web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

SPAK, kërkesë Interpolit për të shpallur në kërkim ndërkombëtar Arben Ahmetajn

24 Korrik 2023, 11:16, Aktualitet CNA

SPAK, kërkesë Interpolit për të shpallur në kërkim

SPAK i ka kërkuar Interpolit që të shpallë në kërkim ndërkombëtar ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj.

Pas verifikimeve, Policia e Shtetit i ka përcjellë SPAK-ut informacionin se Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri dhe si rrjedhojë nuk mund ta arrestojë.

Ish-zëvendëskryeministri akuzohet për korrupsion pasiv, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash.

Para 10 ditësh, me 117 vota pro dhe 3 abstenim, deputetët e Kuvendit aprovuan kërkesën e SPAK-ut, për heqjen imunitetit të ish-zv.kryeministrit.

Javën e kaluar, hetuesit e BKH-së kryen kontrolle në banesat e Ahmetajt në Lalëz dhe në Tiranë, ku sekuestruan disa pajisje digjitale./CNA.al 





Lajmet e fundit nga