LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndërtimi i rrugës prek rrethimet e shtëpive të banorëve/ Përjashtohen kryeplaku e të punësuarit në bashki

26 Janar 2024, 22:57, Denoncim CNA

Ndërtimi i rrugës prek rrethimet e shtëpive të

Banorët e një lagjeje të fshatit Pirrë, Njësia Administrative Bubullimë në Lushnjë, ankohen se prishjet e mureve dhe rrethimeve të shtëpive të banorëve anash rrugës që po ndërtohet janë bërë në mënyrë selektive.

Sipas tyre, në fillim u tha që rruga do jetë e gjerë 7 metra, kështu banorët firmosën që muret rrethuese të banesave të tyre të prishen, por në fakt disa u toleruan edhe pse drejt banesave të tyre rruga nuk ka gjerësinë sa te banesat e tjera.

Ndërtimi i rrugës prek rrethimet e shtëpive të

Dhe është pikërisht shtëpia e kryeplakut dhe një punonjësi të ujësjellës kanalizimeve, rrethimet e të cilave nuk janë prekur. Njëri prej tyre tregon se i prishën muret, ndërsa ata që kanë lidhje politike nuk ju prishën. “Ne nuk lejuam që të vazhdojë puna në rrugë për shkak të këtyre prishjeve selektive, tek shtëpitë tona u prishën tek ata që kanë lidhje politike nuk prishën” thotë një banorë. Madje sipas tij njëra është shtëpia e kryeplakut dhe tjetra e një punonjësi në bashki.

Kryeplaku për gazetarët mohon të ketë ndikuar që të mos prishet rrethimi i banesës së tij, madje ai thotë se ka kërkuar të shoh projektin, por askush nuk e ka pritur.

Ndërtimi i rrugës prek rrethimet e shtëpive të

Administratori i Njësisë Administrative Bubullimë,Artan Mina, tregon se rruga po bëhet nga Bashkia Lushnjë, nuk e di sa do jetë vlera e investimit, dhe punimet janë ndërprerë për shkak të disa problemeve teknike në rrugë, por do rinisi puna dhe do prishen edhe ato pjesë rrethimesh që nuk janë prishur.

Gazetarët e Fiksit nuk morën një përgjigje nga bashkia për prishjen selektive të rrethimeve të banesave dhe as një afat se kur do rifillojnë punimet./ tch

Ndërtimi i rrugës prek rrethimet e shtëpive të

Ndërtimi i rrugës prek rrethimet e shtëpive të

Ndërtimi i rrugës prek rrethimet e shtëpive të

Lajmet e fundit nga