Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në një deklaratë për mediat ka denoncuar favorizimin që kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, u bën miqve të tij në biznesin e depozitimit të dherave.
Këlliçi mori rastin e biznesmenit A.L për të cilin thotë që ka përfituar trajtim profesional në mënyrë të përsëritur.
Ai ka ndërtuar në mes të Tiranës pa leje si dhe është lejuar të depozitojë dhera pa pagesë në landfill të Sharrës.
“Ditën e mërkurë, zbuluam përmes një sërë komunikimesh se si Erion Veliaj favorizon miqtë e tij ndërtues në biznesin korruptiv të depozitimit të dherave, ku biznesmenë që kanë ndërtuar 7 kate pa leje në mes të Tiranës, në sheshin 'Skënderbej', jo vetëm që nuk penalizohen, por madje favorizohen më tej duke i lejuar të depozitojnë dherat pa asnjë pagesë në landfillin e Sharrës. Njëri prej miqve të kryebashkiakut dhe ndërtuesi që ka ngritur një pallat 7-katësh pa leje, mbi një kullë, theksojmë rast ky unikal në botë, përballë zyrës së Erion Veliajt, quhet Armand Lilo, pronar i kompanisë 'Arlis Ndërtim', i cili ka përfituar trajtim preferencial në mënyrë të përsëritur”, tha Këlliçi.
Po përse është Arlis Ndërtim një nga të preferuarit e Erion Veliajt? Këlliçi e ilustroi me një rast tjetër konkret.
“Më 21.09.2017, Erion Veliaj i jep kësaj kompanie një leje ndërtimi për projektin famoz në rrugën e Kavajës SQUARE 21, pronë mbi të cilën janë të regjistruara disa ndërtesa në pronësi të shtetit. Për të mbuluar lejen që Veliaj jep për Arlis-Ndërtim mbi godinat shtetërore dhe për të shtuar fitimet e Armand Lilos, disa muaj më vonë, me propozim të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, miratohet VKM Nr. 285, datë 21.05.2018, që kalon në pronësi të Bashkisë Tiranë 13 prona dhe ndërtesat mbi to, për zhvillim ekonomik. 5 muaj më vonë, me anë të vendimit të Këshillit Bashkiak Nr. 146, datë 15.11.2018, Bashkia Tiranë dhe Arlis Ndërtim nisin negocimin për ndërtimin e një godine disakatëshe në funksion dhe favor të Bashkisë Tiranë, dhe në këmbim Bashkia do t'i jepte kompanisë Arlis Ndërtim trojet e lartpërmendura si dhe do të miratonte prishjen e të gjitha godinave të kaluara me VKM në pronësi të saj. Bëhet fjalë për pasurinë truall 6399.78 m2 dhe 5903.39 m2 ndërtesa mbi të, por që më pas, bashkia i deklaron të shembura totalisht.
Bashkia Tiranë do të miratonte dhe shembjen e godinave të administratës së Bashkisë Tiranë, me drejtorinë e taksave dhe Policinë Bashkiake. Nga ana tjetër, Arlis Ndërtim do të ndërtonte për llogari të Bashkisë Tiranë një godinë 5-katëshe, me sipërfaqe 4400 m2.”, shpjegoi ai.
Këlliçi thotë se historia vijon me disa vendime të tjera të Këshillit Bashkiak, në kohën kur ishte e gjitha në duart e socialistëve, të cilat shtojnë sipërfaqen e truallit, dhe zvogëlojnë sipërfaqen e godinave mbi të.
Ish-deputeti bën me dije se ka dorëzuar dokumentacionin në SPAK, por kjo strukturë e drejtësisë ende nuk ka asnjë reagim.
“Sërish bëj me dije opinionin publik se i kam dërguar SPAK një pjesë të dokumentacionit për këtë pazar të Erion Veliajt dhe sot përsëri i bëj thirrje publike SPAK të sekuestrojë të gjitha vendimet e Këshillit Bashkiak Tiranë, vendimet e këshillit të ministrave, kontratat dhe lejet e ndërtimit për këtë subjekt. Edhe pse deri më sot kam depozituar një sërë kallëzimesh e provash flagrante në SPAK, për Bashkinë e Tiranës ende nuk ka asnjë reagim, edhe pse ka dyshime dhe informacione të besueshme se drejtues të strukturës së SPAK-ut, kanë konflikt interesi të drejtpërdrejtë, pasi kanë familjarë të tyre të punësuar në pozicione kyçe në Bashkinë Tiranë, unë sërish do të bëj detyrën time si opozitar, përfaqësues i PD, në mbrojtje të interesit publik. Pas kësaj konference për shtyp, të gjitha vendimet dhe provat e lartpërmendura, sërish do t'i depozitojmë zyrtarisht në SPAK, drejtuar z. Altin Dumani, si drejtues i kësaj strukture.”, tha ai./ CNA
Shisnin lëndëve narkotike, në afërsi të lokaleve të natë...
Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë gjerma...
Policia e Shtetit ka publikuar shifrat lidhur me numri...
Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit. 4...
Ditën e sotme, 5 nëntor 2023, në orën 10:00, do të bëhet v...
Një 55-vjeçare e shpallur në kërkim është ndaluar në Pikën...
Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi në G...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të ...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dhënë më shumë detaj...
Sipërmarrësi dhe biznesmeni Gjergj Luca ka vizituar is...
Baton Haxhiu, gazetari i paguar nga inceneratorët, i c...
Reshjet intensive të shiut në Tiranë, të premten që la...
Deputetja Jorida Tabaku ka analizuar projektbuxhetin e...
Flukset hyrëse të turistëve të huaj në Shqipëri vazhdo...
Zyrtarët e lartë të SPAK kanë përfunduar vizitën e tyr...
Megaoperacioni “Tempulli” vijon. Ministri i Brendshëm,...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se falë investi...
Artur Meçollari ka bërë me dije se SPAK po heton çësht...
Prej ditës së djeshme Shqipëria është mbizotëruar nga ...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një anketim mbi pe...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...