LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ARRSH-ja sqaron situatën: S'ka çarje asfalti në Rrugën e Arbrit, por në pjesën fundore të Bypass-it të Klosit

4 Nëntor 2023, 13:00, Aktualitet CNA
ARRSH-ja sqaron situatën: S'ka çarje asfalti në
Rruga e vjetër Tiranë-Peshkopi

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se çarja e asflatit nuk ka ndodhur në Rrugën e Arbrit, por në pjesën fundore të Bypass-it të Klosit që lidhet me rrugën e vjetër Tiranë-Peshkopi.

ARRSH njofton se grupet e punës kanë filluar menjëherë ndërhyrjen për riparimin e  asfaltit dhe tashmë rruga është e hapur vetëm me një korsi.

"Së fundmi ka qarkulluar një lajm në lidhje me çarjen e asfaltit të Rrugës së Arbrit. Bazuar në foto apo video të publikuara, por edhe nga raportimet nga terreni, çarja e asfaltit nuk është pjesë e Rrugës së Arbrit, por ndodhet në pjesën fundore të Bypass-it të Klosit që lidhet me rrugën e vjetër Tiranë-Peshkopi. Grupet e punës kanë filluar menjëherë ndërhyrjen për riparimin e cedimit të asfaltit, tashmë rruga është e hapur vetëm me një korsi. Në Rrugën e Arbrit vazhdon puna për mirëmbajtjen rutinë me mjete dhe punëtorë, qarkullimi i mjeteve kryhet pa vështirësi", thuhet në njoftim./CNA

Lajmet e fundit nga