EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Kreu i grupit të Partisë Demokratike ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se nuk ngrenë komisione hetimore për thashethemet e opozitës.
Përmes një statusi në rrjetet sociale Bardhi shprehet se Rama ka zgjedhur rrugën e gënjeshtrave.
Sipas Bardhit, Rama gënjeu hapur kur tha se Gjykata Kushtetuese ka shpallur antikushtetuese Komisione Hetimore të ngritura me kërkesë të 1/4 të deputetëve të opozitës pasi nuk ka asnjë vendim të tillë të Gjykatës Kushtetuese.
Më tej ai thotë se kreu i qeverisë ka gënjyer publikisht kur thotë se Gjykata Kushtetuese ka lënë porosi për të rregulluar ligjin për Komisione Hetimore pasi nuk ka asnjë vendim të tillë të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas Bardhit të 3 kërkesat e opozitës janë të drejta dhe kushtetuese dhe Rama duhet të heqë dorë nga sjelljet autoritare, përfshirë edhe qëndrimin e sotëm, që, pasi tentoi të shuajë zërin e opozitës me forca sigurie në Kuvend kaloi te tentativa për të intimiduar deputetët e opozitës me drejtësinë.
“Miku i Vangjush Dakos dhe bashkëpunëtori politik i Tom Doshit, refuzoi hapur apelin e partnerëve ndërkombëtarë për funksionimin normal të Parlamentit dhe dialog konstruktiv mes palëve për lejimin e mbikëqyrjes parlamemtare të pushtetit ekzekutiv.
Prej datës 5 tetor, Parlamenti është përfshirë në ngërç për shkak të refuzimit të mazhorancës për të respektuar të drejtat kushtetuese të opozitës në Kuvend. Opozita nuk kërkon asnjë favor, përveç respektimit të Kushtetutës, për të mundësuar:
1. Lejimin e kontrollit parlamentar përmes pranimit të kërkesave të opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore, një e drejtë kushtetuese e opozitës që nuk varet nga vullneti i shumicës parlamentare;
2. Lejimin e Grupit Parlamentar të PD për t’u përfaqësuar në Komisionin e Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore, me kryetarin dhe anëtarët që përzgjidhen nga vetë opozita, duke hequr menjëherë dorë nga loja e emërimit të opozitës në Kuvend dhe ndërhyrja në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD;
3. Shqytimin në kohë të propozimeve ligjore të deputetëve të opozitës, që prej 2 vjetësh mbahen pezull dhe nuk futen në procedurë parlamentare.
Në vend që të reflektojë, në vend që të sillet si kryeministri i një vendi demokratik, anëtar i NATO-s dhe kandidat për anëtar i BE, Edi Rama zgjodhi rrugën e gënjeshtrave.
Edi Rama gënjeu hapur kur tha se Gjykata Kushtetuese ka shpallur antikushtetuese Komisione Hetimore të ngritura me kërkesë të 1/4 të deputetëve të opozitës. Nuk ka asnjë vendim të tillë të Gjykatës Kushtetuese.
Edi Rama gënjeu publikisht kur tha se Gjykata Kushtetuese ka lënë porosi për të rregulluar ligjin për Komisione Hetimore. Nuk ka asnjë vendim të tillë të Gjykatës Kushtetuese. Opozita nuk është bërë, në asnjë rast, pengesë për rregullime të mundshme në ligjin për Komisionet Hetimore, përkundrazi nga data 9 dhjetor 2022 ka propozuar një projektligj për këtë qëllim, por që mbahet i bllokuar si një prej 31 projektligjeve të propozuara nga deputetët e opozitës.
Edi Rama genjeu pa turp kur tha se kërkesat e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore bazohen në thashetheme.
Cili është thashethem: “Shqetësimi i datës 17 Gusht 2023 i Ambasadës së SHBA për ndërhyjet e paligjshme në sistemin TIMS”?
Cili është thashethem: “Konstatimi i gjykatës së posaçme kundër korrupsionit se në koncesionin e sterilizimit kostoja është e shtuar në mënyrë abuzive dhe se ajo është lidhur në kushtet e konfliktit të interesit”?
Cili është thashethem: “Konstatimi i KLSH, që për vitin 2022 qeveria ka paguar 20 mijë fatura fiktive dhe që qytetarët nuk i kanë përfituar shërbimet për koncesionin e check-up”?
Cili është thashethem: “Që, në kushtet e konfliktit të interesit, Edi Rama ka miratuar statusin e investitorit strategjik për mikun e tij, Artan Gaçi, bashkëshort i ministres së tij Olta Xhaçka”?
Të 3 kërkesat e opozitës janë të drejta dhe kushtetuese. Edi Rama duhet të heqë dorë nga sjelljet autoritare, përfshirë edhe qëndrimin e sotëm, që, pasi tentoi të shuajë zërin e opozitës me forca sigurie në Kuvend, kaloi tek tentativa për të intimiduar deputetët e opozitës me “drejtësinë” që u dashka të përndjekë deputetët që reagojnë. Qëndrime të tilla, dhuna dhe shantazhi, vetëm sa na forcojnë bindjen dhe vendosmërinë se jemi në rrugën e duhur për të mos lejuar një Parlamentin një partiak dhe autokrat që kërkon të ndërtojë Edi Rama, duke asgjesuar opozitën dhe të drejtat e saj”, shkruan Bardhi./ CNA
Kryeministri Edi Rama në konferencën me gazetarët thek...
Çështja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi...
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të ng...
Kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë për mosngrit...
Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë ndaj opozi...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Prokurorinë e Tiranës...
Të premten, Lulzim Basha ka shpërthyer në sulme dhe fy...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në konferencën e përjav...
Lulzim Basha ka folur për propozimin e bërë sot nga al...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u pyet gjatë një...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një ultimatum për drejtorët...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, në një ko...
Aleatët e Partisë Demokratike kanë prezantuar në një konfe...
Seanca plenare në Apelin e GJKKO-së për ish-kryeministrin ...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të premte me një laj...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar turin e tij të...
Deputeti i PS-së, Petro Koçi ka folur për situatën në ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi,...
Samiti i Tretë i Diasporës mblodhi në Tiranë shqiptarë nga...
Gjatë fjalës së tij në Samitin e Tretë të Diasporës në...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...