LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali/ Qeveria i la Ahmetajt pasaportën diplomatike

31 Janar 2024, 18:17, Denoncim CNA
Skandali/ Qeveria i la Ahmetajt pasaportën diplomatike
Fotomontazh - Ministria e Jashtme dhe Arben Ahmetaj

Sot në mesditë mediat kanë njoftuar se ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt i është hequr pasaporta diplomatike.

Ky reagim i qeverisë ka ardhur menjëherë pas njoftimit që ka bërë gazetari Çim Peka se ditën e enjte në mbrëmje, në Syri TV do të transmetohet intervista ku ka folur Arben Ahmetaj për kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, ka ngritur akuza, ka zbuluar të vërtetën e tij me inceneratorët dhe marrëdhëniet e politikës e qeverisë me oligarkët.

Sipas raportimit të bërë sot në media menjëherë pas lajmërimit të intervistës nga Çim Peka, qeveria ka njoftuar se i ka hequr pasaportën diplomatike Ahmetajt.

Në fakt, ky përbën një skandal.

Së pari, sepse Ahmetaj ka rreth 7 muaj në arrati dhe SPAK ka ngritur një akuzë ndaj tij ndërkohë ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Si ka mundësi që qeveria për gati 7 muaj nuk ia hoqi pasaportën diplomatike?

Në rast se pasaporta diplomatike Arben Ahmetajt nuk iu hoq menjëherë pas arratisë, lind pyetja, pse iu la kaq muaj?

Sipas të dhënave zyrtare nga ministria e Jashtme për CNA, pasaporta diplomatike për zyrtarët e lartë mbahet deri në 3 vjet pas përfundimit të mandatit, ndërsa zotit Ahmetaj i është hequr menjëherë pasi atij i është hequr edhe mandati i deputetit dhe është zëvendësuar nga Parlamenti.

Ky ka qenë argumenti që i ka dhënë CNA-së një zë zyrtar, por ligji thekson se pasaporta mund të mbahet edhe 3 vite pas humbjes së mandatit.

Nga ana tjetër, heqja e pasaportës diplomatike ka ardhur vetëm ditën e sotme, pas njoftimit të bërë nga gazetari Çim Peka se do të ketë një intervistë me Arben Ahmetajn, të realizuar disa ditë më parë.

Gjithashtu një skandal më vete është fakti se pse qeveria nuk ia hoqi pasaportën diplomatike Arben Ahmetajt në momentin që ai u shpall në kërkim ndërkombëtar, por ia la disa muaj dhe sot pas daljes në intervistë i hiqet pasaporta.

Në rast se Arben Ahmetaj nuk do të fliste s’do ia hiqnin pasaportën?

Pra, në të dyja rastet Ministria e Jashtme përfshihet në skandal.

Së pari, i ka dhënë mundësinë Ahmetajt të lëvizë me pasaportë diplomatike për rreth 7 muaj dhe së dyti ia heq sapo ai flet./ CNA

Skandali/ Qeveria i la Ahmetajt pasaportën diplomatike

Lajmet e fundit nga