Arrestimi i Beqajt/ Meta e cilëson ngjarje banale
Pas arrestimit të kësaj të enjte të ish-ministrit të Shënd...

Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë këtë të enjte është vënë në pranga me urdhër të SPAK-ut. Prokuroria e Posaçme e akuzon Beqajn se abuzoi me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), kur ishte në krye të këtij institucioni përgjatë vitit të fundit.
Prokuroria e Posaçme thotë se Ilir Beqaj kreu procedura prokurimi fiktive në krye të këtij institucioni, duke organizuar një skemë mashtrimi për përfitim në lidhje me një restorant në qendër të Tiranës, pas të cilit fshihet vetë Beqaj. Gjithashtu, SPAK thotë se Ilir Beqaj e ka fshehur pasurinë që nga viti 2020 e në vazhdim.
Beqaj shpesh ka mbajtur poste të rëndësishme dhe është promovuar nga vetë kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili më herët i ka dalë dhe në mbrojtje duke thënë se fakti që dikush është nën hetim, nuk tregon asgjë. Ndërsa më pas e ka lëshuar, siç lëshon çdo socialist, duke thënë se përgjegjësia është individuale.
Beqaj ndër vite është akuzuar se ka abuzuar me një sërë postesh që ka mbajtur dhe shpesh promovimi që i është bërë nga socialistët, nuk është mirëpritur as nga ndërkombëtarët.
Kujtojmë rastin e 24 Nëntorit të vitit 2021, kur ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, fill pasi mori fjalën Ilir Beqaj, asokohe drejtuesi i Agjencisë së Menaxhimit të Fondeve të Donatorëve, është larguar nga takimi konsultativ që zhvillonte Ministria e Brendshme me donatorët, takim i cili në fokus kishte luftën kundër krimit, veçanërisht pastrimin e parave dhe krimet kibernetike për një Shqipëri më të sigurt.

Kim ka mbyllur dosjen dhe është ngritur nga tavolina, ku në të majtë të saj ndodhej ministri i atëhershëm i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ish-ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca.
Në atë kohë u tha se Yuri Kim u ngrit nga tryeza pasi nuk ishte parashikuar në agjendë që do të mbante fjalën Beqaj, ndërsa u pa edhe si një formë demonstrative e diplomates për emërimin e Beqajt në një post të rëndësishëm si drejtues i Agjencisë së Donatorëve.
Agjencia në të cilën u vu drejtues Beqaj asokohe kishte rol koordinues, ndërsa në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe komunitetin e donatorëve kishte për qëllim të koordinonte të gjithë ndihmën e huaj që do të merrte qeveria shqiptare për programe dhe projekte zhvillimore.
Këtë të enjte, SPAK ka konfirmuar zyrtarisht se Beqaj përgjatë viteve 2022-2023 teksa ishte në krye të një tjetër agjencie, SASPAC-ut, në vend të menaxhimit të fondeve evropiane, ka abuzuar me milionat e ndihmës dhënë nga Bashkimi Evropian për vendin tonë./ CNA
Pas arrestimit të kësaj të enjte të ish-ministrit të Shënd...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Partia Demokratike ka reaguar për arrestimin e ish-ministr...
Edi Rama, kryeministri më jetëgjatë i vendit, feston k...
Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për madati...
Me debate të forta ka nisur seanca e sotme në Kuvend, ku n...
Shumica e deputetëve të Partisë Socialiste heshtin për...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, teksa u py...
Të enjten pritet të zhvillohet seanca plenare e radhës, ku...
Këtë të enjte është zbardhur një vendim i Apelit të Po...
Apeli i GJKKO-së i ka konsideruar drejtorët e kryebash...
Edvin Kulluri ka qenë një nga kritikët më të mëdhenj t...
“Ura e Babrroit që lidh Tiranën me Kamzën do të hapet për ...
Më 11 qershor, Gjykata e Apelit njohu ish-kryeministri...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, i bëri th...
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në homazhet që po z...
Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj, ka ...
Lulzim Basha ka marrë peng faqet zyrtare të rrjeteve s...
Këtë të martë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur No...
Partia Demokratike i ka dërguar një kërkesë Prokurorit...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...