mijë metër katrore se sipas vendimit të Edi Ramës, investonte aty 150% të vlerës së tokës, atij i lind e drejta e privatizimit të drejtpërdrejtë. A ka grabitje më flagrante se kjo që i bën truallit të tokës që i bën Rama me Bollinon e tij./CNA
Në sallën e sotme të Kuvendit, po zhvillohet ceremonia...
Ish-agjenti i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, ka pranua...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, nuk e ka ...
Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha ka nisur sot n...
Një tjetër post i rëndësishëm për Shqipërinë në arenën...
Deputetja demokrate, Albana Vokshi e ka quajtur SPAK-u...
Një ditë më parë PD zhvilloi një mbledhje me dyer të m...
Kryeministri Edi Rama ka folur për protestën e opozitë...
Kreu i grupit të Partisë Demokratike ka reaguar pas de...
Kryeministri Edi Rama në konferencën me gazetarët thek...
Çështja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi...
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të ng...
Kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë për mosngrit...
Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë ndaj opozi...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Prokurorinë e Tiranës...
Të premten, Lulzim Basha ka shpërthyer në sulme dhe fy...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në konferencën e përjav...
Lulzim Basha ka folur për propozimin e bërë sot nga al...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u pyet gjatë një...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një ultimatum për drejtorët...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...