“Më goditën me bishtin e fshesës e grushte”/ Qytetarja dhunohet barbarisht nga ish-vjehrra dhe kushëriri i saj
Një zonjë e drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv...

Rastet e dhunës në familje janë shtuar shumë së fundmi. Një prej tyre trajtohet sonte në “Stop” në Tv Klan. Elda Shkurti tregon është martuar që 19 vjeçe me Anton Shkurtin. Nga kjo martesë 16-vjeçare kanë 2 fëmijë, djali 15 vjeç dhe vajza 8 vjeçe.
Zonja tregon se është dhunuar fizikisht e psikologjikisht nga bashkëshorti i saj gjatë gjithë kohës, por ka qëndruar për hir të fëmijëve. Ajo nuk mundi të duronte më, ndaj në vitin 2022 u largua nga shtëpi duke marrë edhe vajzën pasi djali nuk donte të largohej.
“Unë nuk kam braktisur fëmijët e mi sepse i kam kërkuar në çdo instancë shtetërore. Unë kam braktisur atë person dhe dhunën që ka ushtruar ndaj meje sepse realisht ma ka nxirë jetën për 16 vite me radhë. Nuk kam shkuar asnjëherë në një dasmë të fisit tim, kam qenë thjesht rrobaqepësi-shtëpi, kaq ka qenë jeta ime dhe unë duhet t’i bindesha atij për çdo gjë.
Nga emisioni ‘Stop’ unë kërkoj në radhë të parë fëmijët e mi sepse çdo nënë punon, jeton, aq më tepër unë që jam rritur pa nënë vetë dhe e di çfarë do të thotë. Dua që të marr fëmijët e mi, t’i kem këtu dhe të jetoj e qetë dhe të pushojë ky ankth. Unë dua të eci e lirë. Nuk kam bërë asnjë gabim në këtë botë që të jetoj pa fëmijët e mi dhe të jetoj me frikë, do ta kem jetën sot, nuk do ta kem nesër”.
Pas këtij akti, bashkëshorti ka shkuar në shtëpinë e prindërve të saj ku përveçse e ka dhunuar, i ka marrë edhe vajzën me justifikimin se do të qëndronte për disa orë. Çifti është në proces divorci, ndaj në korrik të vitit 2023 gjykata ka vendosur me vendim të përkohshëm duke i njohur nënës kujdestarinë e fëmijëve. Gjykata i ka lënë detyrë shërbimit social të ndërtojë marrëdhënien me fëmijët dhe përmbarimit të ekzekutojë vendimin e gjykatës. Por kjo nuk ndodh.
Punonjësja: Duke qenë se djali është 15 vjeç, i merret mendimi atij fëmije, në bazë të ligjit, që ne kemi. Për gocën, ja morëm masë për gocën. Asnjë nuk ta merr gocën me forcë, nuk mund ta marrim me dhunë.
Edhe pse marrëdhënia me fëmijët ka qenë mjaft e mirë, sot ata nuk pranojnë të shkojnë tek nëna.
Vajza: Dil, se do marr urdhër mbrojtje.
Zonja drejtohet në zyrën përmbarimore e cila thotë se ekzekutimi po pengohet për shkak të zvarritjes nga shërbimi social.
Përmbaruesja: Realisht, nuk bëj dot asgjë, në këto kushte, që jam.
Qytetarja: Domethënë çdo gjë varet nga shërbimi social?
Përmbaruesja: Nga shërbimi social sepse ato na kanë zvarritur herë pas here. T’iu çoj dhe një paralajmërim për gjobë, se kam ngelur, vër gjoba atyre, vër gjoba këtyre. Tani ato shkresat i marrin, nuk është se nuk i marrin. T’i vë prapë gjobë policisë që dhe ata të kthejnë përgjigje sa më shpejt!/tvklan.al
Një zonjë e drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv...
"Piranjat" kanë ndjekur nga afër takimin e kryeministrit E...
Emisioni “Stop” ishte në Vlorë ku qytetari Ferdinant Sheha...
Inceneratori që nuk u ndërtua kurrë po shkakton krizë mjed...
Problematika e radhës na çon në Njësinë Administrative 4, ...
CNA ka denoncuar prej ditësh lidhjet e Ajola Xoxës, ba...
Të mërkurën, SPAK ka dërguar për gjykim 3 zyrtarë të Erion...
Tri janë skemat më të zakonshme që përdoren sot në Shqipër...
Emisioni “Plug” publikoi të mërkurën dokumentin, që shton ...
Drejtuesi politik i PD-së, Belind Këlliçi, ka fakltuar dok...
CNA ka denoncuar prej ditësh lidhjet e Ajola Xoxës, bashkë...
Një tub i kanalizimeve të ujërave të zeza është bërë shkak...
CNA ka denoncuar prej disa ditësh lidhjet e Ajola Xoxë...
Më 1 korrik 2021, platforma e artit bashkëkohor “Harab...
Në vijim të mbledhjes së detajeve mbi përfshirjen e Aj...
Ku shkuan 130 milionë eurot e taksapaguesve shqiptarë ...
Një denoncim është bërë nga ish-kryeministri Sali Beri...
Një hetim pasuror i SPAK, që është hapur paralelisht m...
Për problemin e familjes Llukaj, shohim se çfarë ndodh me ...
Denoncimi i radhës në emisionin “Stop” në Tv Klan, na vjen...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...