Pak shpjegim për aferën në inceneratorin e Fierit
Deputeti Luan Baçi ka shpjeguar shkurt aferën në incen...

Në emisionin “Stop” në Tv Klan, është trajtuar rasti i një qytetari nga Laçi, Kolë Pashës, të cilit iu dëmtua shtëpia nga tërmeti i 26 nëntorit dhe për këtë arsye del ds4 (për rindërtim) nga Instituti i Ndërtimit dhe nga Bashkia Laç. Qytetari nis punimet me këtë leje, por e stopon sepse komshiu, Nikoll Pasha, i është bërë pengesë.
Gazetarja: Kjo shtëpia e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe për këtë arsye Bashkia e Laçit, bashkë me Institutin e Ndërtimit, e kanë cilësuar këtë shtëpi, si shtëpi të pabanueshme. Dhe për këtë arsye, sipas vlerësimit është ds4, për rindërtim. Zotërisë i është miratuar fondi, ku ti ke përfituar 60 për qind saj.
Kolë Pasha: 13 milionë lekë.
Gazetarja: Ndërkohë kësti i dytë, kur thuhet?
Kolë Pasha: Mbasi të bëhet çatia e shtëpisë së re, më kanë thënë do të të kalojmë pjesën tjetër.
Gazetarja: Pyetja ime është, gjatë kësaj kohe, domethënë nga nëntori i 2019-s e deri më sot, ti ku ke jetuar?
Kolë Pasha: Unë kam jetuar me qira, nëpër objektet që kam gjetur.
Gazetarja: Derisa të ndërtosh banesën tënde. Gjatë kësaj kohe ke përfituar bonos qiraje?
Kolë Pasha: Deri në shkurt të 2022-shit.
Gazetarja: Përse është ndërprerë pastaj?
Kolë Pasha: Atëherë nuk e di, nuk më dhanë shpjegime.
Gazetarja: Sepse presupozohet që pas 3 vitesh, ti zotëri, me këtë 60 për qindëshin për rindërtim të banesës tënde, presupozohet që ti të jesh futur në shtëpi, apo jo?
Kolë Pasha: Pikërisht pra, duhet të ishim stabilizuar, por në fakt nuk është kështu.
Gazetarja: Pse s’je futur në shtëpi ti?
Kolë Pasha: S’jam futur në shtëpi për arsye sepse më është bërë komshiu pengesë për të kaluar mjetet e punës.
Kolë Pasha prej 5 muajsh nuk lejohet nga komshiu për të ndërtuar shtëpinë. Ky i fundit i zë rrugën, duke qenë se është pronë-shtet. Kanë bërë debate të forta duke përfunduar edhe në polici.
Kolë Pasha iu drejtua Bashkisë, bashkë me IMT dhe INUK-un u prish, por fqinji i tij e ringriti përsëri rrethimin. Qytetari kërkon ndihmë nga “Stop” për këtë rast.
Gazetarja: Pra ti Kolë po më thua që punimet e shtëpisë tënde kanë ndaluar thjesht për komshiun, se zapton rrugën?
Kolë Pasha: Po.
Gazetarja: Tani pyetja ime është, si ka mundësi në momentin që kjo është një pronë-shtet, si e zapton ky zotëria?
Kolë Pasha: S’e di si e ka zaptuar.
Gazetarja: Tani, mua këtu më bën përshtypje, duke qenë se ky ka vënë dhe këtë rrethimin. Këtu tani duken dhe gjurmët e një ndërtimi. Çfarë ka qenë kjo këtu?
Kolë Pasha: Kjo ka qenë një ndërtesë. Banjë, banjë e jashtme.
Gazetarja: Ka qenë me dokumentacion?
Kolë Pasha: Asnjë lloj dokumentacioni nuk ka.
Gazetarja: Por kush e ka shembur?
Kolë Pasha: INUK-u.
Gazetarja: Komshiu jot që quhet?
Kolë Pasha: Nikoll Pasha.
Gazetarja: Duhet ta vendosë rrethimin?
Kolë Pasha: Përtej kësaj ndërtesës që ka prishur INUK-u.
Gazetarja: Në qoftë se kjo mund të realizohet?
Kolë Pasha: Atëherë mjeti mund të futet. /tvklan
Deputeti Luan Baçi ka shpjeguar shkurt aferën në incen...
Ku shkuan 60 milionët e përfituara nga inceneratori i ...
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka zbuluar pronarin ...
Një familje që zotëronte një shtëpi 3-katëshe në Tiranë ës...
Një qytetar nga Fieri i është drejtuar emisionit “Stop” në...
Afera e inceneratorëve është një nga çëstjet që denonc...
Sot në mesditë mediat kanë njoftuar se ish-zv.kryemini...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një vajze të klasës së 8...
Udhëzimi numër 30 i Ministrisë së Arsimit thotë se në zona...
Mimoza Bidaj, prej 39 vitesh ka punuar në kopshtin e Rrogo...
Lefterie Bushi, një e moshuar, që prej vitesh jeton në Ita...
Iris Ago, drejtoresha e komanduar e QKB-së, ka filluar...
Banorët e një lagjeje të fshatit Pirrë, Njësia Administrat...
Prej disa javësh, emisioni “Stop” ka investiguar mënyrën s...
Habeas corpus Infosofti palos 250 mijë euro në vit për të...
Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar emisioni “Stop” në...
Senatori amerikan, Bob Menendez, është përfshirë në një sk...
Ligji për investimet strategjike i miratuar nga viti 2015 ...
Pranvera Çoçja, një qytetare nga Shkodra tregon se prej 11...
Pak ditë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi buxhetin p...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...