EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Sipërmarrësi dhe biznesmeni Gjergj Luca ka vizituar ish Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, i cili po gjykohet në Hagë për krime lufte.
Biznesmeni tregoi se Hashim Thaçi dhe shokët e tij ishin më të fortë se kurrë dhe më optimistë se kurrë.
Sipërmarrësi Gjergj Luca nënkuptoi përmes fjalës së tij para gazetarëve se Thaçi po akuzohet padrejtësisht.
"Sot takova një njeri që po gjykohet për krime lufte dhe me të thënë të drejtën hyra për ti dhënë optimizëm dhe gajret dhe me të thënë të drejtën kishte aq shumë optimizëm, aq shumë jetë, aq shumë forcë sa unë dola i trishtuar dhe lashë burra të fortë aty brenda që kishin energji pafund dhe pozitivitet pa fund . Edhe atë burrin që takova aty brenda është një burrë që akuzohet për krime lufte dhe “krimet” më të tmerrshme që ka bërë janë firmosja e Rambujesë që i hapi rrugë bombardimit të NATO-s dhe tjetra që ka qenë më e “tmerrshme” se e para është se ai burrë ka qenë kryeministri i Kosovës dhe ka firmosur Pavarësinë e Kosovës.
Këto dy ishin krimet e “tmerrshme” dhe sigurisht që krimit tjetër është që organizoi luftën Çlirimtare të UÇK bashkë me shokët e tij dhe tani po gjykohet për të parë a ka prova apo jo për atë luftë që i ka dalë për zot gjysmës së kombit dhe gjysmës së shpirtit tonë", tha Luca.
Por biznesmeni njihet dhe si një nga kritikët më të mëdhenj të politikës dhe këtë herë nga Haga me nota revolte Luca përcolli një mesazh për politikën e Kosovës si dhe të rinjtë.
"Çdo e mirë dhe çdo përpunim që i bëhet shpirtave njerëzorë bëhet nga politika. Dhe do kisha dëshirë që nga ky vend nga ku unë po dal të kisha mundësi të jepja një mesazh për politikën e Kosovës për mënyrën se si i ushqejnë masat dhe njerëzit e tyre dhe nëse para ca ditëve në Tiranë kam dalë dhe kam thënë mbaroi përfundimisht etapa i feudalizmit Bolshevik unë mendoj që në Prishtinë për këta liderë që kemi më të gjallë se kurrë feudalizmin bolshevik.
Politika juaj sillet në mënyrë bolshevike me historinë e Kosovës, me njerëzit që ndryshojnë Kosovën, që punojnë ditë natë dhe sillen në mënyrë bolshevike duke krijuar hendekun e luftës mes të aftëve dhe të paftëve.
Gjithë ai eksod i atyre burrave dhe familjeve që kanë arsh me mbrojt familjet e tyre , fëmijët , pleqtë dhe brekët e grave dhe nuk janë kthyer në Kosovë pas këtyre burrave për me luftu që u kanë dalë zot shtëpive të tyre, për t’i ruajtur dhe ata burra që kanë ruajtur shtëpitë e tyre si i kanë rritur këta fëmijë që kanë qenë 2-3 vjeç dhe sot janë 20-30 vjeç? Ku është rinia e Kosovës? A e din se kush e ka bërë atë luftë? A e di se kush i ka ruajtur shtëpitë?
A e dinë se kush ka sakrifikuar që ata njerëz sot të bërtasin “o sa mirë me qenë shqiptar”.
Si është më mirë të bërtasësh “o sa mirë me qenë shqiptar” në stadium apo këtu para kësaj gjykate dhe për tu thënë se këta na kanë mbrojtur shtëpitë, vatanin.
Ku janë ata për mos me i prit ata gjyqtarë çdo mëngjes kur vijnë në seanca me lule dhe për t’i thënë a është turp kjo që bëni për kombin tonë? Ku është ajo rini që thonë kombi me rininë më të fortë dhe moshën më të re?
Ku janë? A ka turp më të madh? Shoh ca burra të fortë e të motivuar aty brenda që më kanë nxjerrë gjithë optimizmin" vijoi më tej sipërmarrësi.
Gjergj Luca u ka bërë thirrje dhe ka paralajmëruar politikën e Kosovës që të heqin dorë nga feudalzimi Bolshevik se do të shkatërrojnë rininë dhe kombin.
“Kujdes se fedualizmin bolshevik që te ne mbaroi para dy javësh tani jeni duke e gëzuar ju.
Hiqni dorë nga ai feudalizëm bolshevik se do të shkatërroni gjithë rininë dhe kombin .”, e mbylli deklaratën e tij Gjergj Luca./ CNA
Baton Haxhiu, gazetari i paguar nga inceneratorët, i c...
Reshjet intensive të shiut në Tiranë, të premten që la...
Deputetja Jorida Tabaku ka analizuar projektbuxhetin e...
Flukset hyrëse të turistëve të huaj në Shqipëri vazhdo...
Zyrtarët e lartë të SPAK kanë përfunduar vizitën e tyr...
Megaoperacioni “Tempulli” vijon. Ministri i Brendshëm,...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se falë investi...
Artur Meçollari ka bërë me dije se SPAK po heton çësht...
Prej ditës së djeshme Shqipëria është mbizotëruar nga ...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një anketim mbi pe...
Prokuroria e Tiranës ka dhënë detaje mbi vendimin për pezu...
Në 24 orët e fundit, në zonën e Pogracedit ka pasur reshje...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se çarja e asfl...
Reshjet e dendura të shiut janë prezente sërish sot në Tir...
Kryeministri Edi Rama ka falënderuar të gjithë ekipet e em...
CNA Media, një dritare mediatike që pasqyron punën e një e...
Dëbora ka zbardhur nga disa nga majat e maleve në v...
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe ka...
Stuhia “Ciaran’ ka goditur pjesën më të madhe të Europës d...
Bashkia e Lezhës ka bërë një apel për qytetarët mëngjesin ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...