Babë e bijë zaptojnë shtëpinë ku rrinin me qira, gruaja ‘përplaset’ me Stop: Fikni kamerat ose do ju bëj kallëzim!
Lefterie Bushi, një e moshuar, që prej vitesh jeton në Ita...

Mimoza Bidaj, prej 39 vitesh ka punuar në kopshtin e Rrogozhinës dhe prej 5 vitesh ishte drejtoreshë e këtij kopshti pasi konkurroi.
Në vitin 2023 drejtori i Arsimit dhe Sportit në bashkinë Rrogozhinë, Fatmir Meçe, i kërkoi të dhënat e mësueseve Mimoza Bidajt, sepse i kërkontë kryetari për votat. Pasi nuk i dha të dhënat, Bidaj u shkarkua nga detyra me arsyetimin se emërimi nuk ishte bërë sipas ligjit.
Ajo nuk qëndroi si edukatore në atë kopësht, por u zhvendos në kopshtin e Luzit të Madh. Mimoza ka ardhur në emisionin “Stop” në Tv Klan, sepse kërkon të qëndrojë edukatore në kopshtin e Rrogozhinës, pasi i takon.
Mimoza Bidaj: Kam 39 vite në kopshtin Rrogozhinë, prej 5 vitesh drejtuese kopshti. Me 14 shtator 2023 më thërret Kryetari i Bashkisë, Edison Memolla, më shkarkon si drejtoresh dhe më cakton si edukatore në Luz të Madh.
Gazetarja: Me çfarë motivacioni u larguat nga puna?
Mimoza Bidaj: Atëherë, motivacioni është sepse unë jam emëruar gabimisht, jo në bazë të ligjit.
Gazetarja: Sipas bashkisë?
Mimoza Bidaj: Sipas Edison Memolla, ndërkohë, me ligjin jam emëruar kur ka qenë kryetari i bordit, ka qenë zyra arsimore, ka qenë vetë i ndjeri Haxhi Memolla, ish-Kryetari i Bashkisë dhe kam fituar konkursin.
Gazetarja: Po tani sipas kryetarit të Bashkisë aktual, si duhet të ishte emërimi juaj? Pra, çfarë nuk plotësoni ju nga emërimi ligjor?
Mimoza Bidaj: Kjo është bërë për arsye politike, pasi drejtori Fatmir Meçe, më ka ardhur brenda në kopsht, më ka kërkuar emrat e edukatoreve, numrat e telefonit, sepse i kërkon selia.
Gazetarja: Dhe kjo bëhet fjalë, ka ndodhur për zgjedhjet, pra për fushatën në prill-maj të 2023-shit, apo jo?
Mimoza Bidaj: Po, është e vërtetë.
Gazetarja: Ju u emëruat në kopshtin në Luz të Madh. Keni kërkuar ndonjëherë të qëndroni edukatore në kopshtin ku keni qenë drejtoreshë?
Mimoza Bidaj: I shkova kryetarit në zyrë dhe i thashë. Ai më tha që “s’e kam bërë unë, e ka bërë drejtori”. Shkova tek drejtori, drejtori s’më priti. Drejtori Fatmir Meçe. Kështu që unë nuk di ku të përplasem.
Gazetarja: Ju nga emisioni “Stop” çfarë kërkoni?
Mimoza Bidaj: Unë kërkoj të rikthehem në vendin e punës. Asgjë më tepër.
Gazetarja: Si edukatore?
Mimoza Bidaj: Si edukatore normale, patjetër.
Nëpërmjet një regjjistrimi të zhvilluar gjatë muajit prill 2023, para zgjedhjeve të 14 majit , Fatmir Meçe kërkon të dhënat e edukatoreve për kryetarin pasi ia kërkon selia, për të ditur se në cilin kahë politik anojnë.
Fatmir Meçe: Pëpunoji tha, aty tek kopshti.
Drejtoresha: Po tek kopshti ato me Edisonin janë, siç kanë qenë gjithmonë. Unë s’do bëj propagandë kundër Edisonit.
Fatmir Meçe: Jo, jo. Nuk është propagandë. Ta dimë tha, saktë. Ata kërkojnë listat.
Drejtoresha: Me lista… nuk t’i jap dot emrat e edukatoreve. Nuk mbaj se më doli njëherë emri që ma shkruajtën atje
Fatmir Meçe: Jo, jo që mos të të dali emri.
Drejtoresha: Atë s’e marr përsipër unë.
Fatmir Mece: Kë kemi që mund të mos jetë me neve, nga këto?
Drejtoresha: Tani, këto thonë të gjitha po. Ku di unë tani.
Fatmir Meçe: Po ja, kjo që takova unë është e djathtë.
Drejtoresha: Këto kanë qenë përherë. Edhe sjellja e tij shumë arrogante me edukatoret.
Fatmir Meçe: E kujt?
Drejtoresha: E Edisonit (Kryetarit të Bashkisë).
Fatmir Meçe: E lëmë pra atë muhabet. Edhe unë ndihem keq, a kupton? Edhe mënyrën si ma thotë unë ndihem keq.
Drejtoresha: Të imponon, pra. Është imponim që ai bën.
Fatmir Meçe: Unë kam dalë nëpër kopshtet që isha dje. I thua tjetrit, po i thua me njëfarë…Tani s’jemi kalamaj dreqi ta hajë. Kalamajtë e dinë sikur janë në një fushë futbolli. Po ma kërkon mua, pra. Se ndihem unë keq.
Drejtoresha: Ti po ma kërkon mua..Si të them unë. Të jap emrat e edukatoreve? Të dali emri i edukatoreve andej?
Fatmir Meçe: Jo të dali emri i edukatoreve. Ata do përdorin këtë pastaj do t’i marrin në telefon. Di gjë unë si i përdor selia. I merr në telefon: “Për kë do votosh?”. Prandaj duan, emër, mbiemër, numër telefoni, jo kartë.
Drejtoresha: Numër telefoni nuk jap unë të edukatoreve.
Pasi nuk u gjet mbështetje nga drejtoreshë Mimoza, kjo e fundit u shkarkua nga pozicioni i drejtoreshës dhe u vendos edukatore në kopshtin e Luzit të Madh./ tvklan
Lefterie Bushi, një e moshuar, që prej vitesh jeton në Ita...
Iris Ago, drejtoresha e komanduar e QKB-së, ka filluar...
Banorët e një lagjeje të fshatit Pirrë, Njësia Administrat...
Prej disa javësh, emisioni “Stop” ka investiguar mënyrën s...
Habeas corpus Infosofti palos 250 mijë euro në vit për të...
Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar emisioni “Stop” në...
Senatori amerikan, Bob Menendez, është përfshirë në një sk...
Ligji për investimet strategjike i miratuar nga viti 2015 ...
Pranvera Çoçja, një qytetare nga Shkodra tregon se prej 11...
Pak ditë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi buxhetin p...
Artan Sedaras nga fshati Goskovë e Poshtme Korçë denoncon ...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Enno Bozdo,...
Komisioni Ekonomik për Evropën në Kombet e Bashkuara ka ri...
Syrja Yskollari denoncon vrasjen e vëllait të tij Safetit ...
Lidhur me vrasjen e ndodhur në Gështenjas të Pogradecit në...
Policia e Shtetit denoncoi dje një skemë mashtrimi nëpërmj...
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso ka reaguar ...
Qeveria ka vendosur të fshehë raportin për ecurinë e konce...
Në fund të dhjetorit trasmetuam rastin e qytetarit Edmond ...
Pashk Gjoni, prej 24 vitesh mjek ortoped në Spitalin e Lez...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...