Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Një biznesmen jo i panjohur për opinionin publik, Isuf Berberi, i njohur nga ana tjetër edhe si një nga miqtë e ngushtë të ish-presidentit Ilir Meta. Berberi është një nga biznesmenët afër pushteteve, afër politikës dhe tashmë ka kapërcyer “ylberin” e tij, nga Ilir Meta duket se është futur në shtratin e ngrohtë të socialistëve, por ka pak rëndësi.

Thelbi është një denoncim i bërë dy ditë më parë nga Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit. Në morinë e dokumenteve dhe fakteve të publikuara prej tij, të cilat ne i verifikuam, rezultonte një kompani, e cila kishte marrë një kullë me 17 kate, subjekt biznesi që si gjithë të tjerët kishte bërë aplikime, por duke parë historikun në QKB, lindin shumë, jo vetëm pikëpyetje.

Çudia qëndron te fakti se një biznes që nuk ka ushtruar asnjë ditë aktivitet, por është hapur në vitin 2020 dhe është mbyllur më tej dhe aktivitetin e vetëm e ka në gjashtë muaj nga qershori i 2023-shit dhe deri në 26 dhjetor sa merr lejen e kullës me 17 kate, e kupton se ka diçka që nuk shkon.

Si mundet një subjekt i ri i hapur me vrap shpejt e shpejt të shkojë të marrë një leje të tillë, duhen disa licenca, duhen disa garanci, duhen fonde investimesh, duhet studio arkitekturore? Pra, ka disa standarde për të shkuar deri te ndërtimi i kullës me 17 kate. Nuk mund të vijë çdo subjekt nga rruga që ka bërë një licencë e ka dy pronarë dhe ec për gjashtë muaj e merr lejen. Por kjo është shumë e lodhshme dhe shumë ligjore.

Po të shohim pak ngjarjet dhe historikun e Berberit me pushtetin apo pushtetet, zoti Berberi ka qenë një nga shfrytëzuesit dhe njerëzit e lidhur me mbajtjen e lejeve të shfrytëzimit të fushave të naftës. Leje të cilat është pikërisht pushteti i Edi Ramës, dikur ministër Damian Gjiknuri që ia ka hequr dhe tashmë është sërish ky pushtet që i jep kulla.

Kjo tregon se qeverinë e kemi mjaft të kujdesshme, transparente, joinatçore, aty ku shkel ligjin të hiqet, aty ku e plotëson të jepet. Merr kullë me 17 kate, edhe pse subjekti nuk ka gjashtë muaj që është hapur dhe ka filluar të ushtrojë aktivitetin.
Së pari, kur CNA denoncoi lejen, pati një shqetësim të madh nga zoti Berberi dhe miqtë e tij, të cilët ngritën alarmin në lidhje me këtë kullë. Donin që shkrimet të hiqeshin.
Çfarë i shqetësonte këta njerëz në rast se kulla me 17 kate ishte dhënë në rregull në mbledhjen e 26 dhjetorit të vitit 2023 në KKT? Pse duhet të shqetësoheshin, shkrimet nuk kishin as shpifje, as sharje, as fyerje, thjesht thoshin që një subjekt pa aktivitet të gjatë në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit kishte marrë një leje 17 kate.
Në fakt diçka kishte denoncuar Lëvizja Bashkë. Gazetarja Ola Xama kishte artikuluar apo vetë Ylli Rakipi në emision e tij “Të Paekspozuarit”. Të lëmë mënjanë dhe pjesën e dytë të reagimit.
Ka disa pyetje të tjera që janë te lejet zhvillimore në zonat naftëmbajtëse, licenca të hequra dhe kulla të dhëna.
Në fakt te lejet e naftës, te zonat e zhvillimit të tyre, dikur nëse do të kthehemi pak në histori, na del historia dhe çështja e McGonigal, ish-zyrtarit të FBI-së, i cili erdhi në Tiranë, shëtiti me Dorian Duçkën, ish-këshilltarin e kryeministrit, shëtiti me Damian Gjiknurin e takoi me dhjetëra biznesmenë të tjerë.

Në bisedat e zbardhura nga FBI dhe nga akuzat e ngritura prej prokurorëve, përveç përfitimit të parave kishte edhe përfitime të tjera të cilat lidheshin me lejet e zhvillimit, pra në zonat tona naftëmbajtëse, ku kanë ushtruar aktivitet zoti Berberi dhe bashkëpunëtorë të tij. Këtyre u hiqen licencat dhe lejet zhvillimore dhe u jepen më pas personave, që është kërkuar nga influenca McGonigal.

Këtu natyrshëm lind një pyetje, e cila do përgjigje më shumë sesa beteja e Isuf Berberit dhe të tijve për të hequr shkrimet apo për të ndalur publikimet e disa fakteve krejt normale që nuk është se janë ndonjë gazetari e madhe dhe e thelluar. Janë thjesht detaje të rastësishme të cilat lidhen dhe tregojnë se si funksionon klientelizmi i pushtetit.
CNA i bëri disa pyetje dje zotit Berberi, por në mungesë të përgjigjeve, pasi reaguam, sërish vazhdojmë një pyetje: A mos vallë kjo leje është dhënë si shpërblim nga njerëzit afër kryeministrit për historitë e McGonigal?!
Kjo është ajo që shqetëson më shumë sesa leja e dhënë. Megjithëse dhe fakti që nuk ka eksperiencë, është një gjë shumë e rëndësishme.
Nga ana tjetër, lindin pyetje që lidhen me histori të cilat po burgosin zyrtarë të lartë të FBI-së në SHBA. SPAK ka nisur hetime dhe prandaj dhe lidhja është më e thjeshtë dhe përgjigjja do të ishte e më e besueshme në rast se do të na jepte zoti Berberi sa më shpejt: A e njeh shtetasin Dorian Duçka? Ka ndonjë lidhje kjo kullë me historitë e McGonigal?
Këto dy pyetje dhe disa të tjera që renditen më sipër duan përgjigje më shumë sesa presionet, ndërhyrjet për të hequr shkrime, apo telefonatat dhe sulmet që bëhen për të zbardhur një të vërtetë në një kullë me 17 kate, fituar nga një subjekt pa eksperiencë, pa aktivitet, që ka brenda pronari, aksioneri i vetëm ka disa dritëhije që çojnë në shumë pyetje që lidhen me çështje si "McGonigal", klientelizmi i dhënies së lejeve të ndërtimit e fakte të tjera që ne do t’i sjellim deri në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje për të kuptuar kush, pse, si e dhanë lejen me 17 kate dhe çfarë fshihej pas saj./CNA
Në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike janë hapur 4 k...
Lëvizja Bashkë dje ka filluar publikimin e disa të dhë...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt Sarandës,...
Një padi në SPAK mund të dërgojë në burg ish-ministren...
Të dielën e 25 gushtit 2019, Fluturimi izoloi soletën ...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Jamarbër Ma...
Në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan ka mbërritur një ...
Fshati Kuç Buronjë i Himarës nuk ka ujë të pijshëm, edhe p...
Një zonjë është drejtuar në “Stop” pas presioneve e kërcën...
Thirrjet e vazhdueshme që Mirel Mërtiri të bëhet i pen...
Emisioni Stop në Tv Klan trajton mbrëmjen e sotme rast...
Një denoncim i fortë është bërë këtë të hënë për kryeb...
Mimoza Gjika është pajisur me certificate vdekjeje në 30 t...
Në lagjen 5 në Durrës, në bllokun e banimit, ndodhet një l...
Altin Dedej, një qytetar nga Lushnja, tregon se në shtator...
Përmbaruesi Pjetër Caka e mashtroi gjatë qytetarin Skënder...
Skënder Arapi në vitin 2014 tregon për emisionin “Stop” në...
Detaje të reja kanë dalë nga portugezi Ruben Saraiva, ...
Abuzimi dhe skandalet me “check up”-et kanë qenë shpesh pj...
Eksponentët e krimit kanë shtrirë tentakulat e tyre në pol...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...