Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike janë hapur 4 kuota për doktorantë dhe sipas një kandidati, procesi nuk ka qenë aspak transparent. Kur ka dorëzuar dokumentet, kandidatit në fjalë nuk i janë marrë nga punonjësja e protokollit artikujt dhe konferencat shkencore ku ka marrë pjesë. Në denoncimin për emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan, kandidati thotë se kur u shpallën fituesit, emrat e tyre nuk u deklaruan e as pikët e vlerësimi për secilin.
Denoncuesi: Kam mbaruar studimet për “Bachelor” dhe “Master Shkencor” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë Tiranë. Aktualisht, prej 4 vitesh punoj si pedagog i brendshëm pranë një institucioni të arsimit të lartë privat në Shqipëri. Kam kandiduar për ciklin e tretë të studimeve “Doktoratë” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë Tiranë. Afati i fundit i aplikimit ka qenë data 24 Nëntor 2023. Gjatë dorëzimit të dokumentave për plotësimin e dosjes për kandidim, dorëzova të gjithë dokumentat dhe erdhi pjesa e dorëzimit të artikujve shkencorë dhe konferencave. Në atë momente, vajza që punon si pjesë e protokollit më tha që “nuk ka nevojë sepse i ke dokumentuar në CV”. Prita daljen paraprake të kandidatëve për doktoraturën. Kemi bërë prezantimin e projektit, jemi larguar dhe 2-3 ditë më pas kanë dalë përgjigjet paraprake të fituesve për ciklin e tretë të studimeve “Doktoratë”. Isha renditur i treti me 2.32 pikë diferencë nga vendi i dytë, shoh që në renditjen paraprake, fituesit ishin renditur sipas kartës së identitetit, me numër ID, jo me emër dhe mbiemër. Gjithashtu, vërej tek faktori i vlerësimit “Konferenca dhe artikuj shkencorë” jam vlerësuar me 0 pikë me pretendimin se nuk i kam dorëzuar. Kam dorëzuar letrën e ankimimit dhe dokumentat e artikujve shkencorë dhe konferencave. 2 konferencat e noterizuara dhe artikuj shkencorë të fotokopjuar.
Gazetarja: Pra, në finale nuk jua pranuan?
Denoncuesi: Në finale nuk u pranua.
Gazetarja: A dolën listat përfundimtare?
Denoncuesi: Listat përfundimtare dolën, përgjigjia ishte e njëjtë si listat paraprake.
Gazetarja: Ju e dini se kush e ka fituar?
Denoncuesi: Procesi këtu është i parregullt, duke filluar që nga paraqitja pa emër dhe pa atësi dhe pa mbiemër e fituesve.
Gazetarja: Ju nuk e dinit si do të vlerësoheshit në rast se keni 5 vite në shtet apo 5 vite në privat?
Denoncuesi: Asnjëri nga faktorët për të cilët na kanë vlerësuar dosjen, nuk ka pasur një rregullore se si do të vlerësohen këta faktorë.
Gazetarja: Dhe ju dyshoni se ndoshta kanë fituar persona që nuk e kanë merituar?
Denoncuesi: Patjetër.
Denoncuesi takon kryetaren e komisionit AD-HOC Enkeleda Sinaj, e cila shprehet se procesi ka qenë transparent, pavarësisht mosdeklarimit të pikëve.
Enkeleda Sinaj, kryetarja e komisionit: Komisioni të gjithëve ju kishte të barabartë.
Denoncuesi: Më duhet një VKM, që duhet të ishte bërë zyrtare në lidhje me mënyrën sesi pikëzohet dosja, nuk e kemi patur. Ti më thua e dinte komisioni, unë nuk e dija. Pra një artikull brenda vendit kaq pikë, një artikull jashtë vendit kaq pikë, një konferencë kaq pikë, 2 vite punë kaq pikë, 5 vite punë kaq pikë, 10 vite punë, për këtë po të pyes. A ka një rregullore të shkruar?
Enkeleda Sinaj, kryetarja e komisionit: Të gjithë skedën e vlerësimit e përcakton, miraton komisioni AD-HOC, prandaj është komisioni.
Denoncuesi: Domethënë e përcakton në moment?
Enkeleda Sinaj, kryetarja e komisionit: Po, në moment!
Denoncuesi: Pa u bërë e ditur për aplikantin?
Enkeleda Sinaj, kryetarja e komisionit: Të lutem, të gjitha gjërat që kanë të rreshtuara ne kemi nxjerrë udhëzimin 5, e ka nxjerrë institucioni dhe jo Rektorati dhe janë marrë në konsideratë të gjitha ato. Të lutem, më transparent nuk kishte, ku të shkonte.
Kur kërkoi më shumë shpjegime, Sinaj e nxorri nga zyra të interesuarin.
Denoncuesi: A ka një udhëzim të shkruar për kartën e ID dhe a ka një udhëzim të shkruar për pikëzimin e dosjes?
Enkeleda Sinaj, kryetarja e komisionit: Tani, të lutem!
Denoncuesi: A mund ta kem të fotokopjuar? Ta marr me vete!
Enkeleda Sinaj, kryetarja e komisionit: Të lutem! Unë e mbarova bisedën me ty.
Denoncuesi: Ka, apo s’ka?
Enkeleda Sinaj, kryetarja e komisionit: Ore, dil nga zyra ime të lutem!
Për këtë situatë, emisioni “Stop” në Tv Klan iu drejtua ish-zëvendësministres Nora Malaj, hartuese e ligjit për arsimin e lartë. Malaj thotë se nuk ka arsye pse të mbahen të fshehtë emrat e kandidatëve dhe fituesve. Ajo thotë se publikimi i kritereve dhe pikëve duhet të jenë të detyrushme në mënyrë që procesi të mos bëhet pis.
Gazetarja: A mundet që në rezultatet paraprake dhe në ato përfundimtare, të kemi dhënien e emrave fitues me ID dhe më pas zhdukjen e emrave përfundimtarë? A është kjo një mënyrë transparente?
Nora Malaj: Kur flasim për doktoraturat që janë niveli i studimeve më të larta në drejtim të kërkimit shkencor, kur kemi parasysh që edhe kuotat janë të limituara, transparenca është kryefjalë. Nëse vendos ta pranojë me ID që është detyruese, të ketë edhe emrin, dhe unë mendoj që nuk ka arsye pse të mos ketë emrin, në fund të listës së fituesve duhet bashkangjitur dhe emri që të mos ketë asnjë keqkuptim. Duhet të krijohet një rregullore, në mënyrë që unë, ti apo ai tjetri, të dimë si do të garojmë, të dimë cilat janë kushtet që do të garojmë, cilët do të jenë pikët dhe mbi bazën e tyre, të gjithë janë shumë të qetë në rezultatet që ata kanë në dosjen që ata kanë përgatitur. Flasim për nivelin më të lartë dhe duam transparencën më të lartë, nëse kjo nuk ekziston, atëherë vetë procesi pa dashjen e individëve që mund të kenë dashamirësinë, që mund të kenë lirinë akademike, e bëjnë pis duke mos e vënë deri në fund edhe detajin për të gjithë procesin./ Tv Klan
Lëvizja Bashkë dje ka filluar publikimin e disa të dhë...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt Sarandës,...
Një padi në SPAK mund të dërgojë në burg ish-ministren...
Të dielën e 25 gushtit 2019, Fluturimi izoloi soletën ...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Jamarbër Ma...
Në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan ka mbërritur një ...
Fshati Kuç Buronjë i Himarës nuk ka ujë të pijshëm, edhe p...
Një zonjë është drejtuar në “Stop” pas presioneve e kërcën...
Thirrjet e vazhdueshme që Mirel Mërtiri të bëhet i pen...
Emisioni Stop në Tv Klan trajton mbrëmjen e sotme rast...
Një denoncim i fortë është bërë këtë të hënë për kryeb...
Mimoza Gjika është pajisur me certificate vdekjeje në 30 t...
Në lagjen 5 në Durrës, në bllokun e banimit, ndodhet një l...
Altin Dedej, një qytetar nga Lushnja, tregon se në shtator...
Përmbaruesi Pjetër Caka e mashtroi gjatë qytetarin Skënder...
Skënder Arapi në vitin 2014 tregon për emisionin “Stop” në...
Detaje të reja kanë dalë nga portugezi Ruben Saraiva, ...
Abuzimi dhe skandalet me “check up”-et kanë qenë shpesh pj...
Eksponentët e krimit kanë shtrirë tentakulat e tyre në pol...
“Check up”-i, një koncesion që po hetohet nga SPAK-u, i sh...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...