"Na e kaluan njëherë topin për shalësh"/ Rama nuk tërhiqet për investimin në Zvërnec
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...

Një shtetas italian, Domenico Lupoli, tregon, se është drejtuar në klinikën dentare “Brianza Dent” në Tiranë për vendosjen e implanteve dentare.
Domenico thotë, se bëri 3 implante dhe 6 dhëmbë për 2 mijë Euro. Në ditën e parë i kanë vendosur implantet dhe pas tre muajsh është kthyer nga Italia, për të vendosur dhëmbët.
Në fund kishte problem me një implant, pasi diçka nuk shkonte mirë. Por në klinikën Brianza i thanë, që ishte çdo gjë në rregull.
Domenico Lupoli, denoncuesi: “Brianza Dent” e kam parë në internet ofronte çmime të mira dhe e kam kontaktuar. Kemi rënë dakord dhe atëherë ata më kanë pritur në aeroport duhet ë bëja tre impiante dhe 6 dhëmbë . Në ditën e parë më kanë vendosur impiantet, kiam qëndruar një javë dhe më pas jam kthyer në Itali sepse duhet të kalonin tre muaj që impiantet të përshtateshin në gojën time. Pas tre muajsh kam kthyer për të vendosur dhëmbët dhe kur ka mbaruar puna kisha një dhëmb apo impiant që nuk shkonte mirë. Më kanë vizituar dhe më kanë thënë që çdo gjë ishte mirë. Kam paguar për dhëmbët dhe impiantet më shumë se 2 mijë Euro. Më thanë që ka garanci pesë vjet, por kur unë u thashë që ka një problem, mbeta i pa kënaqur nga vizita që më bënë.
Pas shqetësimeve të vazhdueshme, Domenico iu drejtua një tjetër klinike, ku kuptoi, se ishte mashtruar nga Brianza Dent, pasi pasaporta me pullat e markës “Straumann” u provua, që nuk ishte origjinale. Tani shtetasi italian thotë, se nuk e di, se çfarë ka në gojë.
Domenico Lupoli, denoncuesi: Duke marrë shkas nga kjo eksperiencë e keqe e punës së bërë nga “Brianza Dent” kam shkuar në një tjetër klinikë për të bërë të gjitha dhëmbët pasi nuk janë bërë mirë. Në klinikën tjetër më kanë kërkuar pasaportën e impianteve që kam vendosur, për të verifikuar se çfarë implantesh kam vendosur në mënyrë që të filloj nga puna. U kam dhënë pasaportën dhe pas një dite më kanë thënë që këto implanet që pretendojnë që të kanë vendosur nuk janë “Straumann”. Nuk e di se çfarë impiantesh më kanë vendosur, duhet që t’i bëj të gjitha. Unë nuk e di se çfarë kam në gojë. Nëse nuk janë “Shtraumen” , atëherë çfarë janë?
Nëpërmjet një kamere të fshehtë emisioni “Stop” i është drejtuar “Brinaza Dent” për të kuptuar se çfarë impiantesh përdor.
Qytetarja: Më duhet një informacion, për sa i përket implanteve…!
Recepsioni: Pjesa e implanteve procedojmë në këtë mënyrë, që zonja të vijë, të bëjmë një grafi edhe implantet variojnë nga 300-nda deri në 1200 euro. Ka që është 500-ndsh, 400, 900-ndsh dhe 1000 euro, që është më e mira.
Qytetarja: Të cilës firmë janë, se këtu ka shumë?
Recepsioni: Sinqerisht janë firma të ndryshme dhe për këtë pjesën doktoresha mund ta dijë pjesën e firmave. Domethënë janë koreane, gjermane, italiane.
Qytetarja: Kështu si emra?
Doktoresha: Është “Straumann”, për momentin është më e mira.
Në këto kushte, emisioni “Stop” i drejtohet kompanisë distributore “Implantex”, që fut implantet Shtrauman dhe përgjegjësi teknik Llazar Sinjari na shpjegon, se pullat e pasaportës për dhëmbët e italianit, nuk janë origjinale.
Llazar Sinjari, përgjegjësi teknik “Implantex” : Kjo është një pasaportë e cila mund të shkarkohet shumë lehtë nga interneti. Në ndryshim nga pasaportat që jep kompania jonë, ato janë të shoqëruara me logon e kompanisë “Implantex” në këtë pullë nuk ëhstë origjinale dhe e pretenduar me impiantet e “Straumenn”. Vihet re që është gjerësia 4.75 milimetra, ndërkohë që nuk ekzist6on si përmasë në impiantet e “Straumann”. Gjithashtu në “REF number” shkruhet numri i dhjetë e cila tregon për gjaqtësinë 10 milimetra të implantit, por në rastin që ju keni sjellë shkruhet 14 milimetra. Gjithashtu në LOT përmban të dhëna të tjera të cilat flasin për origjinalitetin e produktit, por ajo që bie në sy si fillim është që pas karakterit të dytë ka një hapësirë, ndërkohë që në pullë origjinale kjo hapësirë nuk ekziston. Po nuk i përkasin pasi sipas përshkrimit që jepet këtu, këto të dhëna nuk ekzistojnë në kompaninë “Straumann”.
Gazetarja: Në këto cilat janë rreziqet që mund të përballet pacienti, i gjendur në këtë situatë, ku nuk ka informacion se çfarë impianti ka në gojë?
“Pacienti është predispozuar para një infeksioni, duke mos ditur se çfarë produkti ka vendosur në gojën e tij. Gjithashtu mund të çojë në dështimin e implantit ose mos integrimin e implantit në kockë. Sigurisht që janë probleme etike, sepse rikuperimi i gjendjes fillestare të pacientit është tepër e vështirë dhe i komplikuar. Kemi shumë raste të cilat vijnë nga pacientët, por gjithashtu edhe nga klinikat të cilat pretendojnë se kanë implantin “Straumann” dhe pas verifikimeve ne nuk e kemi marrë përsipër përgjegjësinë për të vazhduar punimet me komponentët përkatës të secilit lloj impiant. Arsyeja ka qenë sepse mund të çojë në dështim të implantit dhe prishje të punës, sepse implanti nuk është origjinal “Straumann” i verifikuar”, përfundoi Llazar Sinjari./tvklan
Qentë e rrugës janë kthyer në një shqetësim për banorët e ...
I ardhur me më shumë se 1 orë e 30 minuta vonesë, autobusi...
Emisioni “Stop” është në Lushnje për problemin e një zonj...
Fejzi Shkemza me banim në Shkodër, tregon, se ka blerë një...
Një skandal është regjistruar nga kompania “Salillari”, e ...
Zona e liqenit të Thatë me 23 mijë banorë dhe perspektivë ...
Një tjetër akt skandaloz është shtuar në listën e zezë të ...
DASH, në raportin e publikuar në vitin 2023, thotë se ...
Javën e kaluar “Stop” në Tv Klan një ngjarje të rëndë të n...
Në maj 2018 emisioni “Stop” në Tv Klan ka trajtuar problem...
DASH, në raportin e publikuar në vitin 2023, thotë se ...
Afera e inceneratorit të Tiranës thellohet dita-ditës, tek...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, foli mbrëmjen ...
Në redaksinë e emisionit “Stop” është drejtuar një qytetar...
Fiks Fare iu rikthye problematikës së rindërtimit, ku kësa...
Më 23 maj të vitit 2018, Bashkia Kamëz nënshkruan kontratë...
Disa ditë më parë në emisionin “Stop” u trajtua pronësinë ...
Në fshatin Barbullinjë të Lushnjes përpara dy muajsh është...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e CNA-së, për një p...
Emisioni “Stop” është nisur drejt rrugës “Transballkanike”...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...