"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

SPAK-u njoftoi se kishte zbuluar një shumë prej gati 20 milionë eurosh të qarkulluar, të pastruar, të lëvizur nga njerëzit e inceneratorëve.
Për këtë nxori një tufë me masa sigurie për 8 persona. Shumë prej tyre zyrtarë të kompanisë, një biznesmen dhe një gazetar.
Në fakt, këta të tetë mund të jenë instrumente të lëvizjeve të parave, por kurrsesi nuk janë dirigjentët, nuk janë ata që urdhërojnë dhe veprojnë. Thjesht dhe vetëm duken të jenë ushtarë.
Kjo për disa arsye.
Së pari, këta njerëz nuk do të mund të bënin dot këto lëvizje në rast se Bashkia e Tiranës do të kishte çuar përfaqësuesit e saj dhe Erion Veliaj do të kishte emëruar njerëzit që duhet të çonte në NJZP, (Njësinë e Zbatimit të Projektit), pra do të kishte një kontroll.Erion Veliaj e sabotoi.
Së dyti, kompania nuk do të kishte këto të ardhura në rast se drejtorët e bashkisë nuk do të firmosnin kontratën e dherave, ku kompania e inceneratorit të Tiranës ka përfituar pa pasur një kontratë të tillë, pa pasur një tarifë të miratuar dhjetëra miliona euro të tjera.
Së treti, që është dhe më e rëndësishmja, mediat ulërinin, bërtisnin, ka vjedhje, po zhdukin paratë, ndalni pagesat, kujdes se po i nxjerrin lekët jashtë, se janë paratë e shqiptarëve, paratë e biznesit shqiptar dhe Erion Veliaj nuk veproi, përkundrazi i mbrojti.(LEXO KETU)
Shkoi dhe në Komision Hetimor dhe na tha se sa të mirë ishin inceneratorët. Pagesat si shërbim vazhdojnë, por kompania është e sekuestruar që nga gushti i vitit 2023.
Pra, nga 2019 deri në vitin 2023, Erion Veliaj në 4 vite jo vetëm nuk bëri të funksiononte NJZP-ja, jo vetëm firmosi një kontratë që njerëzit e inceneratorëve të përfitonin miliona euro dhe më pas të bënin ato veprimet të cilat ka zbuluar SPAK-u.
Është përgjegjës kryebashkiaku i Tiranës, është njeriu që ka aktivizuar koncesionin e landfillit, është njeriu që nuk e kontrolloi, është njeriu që firmosi për dherat, është njeriu që e mbrojti aferën kur të gjithë bërtisnin.
Të paktën, ai ka mosveprimin dhe shpërdorimin e detyrës të provuar, të faktuar me dokumente ligjore, të faktuar me dokumente që Erion Veliaj ka qenë në dijeni se atje po abuzohej dhe atje nuk veprohej.
Për më tepër Erion Veliaj i dha kompanisë një thes me para duke firmosur një marrëveshje si ajo e dherave që është një akt tjetër kriminal në kurriz të biznesit pas firmosjes së një koncesioni për një incenerator që nuk ekziston.
Është Erion Veliaj që dilte në media dhe thoshte që ishte zgjidhur çështja e plehrave dhe sa mirë po trajtoheshin mbetjet në Sharrë.
Në fakt landfilli është aty, incenerator nuk ka dhe Erion Veliaj është një nga përgjegjësit kryesor, i cili me drejtorët e tij, me zyrtarët e tij hajdutë të kapur tashmë nga SPAK-u për dosjen “5D” apo të arrestuar dhe për çështjen e inceneratorëve kanë ndihmuar, lejuar dhe bashkëpunuar me njerëzit e inceneratorëve, me Mirel Mërtirin, me Klodian Zoton dhe me të tjerë zyrtarë për ta mbështetur këtë aferë ndërkohë që mediat raportonin dhe bërtisnin që kishte korrupsion dhe Erion Veliaj këtë e dinte.
Pyetja është e thjeshtë:Si mundet ndonjë gazetar e disa zyrtarucë kompanie të zhduknin 20 milionë dollarë?
Kjo është e pamundur. Gjithçka është bërë me dirigjim. Gjithçka është bërë me bashkëpunim dhe këtë nuk mund ta bëjnë disa individë të thjeshtë.
Struktura shkon lart, shumë më lart, nuk mund ta bëjnë dy drejtorë apo një administrator. Gjithçka është bërë me urdhër të Erion Veliajt, me urdhër të Mirel Mërtirit, të Klodian Zotos dhe në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Erion Veliajn, i cili është akuzuar nga vetë bashkëpunëtorët e tij si pronari faktik i inceneratorit të Tiranës./ CNA
Skandalet në sistemin shëndetësor nuk kanë të sosur. ...
“Onkologjiku është vetëm maja e Ajsbergut!” Kështu ka...
Kjo vilë që shihni në foto ndodhet në zemër të Tiranës...
Institucioni në varësi të Ministrisë së Financave, që ...
Erjon Skëndaj në emisionin e tij “Fol” ka sjellë një t...
Mbrëmjen e së shtunës, kryetari i Partisë Demokratike,...
Një nga problematikat e përditshme të qytetarëve të Ti...
Ilir Beqaj u arrestua këtë të enjte me urdhër të SPAK-...
CNA ka siguruar disa foto të kryebashkiakut të Tiranës...
Bashkia e Tiranës ka shembur një godinë pa njoftuar En...
Njësia 5/1 e shërbimit të Postës Shqiptare me vendndod...
CEO, Avni Ponari ka denoncuar skandalin që po ndodh në...
CNA ka bërë një sërë denoncimesh për inceneratorët, pë...
Erion Veliaj çdo ditë e më shumë po habit me fantazinë...
Pas dajës së Ajolës, del në skenë vjehrra pensioniste ...
Thellohet investigimi për familjarët e kryebashkiakut ...
Projektet kulturore, kurimi i artit, janë disa nga mën...
Skandalet e Bashkisë së Tiranës, kryebashkiakut Erion ...
Një tjetër skandal ka dalë në dritë. Ish-zëvendësminis...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...