
Përveçse ofrojnë kushte mizerabile udhëtimi për shkak të gjendjes skandoloze teknike të autobusave, në të cilët mungojnë impiantet e ajrit të kondicionuar, veçanërisht këto ditët e fundit dispeçeria e autobuzave të linjës urbane “Stacioni i Trenit - Parku Zoologjik”, ka “lajthitur” me orarin e mbërritjes së tyre nëpër stacionet respektive.
Të martën distanca e pritjes së udhëtarëve arriti në kuotën e paimagjinueshme 50-60 minuta e më shumë, duke provokuar protestë të këtyre të fundit. Të indinjuar nga vonesat punëprishëse, të hardallosur nga vapa e padurueshme dhe rrëketë e djersës, udhëtarët ia derdhnin inatin fatorinove dhe shoferëve, të cilët u jepnin të drejtë por dhe i sqaronin se nuk ishin ata fajtorë.
Ndërkohë, revolta arriti kulmin kur thirrjes së një gruaje për të mos paguar çmimin e biletës iu bashkuan edhe të tjerë, të cilët i rekomanduan fatorinos ti telefonte shefave dhe t’ia përcillte vendimin e tyre. Në fakt, pakënaqësia ndaj shërbimit urban të kësaj linje ka qenë permanente prej kohësh. Ajo ka qenë prezente dhe e provokuar sistematikisht, nga fakti se së bashku me autobusët e disa linjave të tjera urbane që mbulojnë periferitë e kryeqytetit, edhe kjo “Stacioni i Trenit - Parku Zoologjik”, mbulohet nga autobuza që për shkak të gjendjes së amortizuar dhe vjetërsisë, të ofrojnë, përveç të tjerave, acar në dimër dhe përvëlim në verë.
Që janë flotilje “karrocas lëvizëse”, që transportojnë kafshë dhe jo autobuza linjash urbanë për njerëz, sipas standartit që përcakton neni 9, kreu II i ligjit nr. 8308, datë 18.3.1998 “transporti i udhëtarëve” (f.z. nr.8, viti 1998), dhe udhëzimi nr. 1649, datë 16/08/1999 “Mbi plotësimin e disa kushteve të veçanta në transportin rrugor të udhëtarëve”, e tregon jo vetëm mungesa e kondicionerëve, por dhe e shumë kushteve të tjera teknike. Mangësi këto që përbëjnë argument të mjaftueshme për evidentimin e shkeljes flagrante të ligjit dhe marrjen e masave të rrepta administrative deri dhe bllokimin e pajisjes me liçensë nga ana e Bashkisë së kryeqytetit.
Gjë që deri më tani nuk ka ndodhur. Megjithë këto mangësi, megjithë shkeljen flagrante të kushteve të përcaktuara nga ligji për pajisjen me licensë autobuzat urbanë të linjës “Stacioni i trenit - Parku zoologjik”, sikurse dhe homologët e linjave të tjera: “Jordan Misja - Qyteti studenti”, linja e “Institutit”, ajo “Laprakë- Qendër”, linja e “Kasharit “, “ Uzina Dinamo e Re–Sharrë”, “Selitë-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” etj., vijojnë të ushtrojnë normalisht aktivitetin. Të patrazuar nga duzinat e inspektoriateve përgjegjëse mbikqyrëse, që, megjithë ankesat e vazhdueshme të qytetarëve, rrin e vështrojnë se si qytetarëve udhëtarë u plas buza nga hapërdarja e orareve dhe djersa u rrjedh çurg nga vapa përvëlonëse, ndërkohë që Bashkia u derdh rregullisht çdo muaj subvecionin e mbuluar nga kontributet e biletpaguesve kompanive urbane./ CNA.al
KUJDES! Shkrimi është ekskluziv i CNA.al dhe gëzon të drejtën e autorësisë, sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Ai mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “CNA.al” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
CNA pak kohë më parë ka denoncuar një problematikë në një ...
Një tjetër denoncim është bërë ditën e sotme për incen...
Afera e inceneratorëve është një ndër çështjet që ka marrë...
Një tjetër denoncim është bërë këtë të diel për incenerato...
Një pjesë e konsiderueshme e autobusëve që e ushtrojnë vep...
Gazetari Elvi Fundo ka nxjerrë me dokumente në emisionin “...
Ish-drejtuesi i lartë i policisë, Shemsi Prençi, denoncoi ...
Elisa Spiropali nuk i kurseu deklaratat lajkatare ndaj kry...
Megaafera e inceneratorëve vijon të thellohet, ndërsa fakt...
Një denoncim ka ardhur së fundmi në redaksinë e CNA, në li...
Në vitin 2019-2020 qytetari Astrit Kuqi që ka në pronësi n...
Pak kohë më parë emisioni Stop në Tv Klan transmetoi rasti...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një stomatologeje nga qy...
Ndodhemi në pikun e sezonit turistik dhe në Shqipëri ka en...
Drejtori ekzektiz i një OJF-ve, Granit Sokolaj, ka bër...
Në 15 Qershor 2021 transmetuam një problematikë në një shk...
Një qytetar ka shkruar te xhami i makinës, se është burrë ...
“Karteli i miellit”, krahas bujqve, fundos edhe konsumator...
Një prej rrugëve më të çuditshme, për të cilën mund të ken...
Jemi në rrugën “Gjolekë Kokona”. Banorë të një pallati në ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...