Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Pashk Gjoni, prej 24 vitesh mjek ortoped në Spitalin e Lezhës, njëherësh shef i Repartit të Ortopedisë në këtë institucion, denoncon drejtuesin e spitalit, Leon Kaza, i cili po kërkon të transferojë Repartin e Ortopedisë në ambientet e maternitetit të vjetër, që është në kushte skandaloze. Shkak i këtij transferimi është bërë rikonstruksioni total, që do t’i bëhet Spitalit të Lezhës.
Pashk Gjoni: Është themeluar në 1998-n nga ana ime. Sot jemi 2 mjek ortoped që shërbejmë në këtë repart. Në atë kohë Reparti i Ortopedisë ose shërbimi i ortopedisë, ka qenë i inkuadruar në repartin e kirurgjisë, që është në repartin matanë. Nga viti 2008, Reparti i Ortopedisë, falë edhe një investimi nga Ministria e Shëndetësisë të asaj kohe, funksionon si një repart ortopedie më vete, i përfshirë në shërbimin e kirurgjisë. Tani, shërbim ortopedie që operacione të mëdha në një vit, nga 220-230, 200 operacione të mëdha në vit ishin mbuluar nga ana ime. Manipulime në sallë, që quhen ndërhyrje të vogla, janë diku tek 700 në vit. Problem i këtij reparti fillon me rikonstruksionin e ri të spitalit. Është një gjë krejt e bukur, është një gjë krejt e mirë që ky spital do të rikonstruktohet, por telashet fillojnë në momentin që përmendet fjala rikonstruksion. Përse? Deri në këtë moment që ne flasim nuk ka asnjë shkresë zyrtare që Reparti i Ortopedisë duhet të lëvizë nga këtu dhe të shkojë në një vend tjetër.
Gazetari: Pra, nuk jeni njoftuar zyrtarisht?
Pashk Gjoni: Zyrtarisht nuk kam asnjë njoftim nga drejtoria e spitalit se ku do shkojmë. Nëpërmjet punonjësve, stafit të drejtorisë, jo drejtori vet besoj, ka njoftuar kryeinfermieret që do zbrisni poshtë në maternitetin e vjetër dhe materniteti i vjetër është i braktisur prej 3 vitesh.
Ne pamë nga afëre ambientet tek materniteti i vjetër, gjendja e të cilit është e mjerueshme, pasi kjo godinë ka qenë e mbyllur për shkak të amortizimit prej dy vitesh. Transferimi i Ortopedisë ka sjellë edhe shpenzime nga taksat dhe Spitali i Lezhës ka tenderuar 6 milionë lekë për përshtatjen provizore deri në përfundim të të gjithë rikonstruksionit. Në vend nuk konstatohet asnjë tabelë, që të sinjalizojë shumën e shpenzuar dhe afatet e punës për përshtatjen e maternitetit të vjetër.
Zgjidhja, që doktor Pashk Gjoni propozon, pa shpenzuar, është brenda rrethimit të këtij spitali. Materniteti i ri, që është 20 m larg me Repartin e Ortopedisë, ka dhe dy salla moderne për operacion. Por, Drejtori i Spitalit, që është gjinekolog në maternitetin e ri, nuk pranon, që deri në përfundim të rikonstruksionit total të spitalit, ky repart të kalojë në një nga katet e maternitetit të ri.
Pashk Gjoni: Sa informacion kam unë, atyre iu është akorduar një sasi fondi, një sasi lekësh, se sa mund të jetë, ose 50-70 milionë lekë të vjetra, ose 5-7 milion lekë të reja, për ta përshtatur për nevojat e spitalit, për kohën e rikonstruksionit që do të jetë…
Pashk Gjoni: Sipas informacionit që kam unë, kjo nuk është zyrtare, është përshtatur. Sallat e operacionit janë përshtatur për t’u sjellë. Unë kërkoj që, siç shtrëngohet shërbimi i ortopedisë dhe shërbimet e tjera të këtij spitali, të shtrëngohen të gjithë nga pak dhe ne të spostohemi 20 metra nga këtu. Kjo është zgjidhja më e thjeshtë, zgjidhja pa asnjë lloj kostoje sepse kjo është e përshtatur dhe nuk mund të shpenzosh lekë në maternitet, ndërkohë që statistikat e spitalit të Lezhës, numri i interventeve për 1 vit, ortopedi, kirurgji, gjinekologji, është diku tek 1200 intervente në vit. 1200 intervente në vit mund të bëhen duke shfrytëzuar në maksimum me një sallë operacioni. Me dy salla operacioni, bëhen duke pasur lirshmëri dhe duke mos sforcuar fare, as personelin, as mjekët kirurg. Pas kësaj, do ta padis në prokurori për shpërdorim fondesh , sepse këto janë fondet e taksapaguesve fondet e qeverisë shqiptare. Nuk kam, deri tani, asnjë lloj informacioni që të ma vendosin në tavolinë dhe të më thonë: “Kjo do jetë zgjidhja!”/ tvklan
Lidhur me agresionin e qenve endacakë ndaj shtetases Flutu...
Në 4 janar të këtij viti, Flutura Hoxholli tregon se kisht...
Një tjetër skandal vjen i denoncuar pranë redaksisë së CNA...
Prej 3 vitesh autoambulanca e Njësisë Administrative Gjori...
Jemi pranë Portit të Durrësit, pasi një qytetar që ka bler...
Ditën e djeshme, në emisionin “Stop” në Tv Klan, u transme...
Sipas tyre, në zgjedhjet lokale të vitit 2023, Bashkia e K...
Ditën e djeshme transmetuam problematikën e gjyqtarit të V...
Një tjetër padi po përgatitet për Carlo Bollinon, pas ...
Një qytetar shqiptar, i cili punon dhe jeton në një vend e...
Emisioni Fiks Fare solli dëshminë e një gruaje të divorcua...
Gjyqtari i Vlorës, Hektor Sinanaj, ka shumë probleme përsa...
Një biznesmen jo i panjohur për opinionin publik, Isuf...
Në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike janë hapur 4 k...
Lëvizja Bashkë dje ka filluar publikimin e disa të dhë...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt Sarandës,...
Një padi në SPAK mund të dërgojë në burg ish-ministren...
Të dielën e 25 gushtit 2019, Fluturimi izoloi soletën ...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Jamarbër Ma...
Në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan ka mbërritur një ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...