
Ministria e Financave publikoi raportin e Monitorimit të Kontratave Koncesionare, por për disa objekte si inceneratori i Tiranës raporti u ndal vetëm te pagesat pa shpjeguar se çfarë punimesh janë bërë në objekt.
Raporti Vjetor i Përmbledhur (RVP) është një dokument i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë që përfshin mbledhjen dhe raportimin e të dhënave të ecurisë dhe performancës financiare dhe jofinanciare të kontratave të koncesionit/PPP, i cili synon të sigurojë për risqet kryesore fiskale nga kontratat e koncesionit/PPP janë identifikuar dhe raportuar në mënyrë sistematike. Por për shumë nga kontratat informacioni është i pjesshëm vetëm për pjesën e pagesave pasi autoritetet kontraktore hezitojnë të çojnë informacion të Ministria e Financave.
Inceneratori i Tiranës që është një nga çështjet me të bujshme të korrupsionit që ka çuar pas hekurave zyrtarë të lartë dhe ish-ministra.
Ministria e Financave sqaroi se me vendimin e datës 28.07.2023 t? Gjykatës s? Posaçme t? Shkalles s? Par? p?r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ?sht? vendosur masa e sekuestros p?r pasurit? e shoq?ris? “Integrated Energy BV S.P.V” sh.p.k. dhe shoq?ris? “Integrated Technology Servis” sh.p.k., shoq?ri t? cilat administrohen nga Agjencia e Administrimit t? Pasurive t? Sekuestruara dhe Konfiskuara, n? zbatim te legjislacionit n? fuqi p?r administrimin e pasurive t? sekuestruara dhe konfiskuara.
Me ketë tagër Agjencia e Pasurive të Konfiskuara, në varësi të Ministrisë së Brendshme, do të duhet të zhvillojë punimet në objekt përderisa merr financimet ose t’i rikthejë sërish fondet në buxhet. Agjencia e Pasurive të Konfiskuara, e cila në ombrellën e saj ka një seri biznesesh shtetërore dhe private për të administruar po merr fondet buxhetore teksa objekti nuk po ndërtohet. Nga ky institucion nuk ka të dhëna se çfarë bëhet me pagesat, ndërsa në raportin e financave jepet raportimi i Autoritetit Kontraktor.
Sipas skedës aktuale të koncesionit për inceneratorin e Tiranës, Autoriteti Kontraktues i këtij koncensioni janë: Ministria e infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Autoritet i Përfshirë është Bashkia e Tiranës dhe Njësitë e Qeverisjes Vendore Qarku Tiranë.

Vlera e investimit është 17,1 miliardë lekë dhe data e fillimit të kontratës është 31 gusht 2017. Kohëzgjatja e kontratës është 30 vjet dhe faza aktuale e projektit cilësohet “Ndërtim & Operim”.
Të dhënat e tjera nga databaza lokale e Spending Data Albania tregojnë se nga data 1 janar deri më 17 prill 2024 nga Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave janë kryer 392,334,823 lekë pagesa (3,8 milionë euro).
Inceneratori i Tiranës, një vepër që nuk ekziston dhe procesi është nën hetim dhe sekuestro nga SPAK-u, do të financohet nga taksat e shqiptarëve me 1,27 miliardë lekë (12 mln euro) këtë vit, me rritje gati 20% nga viti 2023, sipas parashikimeve në buxhetin 2024.
Deri në mes të prillit janë paguar 30% e fondeve të planifikuara këtë vit për inceneratorin, teksa fondet për investimet kapitale thuajse janë bllokuar.
Të dhënat nga bilancet tregojnë se Integrated realizoi 9,9 miliardë lekë të ardhura gjatë periudhës 2017-2022, nga të cilat 2,7 miliardë lekë (23,8 milionë euro ishin fitime).
Të dhënat referojnë se përveç fondeve për investimin e inceneratorit, kompania ka përfituar pagesa nga bashkitë e Durrësit, Kavajës, Tiranës për administrimin e mbetjeve.
Bashkia e Durrësit përbën një rast unik se si mbi gjysmën e të ardhurave që ajo mbledh vetë e shpenzon vetëm për një zë, për mbrojtjen e mjedisit (kryesisht pastrimi mbeturinave). Në vitin 2022, të ardhurat e veta të Bashkisë (nga taksat e tarifat e taksat e ndara) ishin 1.53 miliardë lekë, me rënie 3% në krahasim me vitin e mëparshëm, sipas të dhënave nga Co-Plan.
Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen e mjedisit erdhi pas mbylljes së depozitimit të Porto Romanos dhe dërgimit të mbetjeve në inceneratorin e Sharrës në Tiranë.
Sipas kontratës, që qeveria ka me koncesionarin e plehrave në Sharrë, kosto e depozitimit të mbetjeve është 29.05 euro/ton për të gjithë kohëzgjatjen e koncesionit.
Të dhënat nga pasqyrat financiare tregojnë se të ardhurat e integrated Energy B.V. S.P.V.” ishin shumë më të lata se, të dhënat nga thesari i Ministrisë së financave, për shkak se përveç fondeve për investimin e inceneratorit kompania ka përfituar pagesa nga bashkitë e Durrësit, Kavajës, Tiranës për administrimin e mbetjeve./ Monitor.al
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka publikua...
Zonja e drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv...
Adriatik Llanaj, një qytetar 32-vjeçar nga Vlora, treg...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar një seri raportes...
Në fillim të këtij qershori, portal informativ italian...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka denoncua...
Për problemin e shtetases italiane emisioni “Stop” i është...
Shumë të huaj kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion për ...
Emisioni “Stop” është pozicionuar në banesën e Vladimir Si...
Një shtetas italian, Domenico Lupoli, tregon, se është dre...
Qentë e rrugës janë kthyer në një shqetësim për banorët e ...
I ardhur me më shumë se 1 orë e 30 minuta vonesë, autobusi...
Emisioni “Stop” është në Lushnje për problemin e një zonj...
Fejzi Shkemza me banim në Shkodër, tregon, se ka blerë një...
Një skandal është regjistruar nga kompania “Salillari”, e ...
Zona e liqenit të Thatë me 23 mijë banorë dhe perspektivë ...
Një tjetër akt skandaloz është shtuar në listën e zezë të ...
DASH, në raportin e publikuar në vitin 2023, thotë se ...
Javën e kaluar “Stop” në Tv Klan një ngjarje të rëndë të n...
Në maj 2018 emisioni “Stop” në Tv Klan ka trajtuar problem...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...