E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Afera e inceneratorit është një biznes qeveritar dhe me lidhje të dyshimta që shkojnë përtej Shqipërisë.
Deklarata e Arben Ahmetajt për pronësinë e djegësit të Tiranës, ngre pikëpyetje të reja, por njëkohësisht edhe pista të tjera hetimit.
Emisioni ‘Plug’, do të hedh dritë mbi pronësinë e Inceneratorit të Tiranës, por jo vetëm, dhe si ky biznes ka marrë bekim dhe garanci qeveritare për të vijuar aktivitetin pa asnjë pengesë, pavarësisht hetimeve të kryera deri më tani nga SPAK.
Kësaj pikëpyetje, emisioni ‘Plug’ do mundohet t`i japë përgjigje, duke zbërthyer skemën e pronësisë së inceneratorëve të Tiranës.
Do të marrin përgjigje pyetjet se:
-Kush janë pronarët faktikë të inceneratorit të Tiranës?
-Cilat janë kompanitë që fshihen pas aferës?
-Cilat janë lidhjet e tyre me Iranin dhe Rusët?
-A fshihet Erion Veliaj direkt pas pronësisë së inceneratorit të Tiranës?
Pse SPAK ka hetuar vetëm në sipërfaqe skemën e pronësisë së inceneratorëve dhe nuk i ka shkuar asaj deri në fund, ndonëse ka pasur indicie të mjaftueshme për të zbërthyer këtë skemë?
Në 31 gusht të vitit 2017, lidhet midis Ministrisë së Mjedisit si autoritet kontraktor dhe kompanisë Integrated Energy BV SPV, kontrata e koncensionit me objekt ‘Ndërtimi i landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimi i vendepozitimit ekzitues, Tiranë.
Kontrata parashikonte ndërtimin dhe operimin e inceneratorit të Tiranës, i cili do të duhet të kryente djegien e mbetjeve urbane dhe prodhimin e energjisë.
Kompania që do të zbatonte kontratën kocensionare, ishte ‘Integrated Energy BV’.
Për shkak se më herët kemi trajtuar procedurën dhe mënyrën si kjo kompani përfitoi kontratën koncensionare, në këtë emision do të flasim vetëm për strukturën pronësore të kompanisë, duke qartësuar a është ky një biznës me garanci qeveritare. Nga dokumentacioni i administruar rezulton se në Akt themelimin e shoqërisë ‘ ‘Integrated Energy B.V, (sot me emrin e ri tregtar ‘Geogenix B.V’) janë 3 aksionerë:
-‘Integrated Technology Services’ sh.pk, me adresë zyre rruga ‘Abdi Toptani’, godina ‘Torre Drin’, Tiranë, me administrator shtetasin Klodian Agim Zoto.
-‘Energy Recuperator S.P.A’ me përfaqësues ligjor shtetasin Ernesto Granelli, lindur në Carpenedolo, Itali, i datëlindjes 08.12.1944.
-Paul Wurth Italia SPA’, me përfaqësues ligjor shtetasen Th??? Balter Hanisminan lindur në Aachen, Gjermani me datë 23.10.1961,
Këto tre kompani, pra ‘Paul Wurth Italia S.P.A’ aksioner me 45%, ‘Energy Recuperator S.P.A’ aksioner me 30% dhe ‘Integrated Technology Services’ aksioner me 25%, autorizuan shtetasin Freek Hilberdink që të themelonte kompaninë ‘Integrated Energy BV’ në Hollandë. Themelimi i kësaj shoqërie është bërë në datën 19 gusht 2016 pranë noterit hollandez në Amsterdam, Gilian Renkema.
Kompania ‘Integrated energy B.V’ me seli në Hollandë, pati si kapital themeltar shumën e 50 mijë eurove, të ndara nominalisht në aksion prej 1 euro. Aksionet janë zotëruar në mënyrë të tillë: 22500 aksione ose 45 përqind e tyre nga kompania ‘Paul Uurth Italia S.P.A., 15.000 aksione ose 30% nga ‘Energy Recuperator S.PA’; (themeluesi 2); 12.500 aksione ose 25% nga ‘Integrated Technology Services ‘sh.pk themeluesi 3.
Kjo marrëdhënie bashkëpunimi mes tre kompanive, Paul Wurth Italia, Energy Recuperator dhe Integrated Technology Services, si themeluese të kompanisë Integrated Energy BV, ishte parashikuar të zgjaste deri në momentin që do të përfitohej kontrata koncensionare e inceneratorit të Tiranës. Arsyeja ishte e thjeshtë, duheshin përdorur për procedurën tenderuese.
Që të fitohej kontrata koncesionare, duhej që kompanitë pjesëmarrëse në garë të garantonin autoritetin kontraktor, se kishin kapitalin e nevojshëm për të kryer investimin prej 128 milionë euro të parashikuar në studimin e fizibilitetit.
Për këtë arsye, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri përdorën kompaninë italiane, Paul Wurth Italia. Një ndër kriteret kryesore të vlerësimit të kontratës koncesionare është kapaciteti financiar dhe eksperienca ndërkombëtare e aksionerëve.
Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë përdorur emrin e kompanisë Paul Wurth Italia, vetëm për të plotësuar formalisht kriteret financiare për të përballuar investimin 128 milionë euro. Vetëm katër muaj pasi u lidh marrëveshja mes Ministrisë së Mjedisit dhe kompanisë bijë të këtyre kompanive, Integrated Energy B.V. SPV, me përfaqësues Klodian Zoton, dy kompanitë themeluese u tërhoqën nga shoqëria holandeze Intevgrated Energy BV, duke ia shitur aksionet, kompanisë Integrated Technology Service të Klodian Zotos. Në kontratën e shitjes të datës 28.12.2017 midis Paul Ëurth Italia (shitës) dhe Integrated Technology Services (blerës) parashikohet se:
‘Në përputhje me marrëveshjen paraprake të bashkëpunimit të datës 29.07.2016 midis palës shitëse dhe blerëse parashikohet që në momentin e përfitimit të kontratës koncesionare nga autoritetet lokale, shitësi duhet të transferojë aksionet te blerësi, dhe se çmimi i blerjes është 22.500 euro.’
E njëjta gjë ndodhi dhe me themeluesen tjetër të Integrated Energy BV në Hollandë, kompaninë Energy Recuperator. Në kontratën e shitjes, të datës 12 janar 2018, midis Energy Recuperator, shitës dhe Integrated Technology Services, blerës parashikohet se:
‘Në datën 29.07.2016 midis palès shitëse dhe blerëse është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në të cilën është vendosur që në momentin e përfitimit të kontratës koncesionare nga autoritetet lokale shitësi duhet të transferojë aksionet te bleresi dhe se çmimi i blerjes është 15.000 euro.’
Pra ishte përcaktuar më një marrëveshje 3 javë përpara themelimit të kompanisë Integrated Energy BV që do të ishin vetëm për të mashtruar autoritetet shqiptare.
Si rrjedhojë, në datën 12.01.2018, Integrated Technology Services me aksioner të vetëm Klodian Zoto bëhet 100% aksioner i kompanisë Integrated Energy BV, me seli në Hollandë. Pra, deri këtu ndodh ndryshimi i parë i pronësisë së kompanisë Integrated Energy BV SPV, e cila fitoi kontratën koncensionare të inceneratorit të Tiranës.
Por vetëm dy muaj pasi Klodian Zoto merr në pronësi 100 përqind të aksioneve të kompanisë Integrated Energy BV SPV, ai rishet këto aksione. Në datën 20.03.2018 Integrated Technology Services i'a shet aksionet Giuseppe Ciaffaglione. Në kontratë përcaktohet se çmimi i shitjes së aksioneve është 463.000 euro që do të paguhen me këste 6.500 euro/muaj duke filluar nga prilli 2018.

Giuseppe Ciaffaglione, është një shtetas Italian, me profesion Kaldaist, i cili kishte një kontratë konsulence me kompaninë e Inceneratorit të Fierit, e cila ishte në pronësi të Klodian Zotos, ku do të përfitonte një shumë 300 mijë eurosh, ndërsa si administrator i Integrated Energy BV SPV, do të paguhej me 5 mijë euro në muaj.
Thënë më qartë, kompania Koncensionare e Inceneratorit të Tiranës, i shitet me këste punonjësit të saj Giusepe Ciaffaglione, i cili nga kaldaist i Klodian Zotos, bëhet pronar i vetëm i kompanisë koncensionare, që do të duhet të investonte 128 milionë euro kapital të vetin aksionar.
Kjo është deklarata e Gabriele Tarraoni Longinotit, dhënë për emisionin Piranjat në Syri Tv një vit më parë, ku zbuloi gjithashtu të dhëna të rëndësishme se Giuseppe Ciaffaglione në fakt ishte një ‘presta nome’ i shoqërive që kishte krijuar Alberto Presezzi dhe të tjerë.
Në fakt, Giusepe Ciaffaglione, nuk i pagoi kurrë paratë për blerjen e aksioneve të kompanisë mëmë të inceneratorit të Tiranës, Integrated Technology Service.
Këtë ai e dëshmon në një e-mail për drejtorin e Geogenix, Marc Lappat, e-mail që emisioni ‘Plug’ e disponon ekskluzivisht dhe e publikon për herë të parë.
Në këtë e-mail Ciaffaglione i cilëson këto aksione në vlerë qindra miliona euro si dhuratë.
Në e-mailin e datës 29 mars të vitit 2023, Giuseppe Ciaffaglione i shkruan si më posht Marc Lappat:
Po shpjegohem më mire Marc, mbase kujton dhe ti: dokumentacioni i kërkuar nga unë, janë një prioritet i imi dhe është në interesin tim të kem një kopje. Historiku i kompanisë, ti e di mirë se çfarë nënkupton, gjithsesi po ta përmbledh me shpresën se do kem përgjigje. Në mars të 2018, jam shoqëruar nga Denisa për të mbyllur blerjen dhe kalimin e aksioneve, del Granelli Ernesto, PW Energy, ITS dhe më kalohen mua 99% nga ITS. Kontrata e firmosur në Civilence në Mars 2018 përcaktonte një pages mujore në favor Z.KL.
Në fakt nuk i kam paguar kurrë këto aksione dhe nuk është respektuar kontrata e shkruar nga Civilence. Në të njëjtin moment i është kaluar Almares BV e përfaqësuar nga Marc Lappat, në mars te 2018 detyra e drejtimit administrativ të kompanisë IE BV Hollandë.
Në Aktin Noterial zonja Denisa kishte prokurën dhe mbante korrespodencën me ty për dokumentacionin. Në 2022 kanë ndryshuar aksionet, të ndara me FT, ICARE, HYDROS etj. Aksionet e mia përcaktohen 19%, nuk rezulton asnjë pagesë nga ana ime për këto aksione, mendoj që më janë dhënë dhuratë.
Siç shprehet dhe në email, në 10 maj të vitit 2022 Giuseppe Ciaffaglione shet 40% të aksioneve kompanisë Franco Tosi Meccanica spa dhe 40% Icare Holding s.a.
Të dyja kompanitë i kanë blerë këto aksione në vlerën 312.000 euro secili dhe kjo shumë do të paguhet brenda datës 30 nëntor të vitit 2023, as këto pagesa nuk janë kryer kurrë.
Këto kompani do i përfitojnë këto aksione me kushtin që secila duhet të garantojë financimin e projektit të inceneratorit të Tiranës dhe minimalisht 60.000.000 euro nga financimi i borxhit të jetë kaluar në llogari të Kompanisë. Nëse ky kusht nuk plotësohet, kompanitë do i kthejnë aksionet pa kosto te shitësi (Giuseppe Ciafagglione).
Aktualisht, kompania Geogenix BV, ka si aksioner të saj, kompanite Icare Holding me 40% të aksioneve, Hydros SRL me 0.01% të aksioneve, Franco Tosi Mecanica me 40% të aksioneve dhe Giuseppe Ciaffaglione me 19.9 % të aksioneve./ CNA
Senati italian ka miratuar marrëveshjen me Shqipërinë për ...
Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ka rrëfyer se si u vra në v...
Gazmend Muça është një nga emrat e parë të të fortëve në v...
Pak minuta më parë Sekretari Amerikan i Shtetit, Anton...
Pas rënies së komunizimit, në vitet e para të pluraliz...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, sapo ka zbri...
Avioni i Sekretarit Amerikan të Shtetit sapo është ulur në...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me bu...
Seanca e sotme parlamentare nuk është zhvilluar normalisht...
Kuvendi ka miratuar projektligjin për lojërat e fatit me 7...
"Ushtarët dhe shërbëtorët" e Lul Bashës kanë kërkuar kryem...
Ka nisur me tensione seanca e sotme parlamentare. Deputetë...
Lul Basha është ngritur herët nga gjumi sot për t'u bërë p...
Kryeministri Edi Rama nga Brukseli ka folur për marrëveshj...
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në mbledhjen e ...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar agjendën e Se...
Këtë të enjte, datë 15 shkurt 2024, po ju njohim me ti...
Ditën e sotme do të mblidhet Kuvendi në seancën e radhës p...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të prekë ...
Papa Françesku nderon kardinalin shqiptar, Dom Ernest ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...