
I ardhur me më shumë se 1 orë e 30 minuta vonesë, autobusi urban i linjës Stacioni Trenit-TEG, ka sjellë mbingarkesë udhëtarësh dhe nervozizëm, që është finalizuar me protestë masive e mospagesë biletash. Indinjata e stimuluar nga vonesa ulëritëse e urbanit dhe pritja torturuese e udhëtarëve të rraskapitur nga vapa e lodhja në punë, ka ndodhur në orët e drekës së të martës kur “karroca” me emrin “urban linje”, mbërriti në stacionin e Kopshtit Zoologjik, në ardhjen nga TEG.
Kanë qenë pikërisht udhëtarët pritës në këtë stacioni (me shumicë gra e vajza), të cilat sapo kanë hipur i kanë zbrazur fatorinos indinjatën e shkaktuar nga pritja e tepruar dhe kushtet skandaloze të autobusit. Me indinjatën e grave të Zoologjikut u solidarizua edhe pjesa tjetër e udhëtarëve, që mesa u duk, priste rastin të shpërthente nga vonesa e tepruar e urbanit, që nuk është sporadike por sjellje e përditshme.

CNA ka shkruar edhe më parë për problematikat e kësaj linje që prej më shumë se dy vitesh e ushtron aktivitetin e transportit urban duke mos përmbushur asnjë kusht ligjor. Si në standardin e gjendjes teknike skandaloze të autobusëve, ashtu dhe në moskorektësinë ndaj udhëtarëve që i lë në pritje anormale nëpër stacione.
Një pritje punëprishëse kjo pasi shumica e pasagjerëve të kësaj linje janë punonjës që e ushtrojnë veprimtarinë në institucione e subjekte përgjatë kësaj zone. Ata kanë një orar zyrtar që duhet ta respektojnë përndryshe, nëse vonesat bëhen rutinë, mund të ndëshkohen me pushim nga puna. Gjë që deri më sot nuk ka ndodhur (shkurtim orësh për shkak të vonesave po), falë daljes deri në 60 minuta para orarit të mbërritjes së urbanit në stacion.
Do të mjaftonte qoftë edhe një udhëtim i vetëm më autobusat e kësaj linje për të kuptuar cilësinë skandaloze që ofron kompania administruese e linjës “Stacioni Trenit – TEG”, me 7 autobusat, që kurrë nuk janë në gjendje normale pune. Por si ka mundësi që flota shkatarraqe e autobusëve jashtë kushteve të duhura teknike, ia del të kalojë testin e kolaudimit?

Si ka mundësi që Inspektoriati i Transportit Publik pranë Bashkisë rri dhe vështron këtë krim publik? Si ka mundësi që ndonëse me një flotë automjetesh tejet të konsumuara, që nuk ofrojnë asnjë standard njerëzor, kompania administruese e linjës urbane “Stacioni i Trenit- Kopshti Zoologjik-TEG”, vijon të licensohet nga autoriteti përgjegjës i Bashkisë së Tiranës, që shpërfill katrahurën që torturon udhëtarët?
Përse Drejtoria e Transportit të Trafikut Rrugor, Qendra për Regjistrimin dhe Licencimin, Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Policia Bashkiake qëndrojnë indiferente ndaj kësaj situate ulëritëse? Çfarë fsheh tjetër heshtja e tyre përveç interesit përfitues?!/ CNA

Emisioni “Stop” është në Lushnje për problemin e një zonj...
Fejzi Shkemza me banim në Shkodër, tregon, se ka blerë një...
Një skandal është regjistruar nga kompania “Salillari”, e ...
Zona e liqenit të Thatë me 23 mijë banorë dhe perspektivë ...
Një tjetër akt skandaloz është shtuar në listën e zezë të ...
DASH, në raportin e publikuar në vitin 2023, thotë se ...
Javën e kaluar “Stop” në Tv Klan një ngjarje të rëndë të n...
Në maj 2018 emisioni “Stop” në Tv Klan ka trajtuar problem...
DASH, në raportin e publikuar në vitin 2023, thotë se ...
Afera e inceneratorit të Tiranës thellohet dita-ditës, tek...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, foli mbrëmjen ...
Në redaksinë e emisionit “Stop” është drejtuar një qytetar...
Fiks Fare iu rikthye problematikës së rindërtimit, ku kësa...
Më 23 maj të vitit 2018, Bashkia Kamëz nënshkruan kontratë...
Disa ditë më parë në emisionin “Stop” u trajtua pronësinë ...
Në fshatin Barbullinjë të Lushnjes përpara dy muajsh është...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e CNA-së, për një p...
Emisioni “Stop” është nisur drejt rrugës “Transballkanike”...
Qerem Merdani, banues në fshatin Buzmadh, njësia administr...
Në muajin shkurt, CNA raportoi se zyrtarët e Bashkisë së T...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...