Blen një makinë, i shfaqet një gjobë në Maliq pa qenë kurrë
Fejzi Shkemza me banim në Shkodër, tregon, se ka blerë një...

Emisioni “Stop” është në Lushnje për problemin e një zonje, e cila thotë se bashkëjetuesi i saj ka ndërruar jetë, por prej 2 vjetësh nuk po mundet ta çregjistrojë. Partneri i zonjës jetonte jashtë Shqipërisë dhe është varrosur në Krutje të Lushnjës. Pengesë, që i ndjeri nuk çregjistrohet, janë bërë të afërmit e tij dhe punonjësi i gjendjes civile, nuk vepron pa miratimin e tyre.
“Kam jetuar me bashkëshortin tim në Gjermani, kemi një djalë të përbashkët. Martesë nuk kemi, por kemi jetuar bashkë me vite dhe ka ndërruar jetë në Gjermani më 8 Maj 2022. Jam munduar gjithë kohën me familjarët që ta çregjistrojmë bashkëshortin tim. Mirëpo familjarët nuk pranojnë sepse nuk kemi bërë martesë edhe ata të komunës nuk pranojnë dhe më thanë gjithmonë që unë nuk jam e martuar dhe nuk më takon. Mirëpo djali i përbashkët, unë kam të drejtë se kam të drejtën e djalit tim dhe kam të drejtën ta kërkoj certifikatën e vdekjes, por nuk ma japin dhe për këtë arsye erdha këtu e ju kërkova ndihmë sepse nuk di më se çfarë të bëj më tepër. Asnjë prej familjarëve nuk pranon për çregjistrimin dhe nuk duan që unë ta bëj,” tha denoncuesja.
Gazetarja: Ndërkohë djali juaj është në trungun familjar të të atit, apo jo?
Denoncuesja: Aty kemi regjistrimin ne të dy dhe banimin. Aty banojmë deh sa herë që shkojmë atje që bëjmë debate për këtë gjë mua më thonë dil nga shtëpia se nuk të qasim në shtëpi.
Stop i drejtohet Njësisë Administrative Krutje dhe Raqi, punonjësi i kësaj zyre thotë se ka edhe persona, që kanë ndërruar jetë prej 50 vjetësh e nuk janë çregjistruar.
Denoncuesja: Kam ardhur herë të tjera këtu, për të çregjistruar bashkëshortin.
Asistentja: Ta dimë, ça dokumentesh duhen, që të bëhet çregjistrimi.
Gjendja Civile: Duhet të jetë në dijeni dhe familja, që po bëhet çregjistrimi i djalit, i vëllait të asaj familje.
Asistentja: Ça dokumentesh duhen pra, që ta dimë?
Gjendja Civile: Certifikata e vdekjes, që andej me vulë apostile! Atëherë vdekjen e bëjnë të afërmit e familjarit, të viktimës dhe ata duhet të jenë në dijeni dhe unë i kam vënë në dijeni dhe ata më thanë, po qe se vjen personi, na njofto neve, që të vijmë edhe ne, sepse ti nuk je e martuar, e celebruar me atë. Kam pyetur unë edhe në drejtori edhe më kanë thënë, që duhet të vësh në dijeni familjarët. Familjarët më kanë thënë, që pa të dhënë Ok familja, mos e bëj.
Asistentja: A është e ligjshme kjo, që 2-vjet që i ndjeri ekziston akoma?
Gjendja Civile: Ka edhe 20-vjet dhe 15-vjet.
Asistentja: A është e ligjshme?
Gjendja Civile: Ka edhe 50-vjet të pa çregjistruar.
Asistentja: Është e ligjshme?
Gjendja Civile: S’është e ligjshme.
Pasi zonja denoncuese dorëzon të gjitha dokumentet e kërkuara, ajo përplaset në zyrën e gjendjeve civile me familjen e partnerit të ndjerë, me të cilin ka edhe një djalë. Familjarët e partnerit e shajnë dhe e fyejnë, duke kërcënuar atë dhe punonjësin e gjendjes civile.
Asistentja: Thjesht ne kemi ardhur për të bërë atë çregjistrimin.
Gjendja Civile: T’i njoftoj unë ata?
Asistentja: Po!
Gjendja Civile: (Flet në telefon me familjarët) Atëherë kanë ardhur këto personat këtu me këto dokumentet, për të bërë atë regjistrimin e vdekjes. Hajde bashkë me Melindën këtu, se nuk bëhen muhabetet në telefon! Po kjo s’paska as emër nëne, as emër babe, më çupe. Të dhënat e Mxxx.
Familjarët: Mos e ka pjellë gjë jot ëmë Mxxxx? Jot ëmë e ka pjellë Mxxxx?
Denoncuesja: Është babai i djalit tim.
Familjarët: Është babai i djalit, por s’është asgjë i joti.
Denoncuesja: Ky është i imi, i fëmijës tim.
Familjarët: Nuk është.
(Fillojnë debatet) – Nuk kuptohen fjalët
Familjarët: Se s’më do qejfi. Dale një çikë. Kur janë të tuat, ato, pse e kam unë këtë? Pse më kanë dalë mu këto? Buçe! Ku ishe? Ku brodhe? Buçe e m*tit! Yyyy…
Familjari: Për atë muhabet, që kemi ardhur, ti ke thënë, që mund ta bëjmë edhe pas 7-vjetësh dhe mbas 10-vjetësh.
Asistentja: A të bëj një pyetje? Pyetje injorante!
Gjendja Civile: Unë po flas, ti më ndërhyn. Moj po flas! Të lutem!
Asistentja: Atëherë mos ma ngri zërin! Ç’është ky reagim, që bëni ju ndaj meje?
Gjendja Civile: Shshsh…!
Asistentja: Me ç’të drejtë?
Gjendja Civile: Lexoje këtë këtu! Për kryerjen e veprimeve, zyra e gjendjes civile pranon vetëm akte ose dokumente origjinale. Vajti, mori vulën në ambasadën tonë dhe në Ministrinë e Jashtme. Ishte gati, për t’u bërë çregjistrimi.
Asistentja: Po!
Gjendja Civile: I thashë do njoftoj familjarët, sepse njoftova familjarët dhe më thanë jo, derisa të vijmë ne. Tani jam duke bërë veprimet . Do t’i bëj! Ti shko rregulloje! Vëri emrin këtu, ja Mxxxx, mbiemrin vërja Lxxxxx!
Asistentja: Ok!
Stop ka shkuar sërish në Gjendjen Civile të Krutjes për të sqaruar deri në fund detajet e kësaj çështjeje.
Gjendja Civile: Lajmërimi i vdekjes bëhet nga çdo pjesëtar madhor i familjes. Kjo nuk është në trungun familjar. Nuk është e regjistruar në Gjendjen Civile.
Gazetarja: Bashkëjetesa nuk është sot e ndaluar.
Gjendja Civile: Kush po ta mohon. Është bashkëjetuese, ka a s’ka kontratë e dinë ata se bashkëjetesa bëhet me deklaratë tek noteri.
Gazetarja: Çfarë ndodh në ato raste kur nuk ka asnjë pjesëtar të familjes? Kush e çregjistron atë njeriun kur nuk ka asnjë familjar?
Gjendja Civile: Ata ishin dakord për ta bërë, por kur shikoj këtu (dokument) kishte një gabim në emri dhe mbiemri. U dhashë ndryshojeni dhe hajde ta bëjmë.
Punonjësi i Gjendjes Civile refuzon përsëri që të japë certifikatën e çregjistrimit. Me anë të një kamere të fshehtë denoncuesja bisedon përsëri me atë duke kërkuar çregjistruar bashkëjetuesin e saj të ndjerë.
Denoncuesja: Të ishte ajo nënë, do e kishte bërë atë punë.
E ëma e të ndjerit: Po ta them dhe njëherë, do e kesh keq me mua, kaq po të them, fshatarë jemi.
Gjendja Civile: Thjeshtë do të bëhet çregjistrimi, nuk do të mbahet as akt, asgjë.
E ëma e të ndjerit: Raq, mos bëj asnjë veprim!
Gjendja Civile: Okej, bëni ça të doni!
Të gjendur në këto kushte Stop i është drejtuar Drejtorisë të Përgjithshme të Gjendjes Civile në Ministrinë e Brendshme për të kërkuar një zgjidhje për sa i përket çregjistrimit të të ndjerit dhe një masë ndaj punonjësit të Gjendjes Civile./ tvklan
Fejzi Shkemza me banim në Shkodër, tregon, se ka blerë një...
Një skandal është regjistruar nga kompania “Salillari”, e ...
Zona e liqenit të Thatë me 23 mijë banorë dhe perspektivë ...
Një tjetër akt skandaloz është shtuar në listën e zezë të ...
DASH, në raportin e publikuar në vitin 2023, thotë se ...
Javën e kaluar “Stop” në Tv Klan një ngjarje të rëndë të n...
Në maj 2018 emisioni “Stop” në Tv Klan ka trajtuar problem...
DASH, në raportin e publikuar në vitin 2023, thotë se ...
Afera e inceneratorit të Tiranës thellohet dita-ditës, tek...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, foli mbrëmjen ...
Në redaksinë e emisionit “Stop” është drejtuar një qytetar...
Fiks Fare iu rikthye problematikës së rindërtimit, ku kësa...
Më 23 maj të vitit 2018, Bashkia Kamëz nënshkruan kontratë...
Disa ditë më parë në emisionin “Stop” u trajtua pronësinë ...
Në fshatin Barbullinjë të Lushnjes përpara dy muajsh është...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e CNA-së, për një p...
Emisioni “Stop” është nisur drejt rrugës “Transballkanike”...
Qerem Merdani, banues në fshatin Buzmadh, njësia administr...
Në muajin shkurt, CNA raportoi se zyrtarët e Bashkisë së T...
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar këtë të martë disa foto ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...