“Të thotë ku i ka gjetur lekët”/ Gazetari ngre dyshime për pasuritë e Ramës
Gazetari Armand Shkullaku u shpreh sot me nota dyshimi lid...
Gazetari Armand Shkullaku u shpreh sot me nota dyshimi lid...

DASH, në raportin e publikuar në vitin 2023, thotë se pasi televizioni “ABC News” ndryshoi pronësinë, pati raportime se programet e drejtuara nga gazetarë kritikë ndaj qeverisë u mbyllën dhe ata gazetarë u larguan nga stacioni. (Lexo këtu)
Sot “ABC News” është një nga zërat më të fortë pro kryebashkiakut Erion Veliaj dhe qeverisë. Aty janë strehuar edhe analistët kryesorë të pushtetit, të cilët marrin paga dhe honorare të majme.
Po si ra kjo media nën kthetrat e Rilindjes me një skemë që shkon te zyra e kryebashkiakut Veliaj dhe mbahet nga pagesat mujore dhjetëra mijëra euro të biznesmenëve të mëdhenj që kanë lidhje përfitimi me pushtetin.
Sot “ABC News” figuron në pronësi të shtetasit Esat Bojku, një emër ky më shumë përfaqësues i të tretëve sesa direkt si biznesmen. Nga informacionet mediatike ai ishte vendosur si përfaqësues nga Shkëlqim Devolli, një biznesmen i madh nga Kosova.
Bojku themelon një kompani në datën 7 tetor 2022, të cilën e quan “Media Holding”.


Ky subjekt bleu kompaninë “ABC Managment”, e cila është themeluar në vitin 2019 dhe ka qenë në pronësi të shtetases Efthymia Gkouma, dhe më pas në 15.05.2022 kompania merret në pronësi nga “Media A.B.C. Holding”.



Disa skema me themelime kompanish apo qarkullime pronarësh që në fakt janë mbulime. “Media A.B.C. Holding”, ishte bijë e një kompanie në Holandë, e cila ishte në pronësi të biznesmenit shqiptar Klodjan Allajbeu. Ky i fundit dhe grekja që duket emrin e ka njësoj si Esat Bojku, thjesht përfaqësuese e të tretëve, sollën një ndryshim të madh në “ABC News”. Një televizion vetëm me lajme u kthye në një media me program të plotë televiziv, ku binin në sy emisionet e shumta duke e kthyer në një media konkurruese në treg.
Pikërisht në momentet që po ngrihej, shfaqet edhe shitja e “ABC News” që fillimisht u shpall si blerës shtetasi Shkëlqim Devolli, i cili kishte kryer edhe takime me drejtues të “ABC”-së në Tiranë. Por në dokumente nuk shfaqet më Shkëlqim Devolli, por z. Esat Bojku.

“Media Holding” merr pronësinë e “A.B.C. MANAGEMENT” dhe largohet ortaku "Media A.B.C. Holding" në 24.11.2022, pra vetëm pak javë pasi Esat Bojku themelon “Media Holding” bëhet pronar i kompanisë që menaxhon televizionin “ABC News” sh.a.



Menjëherë emërohen dy administratoret e reja, Erjona Zaimi e Amarda Kapaj që në fakt njëra prej tyre është edhe afër ish-aksionerit Klodian Allajbeu, por edhe pranë “dirigjentit” mediatik të Edi Ramës, Endri Fuga.
Në mars të 2023-shit, kompania “Media Holding”, e cila është në pronësi të Esat Bojkut, regjistron edhe një barrë siguruese pas një kredie te banka Credins.

Sipas të dhënave zyrtare rezulton: Depozitimi i Marrëveshjes Siguruese, datë 28.03.2023 Nr. 283 Rep., Nr.177 Kol.., lidhur midis “MEDIA HOLDING” (Barrëdhënës) dhe banka Credins SHA (Barrëmarrës/Kredidhënës) me objekt vendosje barre mbi 100% të kuotave dhe të drejtave në lidhje me to që zotëron “MEDIA HOLDING” në shoqërinë “A.B.C. MANAGEMENT”, si dhe mbi kuotat e reja që mund të zotërojë në të ardhmen në ketë shoqëri tregtare.


CNA ka mundur të sigurojë dokumente private, pagesa se si televizioni “ABC NEWS” kaloi në emër të Esat Bojkut që më shumë sesa një investitor apo njeri i fushës së medias, është një individ i zgjedhur nga shtetasi Shkëlqim Devolli.
Sipas disa të dhënave që ka siguruar CNA, pagesat janë kryer me disa këste sipas kontratës, por për këto pagesa të dhënat tregojnë se janë përfshirë edhe biznesmenë shqiptarë. Një transfertë prej gati 2 milionë eurosh figuron nga “Kastrati Grup”.

Gjithashtu figurojnë edhe disa pagesa të tjera, të cilat në kontratë njihen si huatë që kanë përfituar të dyja kompanitë “ABC Menagment” sh.p.k dhe bija e saj “ABC News” sh.a.


Figuron qartë që janë dhënë dy hua nga të tretë, të cilat janë përfituar nga ish-aksioneri i kompanisë, të cilat do të shlyhen nga blerësi Esat Bojku.
Me pak fjalë Esat Bojku ka blerë “ABC News”-in me disa pagesa dhënë borxh nga persona të tretë ku shfaqet “Kastrati Group” dhe Shkëlqim Devolli. Shumën tjetër sipas vetë kontratës do ta shlyejë sipas datës në kontratë.
Një televizion kritik me pushtetin si “ABC News” blihet me një skemë huadhënie dhe pagesë direkte në total rreth 4 milionë euro, ku pagesat bëhen nga “Kastrati Group” dhe Shkëlqim Devolli, por pronar figuron Esat Bojku.
Nuk mjafton vetëm blerja, janë dhe pagesat mujore kostot e mbajtjes që “ABC News”, ka për stafin, etj.
Nga një verifikim i të dhënave rezulton se paguesit kryesorë të “ABC News” të jenë kompanitë e lidhura me Arbër Veliajn, vëllain e Erion Veliajt.

Arbër Veliaj, nëpërmjet kompanisë të tij të reklamave, ka në portofol dhjetëra kompani midis tyre edhe përfitues koncesionesh nga qeveria.
Por jo vetëm kaq.
Paguesit e “ABC News” janë biznesmenë me lidhje të forta me qeverinë dhe përfitues nga kontrata koncesionare.
Pagesat shkojnë në dhjetëra mijëra euro në muaj dhe miliona euro vjetore. Kjo vërteton gjithçka që ka theksuar DASH-i në raportin e tij ku thekson: “ABC News” ndryshoi pronësinë, pati raportime se programet e drejtuara nga gazetarë kritikë ndaj qeverisë u mbyllën dhe ata gazetarë u larguan nga stacioni.

Skema është e qartë. Jepet borxh nga kompani private te shitësi (borxh që e shlyen blerësi), një shumë lihet pagesë sipas kontratës, ndërkohë lekët paguhen nga të tjerë persona dhe një emër që vendoset si pronar.
Më pas në televizion fillon revolucioni.
Shkon Sokol Balla, që është një nga papagajtë kryesorë të pushtetit, dhe rreth e rrotull mblidhen edhe “kokat” e tjera të analizave mediatike që paguhen për daljet e tyre. Televizioni ndryshon linjë dhe gjithçka për kostot e tij e paguajnë biznesmenë me koncesione me qeverinë dhe direk e indirekt Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj./ CNA
Afera e inceneratorit të Tiranës thellohet dita-ditës, tek...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, foli mbrëmjen ...
Në redaksinë e emisionit “Stop” është drejtuar një qytetar...
Fiks Fare iu rikthye problematikës së rindërtimit, ku kësa...
Më 23 maj të vitit 2018, Bashkia Kamëz nënshkruan kontratë...
Disa ditë më parë në emisionin “Stop” u trajtua pronësinë ...
Në fshatin Barbullinjë të Lushnjes përpara dy muajsh është...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e CNA-së, për një p...
Emisioni “Stop” është nisur drejt rrugës “Transballkanike”...
Qerem Merdani, banues në fshatin Buzmadh, njësia administr...
Në muajin shkurt, CNA raportoi se zyrtarët e Bashkisë së T...
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar këtë të martë disa foto ...
Policia ka arrestuar shtetasin, A.SH., 32 vjeç, dhe shteta...
Edhe pse qytetarëve iu vilen çdo ditë taksa për mbetjet në...
Kush është pronari i inceneratorit? A është Mirel Mërtiri,...
Në vitin 1996, në rrugën e Bogdanëve në Tiranë u ndërtua n...
Një tjetër dramë dhune bëhet publike në emisionin “Stop” n...
Rastet e dhunës në familje janë shtuar shumë së fundmi. Nj...
Një zonjë e drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv...
"Piranjat" kanë ndjekur nga afër takimin e kryeministrit E...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...