Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Ilir Beqaj u arrestua këtë të enjte me urdhër të SPAK-ut pas vendimit të gjykatës në lidhje me disa hetime intensive, filluar në vitin 2023, nën akuzën “korrupsion pasiv i funksionarëve shetërorë”, “korrupsion aktiv i funksionarëve publikë”, “mosdeklarim dhe fshehje pasurie”, “mashtrim kryer në bashkëpunim” dhe “shkelje të barazisë në tendera”. (Lexo këtu)
Në hetimet e SPAK-ut, gjithçka kalon nga fondet e SASPAC, ku Ilir Beqaj ka qenë drejtor i përgjithshëm.
Sipas hetimeve të SPAK-ut, Ilir Beqaj ka shkelur të paktën 5 herë Kodin Penal, duke rezultuar ashtu siç është akuzuar si një nga njerëzit më të korruptuar të politikës. (Lexo këtu)

Çështja Ilir Beqaj, e hetuar nga SPAK-u, nuk fillon dhe nuk mbaron te një institucion shtetëror ku ai ishte drejtor. Tentakulat e Beqajt janë shtrirë sa në Ministrinë e Shëndetësisë, në kompani farmaceutike apo në kompani IT.
Le të shohim disa lidhje të forta, që lidhin Ilir Beqajn e akuzuar sot nga SPAK-u me kompaninë “Delta Pharma”, të cilën nën zë politikanë dhe biznesmenë e quanin si një nga bizneset e Ilir Beqajt.
SPAK, në hetimin e tij përmend me iniciale shtetasin A. N., i cili në bashkëpunim me persona të tjerë në hetim, përfshi këtu edhe Ilir Beqajn, janë përfitues të fondeve publike nëpërmjet mekanizmave korruptive. (Lexo këtu)

Rezultonte se shtetasi A. N. të jetë Alfred Nikolla, bashkëshortja e të cilit quhet Alma Doçi Nikolla, e punësuar si shefe marketingu te kompania e përmendur më sipër, “Delta Pharma”.
Ajo që po heton SPAK-u dhe fondet e përfituara nga Ilir Beqaj janë shumë pak në lidhje me qindra milionët e përfituar nga kompania “Delta Pharma”, në pronësi të “Delta Holding”, ku aksionerë janë shtetasit Eduard Curraj dhe Dorian Sadiku, ky i fundit një lidhje e ngushtë e Ilir Beqajt dhe Alfred Nikollës. Dorian Sadiku i ka punësuar Alfred Nikollës edhe bashkëshorten.


“Delta Pharma” është përfituese e rreth 40 kontratave publike, shumat shkojnë disa miliona euro. Gjithashtu ka shumë kontrata të përfituara edhe në bashkëpunim me kompani të tjera, ku kryesisht bie në sy “Mega Pharma”.
Ajo që po heton SPAK-u edhe njëherë është shumë pak në lidhje me abuzimet farmaceutike të bëra gjatë kohës kur Beqaj ka qenë ministër apo edhe më vonë me influencën e këtij të fundit.
Në dosjen e SPAK-ut përmendet edhe restorant “Gzona”, ku hetimet në fakt duhet të thellohen dhe nuk mund të ngelen thjesht te disa fonde të përfituara sepse të dhëna flasin për një lidhje të fortë të këtij restoranti me Dorian Sadikun e “Delta Pharma”-s
Lidhja e Ilir Beqajt nuk kalon thjesht dhe vetëm nga Alfred Nikolla, nëpërmjet bashkëshortes së tij të punësuar në “Delta Pharma”, por edhe nëpërmjet restorant “Gzona”, ku të dhëna jozyrtare flasin për një lidhje tjetër të Dorian Sadikut me Ilir Beqajn.

Një tjetër pistë e lidhjeve të “Delta Pharma”-s me Ilir Beqajn që SPAK duhet ta hetojë është edhe rrjeti farmaceutik “Ditë e Natë”.
Të dhënat flasin se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj nuk është vetëm përfituesi i disa fondeve në mënyrë korruptive dhe abuzive, por në rast se provohen tentakulat e oktapodit me kompani farmaceutike, rrjete farmacish dhe lidhje të tjera të forta me një grup personash, ekzistojnë të gjitha dyshimet se ai mund të jetë përtej një bashkëpunëtori apo mjeku, por edhe një ortak i fshehur dhe përfitues nga kompani të tjera private në emër të individëve të ndryshëm, të cilët kanë ushtruar akktivitet tregtar dhe në hijen e tyre qëndronte ish-ministri i Shëndetësisë./ CNA
CNA ka siguruar disa foto të kryebashkiakut të Tiranës...
Bashkia e Tiranës ka shembur një godinë pa njoftuar En...
Njësia 5/1 e shërbimit të Postës Shqiptare me vendndod...
CEO, Avni Ponari ka denoncuar skandalin që po ndodh në...
CNA ka bërë një sërë denoncimesh për inceneratorët, pë...
Erion Veliaj çdo ditë e më shumë po habit me fantazinë...
Pas dajës së Ajolës, del në skenë vjehrra pensioniste ...
Thellohet investigimi për familjarët e kryebashkiakut ...
Projektet kulturore, kurimi i artit, janë disa nga mën...
Skandalet e Bashkisë së Tiranës, kryebashkiakut Erion ...
Një tjetër skandal ka dalë në dritë. Ish-zëvendësminis...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është akuzuar s...
Ministria e Financave publikoi raportin e Monitorimit ...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka publikua...
Zonja e drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv...
Adriatik Llanaj, një qytetar 32-vjeçar nga Vlora, treg...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar një seri raportes...
Në fillim të këtij qershori, portal informativ italian...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka denoncua...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...