Skandali/ “Salillari” filmon dhe shpërndan pamjet e bazës ajrore të NATO-s
Një skandal është regjistruar nga kompania “Salillari”, e ...

Fejzi Shkemza me banim në Shkodër, tregon, se ka blerë një automjet në Korçë, por nuk e po e lenë ta gëzojë. Makinën e ka blerë në tetor me kontratë dhe i ka ndryshuar pronësinë në nëntor 2023. Fejziu thotë, se në janar 2024 i vjen një gjobë, që ka marrë në Maliq, por në Maliq nuk ka qenë kurrë.
Fejzi Shkemza, denoncuesi: Unë fillimisht kam kontaktuar me personin e makinës që e kam parë në internet, kam shkuar drejt Korçës direkt. Kam rënë në ujdi me personin për çmimin e për të gjitha dhe e kam blerë makinë. Kam paguar paratë dhe kam shkuar tek DPSHTRR-ja Korçë, aty kam bërë gjithë dokumentacionin dhe ishte çdo gjë në rregull. Makinën e kam blerë më 20 tetor në Korçë.
Gjoba e ngarkuar në janar 2024 ka vlerën 300 mijë lekë të vjetra dhe është shoqëruar edhe me heqjen e 3 pikëve në patentë. Ajo mban datën 10 korrik 2023, datë kur Fejzi Shkemza nuk e kishte atë makinë dhe ka qenë në Shkodër. Fejziu i është drejtuar Policisë së Korçës, ku i kanë pohuar, se gjoba është marrë në korrik 2023, por pa i dhënë zgjidhje, për t’ia hequr ndëshkimin nga emri i tij.
Denoncuesi: Gjoba me sa ka dalë në kompjuter është marrë në Maliq të Korçës më datën 10 korrik 2023 në orë 16:50. Unë kam qenë në shtëpi, në Shkodër, makina nuk ka qenë e imja. Makina u bë në pronësinë time më 2 nëntor. Më thanë që duhet të lidhesh me Drejtorinë Rajonale të Korçës për të bërë kërkesë me shkrim. Bëra kërkesën me shkrim prita një muaj dhe më erdhi një përgjigje. Thuhej që gjoba është marrë më 10 korrik 2023. Unë jam dakord që mund të jetë marrë gjoba, s’është se nuk është marrë gjoba por, nuk ka qenë makina në pronësinë time. Atëherë më kthyen përgjigjen e parë, prita pak ditë më thanë bëj edhe një të dytë. Mund të ketë dy muaj e gjysmë kërkesa e dytë dhe nuk kam marrë përgjigje akoma. Atëherë u detyrova kur nuk kishte zgjidhje nga shteti, erdha tek Stop-i.
Stop ka siguruar kontratën e shit-blerjes së makinës në 18 tetor 2023, pas së cilës është prodhuar dhe leja e re e qarkullimit në nëntor 2023. Eksperti Artur Sulçe duke analizuar rastin, thotë, se përveçse nuk respektohet Kodi Rrugor, edhe mundësia për t’u paguar ½ e shumës, nuk lejohet, pasi gjoba është hedhur jashtë afateve. Kjo gjobë, thotë Sulçe, duhet të hidhej në emër të pronarit të vjetër të makinës.
Artur Sulçe, ekspert: Hedhja me vonesë humbet edhe atë të drejtë që ka ai që është gjobitur, përdoruesi i këtij mjeti që të zbatohet edhe ato rregullat e Kodit Rrugor, që nëse ju e paguani brenda 15 ditëve, paguani gjysmë e atij penaliteti për shkeljen që keni bërë. Nuk ka arsye që t’i jepet pronarit tjetër kjo lloj gjobe. Ajo mund të ishte në sistem e gjitha meqë po vihej pas 6 muajsh e t’i vendosej pronarit të vjetër. Në kushte normale të këndvështrimit tim duhet patjetër që ai komisioni i gjobave, penaliteteve kur hidhen kështu, ai komisionin mund ta zhbëjë me një vendim dhe t’ia kaloj pronarit të parë./ tvklan
Një skandal është regjistruar nga kompania “Salillari”, e ...
Zona e liqenit të Thatë me 23 mijë banorë dhe perspektivë ...
Një tjetër akt skandaloz është shtuar në listën e zezë të ...
DASH, në raportin e publikuar në vitin 2023, thotë se ...
Javën e kaluar “Stop” në Tv Klan një ngjarje të rëndë të n...
Në maj 2018 emisioni “Stop” në Tv Klan ka trajtuar problem...
DASH, në raportin e publikuar në vitin 2023, thotë se ...
Afera e inceneratorit të Tiranës thellohet dita-ditës, tek...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, foli mbrëmjen ...
Në redaksinë e emisionit “Stop” është drejtuar një qytetar...
Fiks Fare iu rikthye problematikës së rindërtimit, ku kësa...
Më 23 maj të vitit 2018, Bashkia Kamëz nënshkruan kontratë...
Disa ditë më parë në emisionin “Stop” u trajtua pronësinë ...
Në fshatin Barbullinjë të Lushnjes përpara dy muajsh është...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e CNA-së, për një p...
Emisioni “Stop” është nisur drejt rrugës “Transballkanike”...
Qerem Merdani, banues në fshatin Buzmadh, njësia administr...
Në muajin shkurt, CNA raportoi se zyrtarët e Bashkisë së T...
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar këtë të martë disa foto ...
Policia ka arrestuar shtetasin, A.SH., 32 vjeç, dhe shteta...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...