LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Stop/ “Ajo e jotja s’eci. Me ia q* motrën!” Mashtrimi me 30 mijë paund për dokumentet angleze

31 Janar 2024, 21:14, Denoncim CNA

Stop/ “Ajo e jotja s’eci. Me ia q* motrën!” Mashtrimi me

Një qytetar nga Fieri i është drejtuar emisionit “Stop” në Tv Klan, për të denoncuar një mashtrim. Vëllai i tij, prej disa vitesh jetonë në shtetin anglez, pa dokumente. Njihet me Mirvjen Nino nga qyteti i Beratit dhe ky i fundit i premton dokumente angleze.

Mirvjen Nino i kërkoi vëllait të denoncuesit 30 mijë pound dhe mënyra se si do i bënin dokumentet ishte nëpërmjet një martesë false, e cila nuk ndodhi asnjëherë.

Denoncuesi: Kam vëllain në Angli dhe doja që t’i bëja dokumentet angleze. Vëllai im rrinte me një djalë nga Berati dhe ai e rekomandoi tek një person që quhet Mirvjen Nino. Ky bënte dokumente me anë të vajzës së tij, se e ka avokate atje. Ky thoshte që “do më japësh lekët, domethënë 30 mijë paund, edhe disa lekë do kalojnë tek femra që do gjejmë. Do gjendet një femër që të paguhet dhe do bëhet një martesë false dhe pastaj do vazhdojmë procedurat e të bëhen dokumentet”.

Gazetarja: Pra, dokumentet do të bëheshin me anë të martesës, ndërkohë sa do të merrte personi i cili do të martohej dhe sa do të përfitonte zotëria i cili do të bënte të mundur realizimin e dokumenteve?

Denoncuesi: Sipas këtij djalit që na e rekomandoi 10 mijë paund i merrte kjo vajza, edhe të tjerat, reston, i ngelej atij. Vëllai e kontaktoi dhe e lanë për të bërë pagesën, 30 mijë paund. “Gjysmat”, tha, “jepja tek motra në Tiranë”. Janë 15 mijë paund, unë i dhashë 17 mijë e 500 euro, se kështu ishte kursi dhe 15 mijë paund ia dha vëllai atje në Angli.

Gazetarja: Kur e keni bërë pagesën?

Denoncuesi: E kemi bërë në vitin 2020, ishte para pandemisë. Ai nxirrte justifikim që “është pandemia, u vonuan”, pastaj e la që nuk do ta bënte në atë mënyrë edhe i kërkoi kartën e identitetit italiane vëllait, për ta kthyer nga karta në dokumente angleze. Vajti dha gishtat, pagoi edhe tarifën e vizës, si përfundim nuk ia dhanë sepse nuk ishte e ligjshme.  

Gazetarja: Pse nuk u realizua martesa?

Denoncuesi: Po s’u realizua sepse kaloi koha e pandemisë dhe nuk po gjente dot vajzë.

Gazetarja: Pra, të dyja mënyrat dështuan. Çfarë ndodhi më tej, kërkuat paratë?

Denoncuesi: Pastaj e pranoi vetë që “nuk e bëj dot dhe u mundova. Unë të tjerëve u kam bërë, por disave nuk u kam bërë”, edhe pastaj vendosëm që të kthehen lekët.

Pasi procedura nuk është kryer, ka qenë personi i interesuar i cili ka kërkuar paratë mbrapsht, shumën prej 30 mijë paund, e ndërkohë Nino ka premtuar se do ta kthejë këtë shumë, por ky premtim ka marrë vite dhe paratë ende nuk janë kthyer tek i zoti.

Denoncuesi: Vajtën vite e ne nuk e denonconim dot sepse vëllai është pa dokumente. Ai bënte mënyrën, që i bënte presion njerëzve, në qoftë se nuk u bënte punën shkonte dhe denonconte në emigracion. Iu jepte adresën atyre që t’i kthenin mbrapsht, që t’i lodhte personat, edhe mos të jepte lekët.

Gazetarja: Prej sa kohësh ju ka premtuar se do ju kthejë paratë?

Denoncuesi: Po bën dy vjet, nga 2022 deri tani. Unë kërkoj një ndihmë që të më kthehen paratë mbrapsht. Kaq kërkoj, ju lutem më ndihmoni.  

Ne u përpoqëm disa herë të kontaktonim me Mirvjen Nino për të lënë një takim, por ishte e pamundur. E megjithatë, në komunikimin që qytetarin nga Fieri pati me Mirvjen Ninon, premtimi që do të kthehen paratë vazhdon, edhe pse realiteti është ndryshe, sepse paratë ende nuk janë kthyer.

Mirvjen Nino: Nuk më takon dot. Tani, do më dëgjosh dy minuta? Siç të kam unë ty, më kanë mua të tjerët. E ke parasysh? Kemi nja dy hyrje, do t’i shesim, do t’i bëjmë, me këto punë po merrem. Nuk iki unë pa mbyllur këto muhabete, për veten time, pastaj për juve. Që do zgjidhet nuk diskutohet, se je në të drejtën tënde.

Qytetari: Për 30 mijë pound bëhesh, ti thua dhe vetë. Për 30 mijë pound i bën këto gjëra?

Mirvjen Nino: Ore, jemi bllokuar o burrë, jemi bllokuar!

Qytetari: Ça je bllokuar? Ti bleve gjithë ato toka në Dhërmi dhe nuk u bllokove. 

Mirvjen Nino: Janë blerë më përpara. Unë s’është se po të gënjej. Do dalim se s’bën nga situata.

Qytetari: Po ti, sa herë ke thënë deri në fund të muajit? Kur do takohemi të flasim tamam, të lëmë ndonjë datë?

Mirvjen Nino: M’i shtynë edhe mua. Do të të them unë vetë kur të takohemi, se këto ditë jam shumë, shumë i ngarkuar.

Gjithsesi, asgjë nuk është e pamundur për emisionin “Stop”, pasi takim me Mirvjen Ninon u realizua. Pasi ky i fundit foli për pasurinë dhe pozicionin e vërtetë të punës së vajzës së tij, la një datë për kthimin e parave.

Mirvjen Nino: Nuk e bëre dot punën… Për 30 mijë pound bëhesh ti? Unë kam 100 mijë lekë, lekë buke.

Qytetari: Edhe pasuri ke…

Mirvjen Nino: Ja, do të të thotë vëllai. Kam 10 milionë euro pasuri dhe nuk më beson njeri… Ja, të të thotë vëllai jot çfarë kam bërë. Si puna e… unë kam nja 7-8 vetë të tjerë që unë prisja t’iu jepja lekët mbrapa dhe nuk… Kam pasuri dhe s’më beson njeri edhe po marr kredi.

Qytetari: S’të ndihmon dot vajza jote?

Mirvjen Nino: Ore ka, por janë prishur shumë, shumë gjëra që duhet kohë të rregullohen.

Qytetari: Ku punon?

Mirvjen Nino: Në “Home Office” (Departament i Ministrisë së Brendshme në Angli). Njërit nga Patosi që hyri për dy veta, i kam kthyer lekët për dy veta edhe shumë e shumë të tjerë.

Qytetari: Ti the do shes një hyrje. Dua lekët unë.

Mashtruesi: Ja, ku është vila, në Dhërmi dhe do t’ia jap bankës. Do ta lë garanci. Do ta marrë banka dhe do më japë lekët mua. Të martën do të them që…

Qytetari: Do më japësh përgjigje?

Mirvjen Nino: Të saktë. Të saktë, që banka do m’i japë në filan ditë. Unë kam bërë nja 34 karta. Ajo e jotja s’eci. Me ia q* motrën!

Qytetari: 34 nga 30 mijë

Mirvjen Nino: Jo 30 mijë, se nuk i marr unë 30 mijë. 15 i merr femra. Do isha bërë bos unë!

Sigurisht që ky do të ishte mashtrimi i radhës, pasi ditën martë, Mirvjen Nino pati problem me bankën dhe paratë ende nuk janë kthyer tek i zoti./ tvklan

Lajmet e fundit nga