Zjarr në fushën e mbetjeve në Vlorë/ Rrezikohen banesat
Që prej ditës së djeshme fusha e mbetjeve në Vlorë është për...

Landfilli i Sherishtës ka mbetur i papërfunduar pas sekuestrimit të kompanisë ITS të Klodian Zotos, ndërsa zyrtarët e bashkisë thonë se fusha aktuale e mbetjeve është e rrezikshme dhe ende nuk dihet nëse landfilli do të përfundojë ndonjëherë.
Nga Jerola Ziaj-BIRN
Mbetjet urbane në Vlorë vijojnë të grumbullohen në të dalë të qytetit në një vendgrumbullim jashtë standardeve të menaxhimit, i cili prej kohësh është i tejmbushur dhe herë pas here shpërthen në zjarr.
‘Depozitimi i mbetjeve në fushën aktuale të grumbullimit është bërë i rrezikshëm për shkak të grumbullimit të gazit metan dhe vatrave të zjarrit, që provokohen edhe nga temperaturat e larta,’ thotë Edmond Leka, drejtori i Ndërmarrjes se Shërbimeve Publike pranë Bashkisë së Vlorës.
Bashkia e Vlorës priste që ta zgjidhte çështjen e trajtimit të mbetjeve me landfillin e ri të Sherishtës që në qershor 2021, por afati është shtyrë disa herë dhe punimet kanë mbetur në vendnumëro prej janarit të këtij viti.
Landfilli i Sherishtës është vetëm një nga aktet e sagës së inceneratorëve në Shqipëri.
Ndërtimi i tij është pjesë e një projekti të integruar për menaxhimin e mbetjeve në qarkun e Vlorës me vlerë 20.8 milionë euro të financuar nga KfW, nga të cilat 12.5 milionë euro janë kredi dhe pjesa tjetër grante.
Në qershor 2020, Integrated Technology Services në bashkëpunim me kompaninë italiane Bulfaro Spa, u shpallën fituese të një tenderi prej 9.8 milionë eurosh për ndërtimin e landfillit me një kapacitet prej 350 mijë ton mbetje.
Prej 14 dhjetorit 2021, kompania Integrated Technology Services është nën sekuestro preventive me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Aksioneri i saj i vetëm, Klodian Zoto është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia e Shtetit, i akuzuar për pastrim parash dhe korrupsion. Në dy çështje të veçanta, për inceneratorët në Fier dhe Elbasan, SPAK ka kërkuar në total rreth 15 vjet burg për Zoton.
Pas sekuestrimit, kompanisë iu caktua si administrator publik Farudin Arapi dhe në Maj 2022 BIRN gjeti se puna në kantier pati vijuar pavarësisht problemeve ligjore të kompanisë.
Por Arjona Bojaxhi, drejtoresha e Qendrës Rajonale të Menaxhimit të Mbetjeve pranë Bashkisë së Vlorës, i tha BIRN se puna ndaloi në janar të këtij viti dhe se nuk kanë një afat për përfundimin e saj dhe vënien në punë të landfillit.
Bojaxhi, e cila një vit më parë ishte optimiste që projekti do të përfundonte, i tha BIRN së fundmi se nuk kishte më qartësi.
‘Jemi në pritje dhe jemi shumë të shqetësuar sa i takon përfundimit të projektit,’ tha ajo.
Bojaxhi shpjegoi se zyrtarisht nuk ka ende një datë të dorëzimit të veprës bashkisë së Vlorës dhe për pasoje askush nuk mund të parashikojë se kur kjo do të ndodhë.
‘Ndërtimi i landfilldit ka përfunduar, por impiantet pjesë e tij nuk janë lidhur me njëri- tjetrin dhe nuk janë në funksion. Po ashtu nuk janë bërë as lidhjet elektrike dhe arredimet e zyrave,’ tha Bojaxhi.
Projektit i mungojnë gjithashtu peshoret në hyrje të kantierit. Bojaxhi thotë se nëse këto vendoset në landfill, mund të ‘kishte nisur të paktën grumbullimi’.
Edmond Leka, drejtori i Ndërmarrjes se Shërbimeve Publike pranë Bashkisë së Vlorës, i tha BIRN se ata kishin marrë një zotim nga Farudin Arapi, administruesi publik i kompanisë, që të paktën peshoret të vendoseshin në vend deri në fund të muajit qershor. Por Leka tha se nuk e dinte nëse kjo do të ndodhte.
‘Përpara disa ditësh në një takim të përbashkët të bashkisë së Vlorës me Bankën Gjermane për Zhvillim dhe administratorin shtetëror të landfilldit kemi arritur të negociojmë për përfundimin deri në fund të muajit të peshores dhe vendgrumbullimit, për të shmangur të paktën depozitimin e mbetjeve në fushën aktuale të mbetjeve,’ tha Leka.
I kontaktuar në e-mail dhe me telefon, Arapi nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN në lidhje me punimet dhe afatin e përfundimit të projektit, deri në publikimin e këtij artikulli.
Që prej ditës së djeshme fusha e mbetjeve në Vlorë është për...
Peshtani i Fierit prej disa ditësh po përballet me zjarre ...
Kanë mbetur vetëm dy orë nga mbyllja e procesit të votimit...
Deputeti Luan Baçi ka reaguar për situatën në Peshtan të F...
Nënkryetarja e KQZ-së, Lealba Pelinku, në një deklaratë pë...
Zjarri në fshatin Peshtan ka dalë jashtë kontrollit. Flak...
Pushimet verore kanë nisur dhe bregdeti shqiptar është mbu...
Sot po ripërsëriten zgjedhjet në Rrogozhinë, ku dhe ka pas...
Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Rrogozhinës,...
Ministria e Brendshme & “ALEAT” informojnë qytetarët se af...
Ministri Balla, gjatë një takimi me strukturat drejtuese t...
Problematikat në tregun e punës po ndikojnë negativisht në...
Policia e Shtetit është mobilizuar në gatishmëri të plotë ...
Agjenti imobilar Floriant Tahiri është shprehur se rritja ...
Spitali Rajonal Korçë ka ndarë lajmin e hidhur për ndarjen...
Lulzim Basha, i njohur si humbësi serial i PD-së së vulës,...
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia në koment në rrjetet so...
Një ditë më parë, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit ...
Gjyqtari i Tiranës, Ervin Pollozhani dha shpjegime për...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se het...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...