
Erion Veliaj çdo ditë e më shumë po habit me fantazinë dhe skemat që ka shpikur për të vjedhur paratë publike. (Lexo këtu)
Një i afërm i Ajola Xoxës, (me mbiemrin e vajzërisë së mamasë së Ajolës), është në arrest si pjesëmarrës në skemë. I afërmi që kishte vite që kishte mbushur moshën e pensionit vazhdonte të punësohej në borde dhe angazhohej në Komisione nga Erion Veliaj. (Lexo këtu)
Pensionisti i çmuar, ndërkohë siguronte apartamente në bregdet për vete dhe fëmijët për shërbimin e vlefshëm ndaj burrit të vajzës së Valbonës.

Por skema “5D”, e pandodhur dhe e paimagjinuar më parë nga asnjë hajdut profesionist, ku Veliaj derdhte paratë e taksave për të financuar ndërtime private, duket se nuk i mjaftonte. (Lexo këtu)
Cash-i që prodhonte skema “5D” duhej kanalizuar në llogari bankare në të cilat të certifikoheshin më pas nëpërmjet deklarimeve vjetore të pasurisë.
A është veprimtaria e Ajola Xoxës mekanizmi i gjetur për kanalizimin e cash-it dhe pastrimi i tyre nëpërmjet artit? (Lexo këtu)

Ajo që dihet me siguri është që Ajola Xoxa papritur braktisi pasionin e jetës për jurisprudencën dhe nisi hapjen e një zinxhiri kompanish dhe OJF-sh bashkë me të cilat promovonte artistët e të gjitha zhanreve. (Lexo këtu)
Ajola promovon (duke i kuruar) piktorë, promovon (duke i kuruar) artistë kontemporanë, që bëjnë art me dritare të vjetra, promovon trupa baleti dhe praktikisht gllabëron çdo pikë arti që guxon të shfaqet në territorin e bashkisë së administruar nga i shoqi. (Lexo këtu)
Nëpërmjet 2 galerive të artit të ngritura në godina të siguruara pa pagesë qiraje, që nuk dihet se në pronësi të kujt janë, nëpërmjet një shkolle balerinësh (në godinën ku Artan Gaçi i Olta Xhaçkës kishte dikur lokalin e famshëm "Firence" të veshjeve), dhe nëpërmjet të tjera subjekteve që po dalin në dritë një e nga një, Ajola Xoxa ka futur nëpër banka shuma të majme. A po pastronte paratë Ajola Xoxa? (Lexo këtu)

Dhe meqë subjektet ishin gjendje, Ajola filloi t'i furnizojë edhe me pagesa nga bashkia që administrohet nga Erion Veliaj.
Në skenë del vëllai i mamasë së Ajola Xoxës, Eraldi, të cilit Ajola i hap një subjekt sh.p.k. dhe një OJF në emër të bashkëshortes së këtij të fundit. (Lexo këtu)
Pagesat bëheshin për llogari të OJF-së, (kështu i shpëtonin taksimit) dhe menjëherë shumat përcilleshin në llogarinë e dajës Erald të Ajola Xoxës.

Vetëm në një vit kjo kategori pagesash dhe transfertash ka siguruar një fitim prej gati 100.000 eurosh. Daja nuk e ka ndarë fitimin si divident, (për të mos paguar as tatimin e dividentit?). E ka miratuar që ta përdorë për investime!!! Përveç verifikimit nëse skema është ndërtuar edhe me qëllimin e anashkalimit të pagesës së detyrimeve tatimore, me urgjencë zyra e Tatimeve duhet të verifikojë librat e shitjeve dhe blerjeve të Shoqërisë me ortak të vetëm dajën Erald të Ajola Xoxës. Për çfarë i ka shpenzuar daja 100.000 eurot e fituara p.sh. në 2023-shin dhe të kanalizuara si të destinuara për investime?
Por prapë nuk mjaftonte!
Mamaja Valbona e Ajola Xoxës u pajis me një person juridik në të njëjtën periudhë kur daja u pajis me sh.p.k. dhe OJF.

Edhe mamaja pensioniste e Ajolës që muajin e parë të aktivitetit siguron 20.000 eurot e para. (Lexo këtu)
Kur gjithë bizneset në vitin e parë të aktivitetit sigurojnë humbjen, vjehrra pensioniste e Erjon Veliajt e nis me marshin e pestë dhe i jep gaz pa e vënë më këmbën në frena. Dhe siguron 110.000 euro fitim brenda vitit!

Edhe mamaja e Ajolës i kalon për investime! Njësoj si i vëllai!
Nuk dihet se çfarë investimi ka ngritur mama Valbona me 120.000 eurot e fitimit!
Njësoj si i vëllai!
Duket si konkurrencë e fortë mes Valbonës dhe Eraldit. Garë të cilën e ka fituar mama Valbona me 10.000 euro diferencë me dajë Eraldin.
Dhe të mendosh që deri ditën që iu bë dhëndri kryetar bashkie, mamaja e Ajolës jepte mësime pianoje me 1.000 lekë ora.
Edhe adresat e selive janë po ato! Në zyrën e Ajola Xoxës!




Edhe kur mamaja Valbona zgjedh që (meqë është në pension), selinë e aktivitetit ta ketë pranë vetes, adresa e kontaktit e-mail për komunikim, vendoset e njëjta me gjithë të tjerat.
E menaxhuar e gjithë kjo skemë nga juriste Ajola, nuk është e rastësishme që produkti i gjithë kësaj "fabrike" duket si mall kinez./ CNA
Pas dajës së Ajolës, del në skenë vjehrra pensioniste ...
Thellohet investigimi për familjarët e kryebashkiakut ...
Projektet kulturore, kurimi i artit, janë disa nga mën...
Skandalet e Bashkisë së Tiranës, kryebashkiakut Erion ...
Një tjetër skandal ka dalë në dritë. Ish-zëvendësminis...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është akuzuar s...
Ministria e Financave publikoi raportin e Monitorimit ...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka publikua...
Zonja e drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv...
Adriatik Llanaj, një qytetar 32-vjeçar nga Vlora, treg...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar një seri raportes...
Në fillim të këtij qershori, portal informativ italian...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka denoncua...
Për problemin e shtetases italiane emisioni “Stop” i është...
Shumë të huaj kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion për ...
Emisioni “Stop” është pozicionuar në banesën e Vladimir Si...
Një shtetas italian, Domenico Lupoli, tregon, se është dre...
Qentë e rrugës janë kthyer në një shqetësim për banorët e ...
I ardhur me më shumë se 1 orë e 30 minuta vonesë, autobusi...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...