LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpëtohen 23 turistët e bllokuar në Kanionin e Langaricës

4 Nëntor 2023, 08:34, Aktualitet CNA

Shpëtohen 23 turistët e bllokuar në Kanionin e Langaricës

23 turistë ngelën të bllokuar në Kanionin e Langaricës në Përmet, pasi lumi doli nga shtrati si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë gjatë natës.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe policore në operacion bëri të mundur shpëtimin dhe nxjerrjen e turistëve dhe të mjeteve  në parkun e përmbytur. 

Gjatë operacionit të shpëtimit, i cili zgjati 2 orë, nuk pati persona të lënduar. 

Turistët u evakuuan dhe u transportuan me mjetet e bashkisë e të policisë për t’u strehuar në hotelet e qytetit./CNA

 

 

Lajmet e fundit nga